Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 298 299 300 301 302 303 304 305 306 [307] 308 309 310 311 312 313 314 315 316 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga fugazi datë 03 Shkurt 2012 - 01:48:

ato skuadrat italjane tfutbollit shpresoj tvdesin tgjitha


Postuar nga AngelDevil datë 03 Shkurt 2012 - 01:51:

Citim:
Po citoj ato që tha lule


Pse nuk hapni noj sondazh ktu mi , t'votojme ne antaret vlen apo jak
çeshte e drejta , al- e ti AD jeni me korrektet nga gjith stafi me sa kam pa ....



Rrofshi goca. Me kthyet ne vend vetevleresimin. Al keq me vjen po mdo populli dhe qeveriu mua ik tani mlej rehat.


Postuar nga fugazi datë 03 Shkurt 2012 - 01:52:

o al74 do i kontrollosh kto femrat e vatres tende apo ti kontrolloj un

po pate nevoje per ndihme mund tme gjesh te forumi i moderatorve


Postuar nga fugazi datë 03 Shkurt 2012 - 01:56:

o bjonde nga ike ti se kisha i pytje per ty


Postuar nga Fajtori datë 20 Shkurt 2012 - 21:51:

Ish-të përndjekurit, grushta deputetit të PD-së, Ilir Rusmali

TIRANE- Deputeti i PD-së Ilir Rusmali është goditur dje me grushte pak metra larg selisë së parlamentit nga një ish i përndjekur politik. Shkak është bërë një rast i rrallë ku kufoma e ish të përndjekurit Grigor Zaharia prej afro një muaji qëndronte në morgun e Tiranës dhe nuk varrosej pasi i ndjeri nuk kishte të afërm dhe miqtë e tij nuk gjenin para për ta varrosur. Ndaj dje kishin vendosur që të tërhiqnin nga morgu trupin e pajetë të cilën fillimisht e çuan para selisë së Institutit të të Përndjekurve Politikë për të kërkuar ndihmë dhe për të bërë homazhe. Më pas grupi i ish të përndjekurve e kaloi kufomën para godinës së kuvendit në të njëjtën kohë që do të niste seanca plenare diku afro orës 10:30.

Arkivolin e ndaluan në fillim të rrugës pedonale duke zhvilluar homazhet për ish bashkëvuajtësin e tyre në kohën e diktaturës Grigor Zaharia, por edhe si një lloj proteste e cila mund të tërhiqte vëmëndjen e deputetëve dhe ministrave që në ato momente parkonin makinat pak metra afër vendit ku ata kishin ndaluar duke bllokuar për pak çaste edhe qarkullimin e makinave. Por, në atë moment ka dalë për një kafe nga salla e parlamentit deputeti i PD-së Ilir Rusmali i cili ka kaluar indiferent dhe mospërfillës ndaj arkivolit dhe homazheve të ish të përndjekurve që po bëhej anës rrugës duke mos shprehur asnjë interes se çfarë po ndodhte aty. Pikërisht ky indiferentizëm i Rusmalit ka sjellë dhe reagimin e ashpër të njërit prej ish të përndjekurve, 47-vjeçarit Lirak Bejko i cili me hapa të shpejtë dhe duke sharë me zë të lartë iu është drejtuar me shpejtësi Ilir Rusmalit duke e goditur disa herë me grushta në fytyrë derisa sa është rrëzuar për dhe nga të goditurat.

Në çast, deputeti është rrethuar nga policët e qarkullimit rrugor të cilët ndiqnin homazhet në rrugë mbi arkivolin e Zaharisë dhe menjëherë e kanë marrë Rusmalin dhe e kanë futur në një makinë që ndodhej aty pranë duke e larguar që andej. Duket se ish të përndjekurit e tjerë e kanë mbështetur goditjen që i dha Bejko Rusmalit pasi kishte nga ata që nuk nguruan të thonin “Mirë ja bëre”. Por, dikush tjetër tha se Bejko ishte i dehur dhe nuk e dinte se çfarë po bënte gjë që nuk dukej shumë bindëse pasi ai e pikasi nga larg Rusmalin dhe iu drejtua me vrap për ta qëlluar sapo e pa, njësoj sikur po nxirrte një mllef që kishte të bënte me të kaluarën në kohën e diktaturës. Gjithsesi, të bërtiturat e Bejkos kanë tërhequr vëmendjen e gardës së parlamentit që ndodhej në çdo anë të godinës dhe disa prej tyre kanë vajtur për të parë se çfarë ndodhi ndërkohë që mësohet se njëri nga eprorët ka kërkuar urgjent numrin e celularit të Ilir Rusmalit për ta pyetur rreth gjendjes së tij i cili ishte larguar me urgjencë nga vendngjarja.

Incidenti nuk është shoqëruar me një dononcim nga ana e Rusmalit ndaj grushtave që mori ndërkohë që burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se ka pasur dy arrestime. Përveç Lirak Bejko është arrestuar edhe Gjergj Ndreca nga forcat policore të komisariatit numër 1 në Tiranë. Ky i fundit ka kundërshtuar dhe është përplasur me forcat e policisë, të cilat po arrestonin 47-vjeçarin. Ndreca nuk ka dashur të lejojë arrestimin e Bejkos e për pasojë është prangosur nga policët e komisariatit numër 1. Para disa ditësh edhe ministri i Financave Ridvan Bode është fyer teksa po kalonte para Institutit të Ish të përndjekurve politik për shkak se ata nuk kishin mundur të marrin asnjë qindrakë nga dëmshpërblimi i viteve të burgut në kohën e diktaturës.


Postuar nga raid datë 13 Mars 2012 - 19:40:

Ore, ky parlamenti ku do ndertohet, se s'po thuhet gje. Vetem thuhet se kush fitoi.
Shpresojme mos te na prishin piramiden, se na duhet qe te luajne kalamajte rreshqitese, pa llogaritur sentimentalizmat pastaj.


Postuar nga raid datë 14 Mars 2012 - 19:28:

Paska ra zjarr diku ne nje apartament, dhe ka pasur deme materiale.
Eshte djegur divani me susta dhe bufeja me fotografine e gjyshit kur ka qene partizan me Kajo Karafilin.


Postuar nga shelgu datë 14 Mars 2012 - 19:29:

Citim:
Po citoj ato që tha raid
Paska ra zjarr diku ne nje apartament, dhe ka pasur deme materiale.
Eshte djegur divani me susta dhe bufeja me fotografine e gjyshit kur ka qene partizan me Kajo Karafilin.


Pse tallesh me partizanet ti miku?


Postuar nga raid datë 14 Mars 2012 - 19:34:

Une vetem cilesova cila bufe eshte djegur.
Se mund te kishte qene edhe bufeja e vogel ku kemi nje bidon shampo lux per zbukurim.


Postuar nga shelgu datë 15 Mars 2012 - 00:06:

Citim:
Po citoj ato që tha raid
Une vetem cilesova cila bufe eshte djegur.
Se mund te kishte qene edhe bufeja e vogel ku kemi nje bidon shampo lux per zbukurim.


Ti je dhe familje deshmori prandaj te them


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 298 299 300 301 302 303 304 305 306 [307] 308 309 310 311 312 313 314 315 316 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.