Forumi Horizont | Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 299 300 301 302 303 304 305 306 307 [308] 309 310 311 312 313 314 315 316 317 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Vrasesi i Azem Hajdarit dergon uniforma policie nga Tropoja per banden e Durresit
Ja sa e vogel eshte Shqiperia. Ne gjyqin e bandes se Durresit lidhen vrasjet e shumta me politiken. Aty del emri i Dritan Dajtit, i cili duhej te vriste Lul Berishen dhe... kryetarin e PDK-se, i cili u vra kete vit nje dite para zgjedhjeve me nje bombe.
Në seancën e djeshme gjyqësore, i penduari Coli ka përmendur edhe emrin e të dënuarit me burgim të përjetshëm për vrasjen e Azem Hajdarit, shtetasin Jaho Mulosmani dhe babain e tij.
"Ka qenë viti 1998, nuk më kujtohet muaji, por, di që në atë kohë Jaho Mulosmani ka qenë shef në Komisariatin e Tropojës. Në këtë kohë ka ardhur në Durrës babai i tij. Babai i Jahos solli disa uniforma. Këto uniforma i kishte sjellë me porosi të Lulit, pasi Luli i kishte kërkuar."-, tha gjatë dëshmisë së tij Adriatik Coli.
Ndërkohë, Coli pak ditë më parë, gjatë dëshmisë së tij të lirë, ka përmendur një sërë emrash të ndryshëm të lidhur me "bandën", si Dritan Dajtin si person të cilit i është kërkuar të vrasë Lul Berishën, ish-kreun e PDK-së në Malësine e Madhe, Aleksandër Keka i cili u vra pak ditë para zgjedhjeve të 28 qershorit me mina me telekomandë.
Reagoi edhe i pandehuri Lulëzim Berisha. Ai iu drejtua gjykatës duke akuzuar organin e akuzës se dëshiron që çështja e tyre të politizohet. "Prokuroria e ka përgatitur Colin që ta politizojë çështjen tonë, duke e kthyer çështje politike. Edhe kryeministrin Sali Berisha do ta kthejë kundër meje tani".
Por nuk eshte prokuroria ajo qe po zbardh lidhjet e krimit. Perkundrazi, prokuroret kane kerkuar qe Adriatik Coli te qepe gojen dhe te pergjigjet vetem per ate qe i kerkojne. Por avokatet e Colit thone se ai di shume me teper dhe mund te deshmoje se prokuroria ka hetuar vetem ku i intereson.
Krimi ordiner dhe politika po bashkohet ne nje salle gjyqi.
Trupi gjykues i bandës së Durrësit, pasi dëgjoi pretendimet e palëve i kërkoi të penduarit Coli të vazhdonte dëshminë, por, të mos përgjigjej për rastet që nuk janë objekt gjykimit.
Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 299 300 301 302 303 304 305 306 307 [308] 309 310 311 312 313 314 315 316 317 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.