Forumi Horizont Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 299 300 301 302 303 304 305 306 307 [308] 309 310 311 312 313 314 315 316 317 » ... E fundit »
Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Leter e hapur dhe disa pytje drejtuar Janullatosit . (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8824)


Postuar nga mobidik datë 24 Gusht 2006 - 22:44:

    Ceshte e drejta nuk kam ndonje deshire te madhe per te bere debate personale me ty i respektuar Kontinent dhe me asnje tjeter. Nuk dua ti ktheje ne debat personal ceshtjet e kesaj nenteme. Jo per gje por sic e kam thene ketu une dalloje disa shpifje dhe tendenca kundra kreut te kishes Ortodokse Shqiptare, por mbi te gjitha sulme te paskrupullta ndaj vete “Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare”. Por gjithsesi po te shkruaj meqesisht per disa gjera qe ju o i nderuar keni shkruar ne kete nen forum si dhe disa mendime te mia te cilat besoj se nuk do ti shikoni me armiqesi.
     Te hiqesh sikur keqkupton pyetjen time dhe ti japesh nje pergjigje sipas modelit qe don te pergjigjesh i nderuar kontinent nuk do te thote se je pergjigjur. Une kerkova qe ti thjesht te pergjigjeshe dhe jo ti komplikoje gjerat. E kam fjalen per pyetjen qe kam bere personat, te cilet kane vuajtur per besimin e tyre gjate diktatures komuniste dhe qe kane perkrahur Kryepeshkopin Anastas Janullatos qe ai te fronezohej si i tille ne Shqiperi dhe te ndihmonte ne rindertimin e kishes tone Ortodokse Autoqefale te Shqiperise. Ajo qe te ka bere ty Kontinent te “ngaterrohesh” eshte se ne listen e ketyre personave kam permendur peshkop Danilin dhe Irine Banushin, si edhe Kristofor Kisin dhe Visarion Xhuvanin. Po ne fakt une kete i kam permendur si eter shpirteror te personave qe ne 1991-in perkrahen Kryepeskopin Anastas, por gjithsesi kjo se justifikon qe ti ti quash te githe pa perjashtim si te vdekur para vitit 1992 ja u kam thene mos i futni te gjithe ne nje thes sepse ky eshte nocion komunist. Nese vdes nje person nuk do te thote se kan vdekur edhe te afermit e tij. Kete gje u perpiqte te bente diktatura Komuniste me luften e klasave.
             Ja po ti Permend ata qe e kane perkrahur Kryepeshkopin deri ne fund te jetes: Motrat Cico vdiqen ne vitet 2003 dhe 2004 (ka mundesi 1vit me vone) Dhjak Vangjel Xoxe ne vitin 2002, At kozma Qirjo ne vitin 1999 (eshte nje prift nder me te persekutuarit dhe heronjte e besimit gjate komunizmit madje u be edhe peshkop nga Kryepeshkopi Anastas. Teologet Dh Beduli, Th Papapavli dhe z Gjergj vdekur ne vitet 1998-2000 ne Tirane, Durres dhe Vlore kan qene grupe besimtaresh te fshehte gjate Komunizmit qe perkrahen Kryepeshkopin kur ai erdhi disa kan vdekur por ka te tjere qe rrojne ende dhe sot madje at Spiro Tole qe jeton sot e kesaj dite kujton sot torturat e bera ndaj Visarion Xhuvanit, i cili i’a kishte treguar me gojen e tij se si e torturonin agjentet e Enverit kur At Spiro (ne ate kohe nuk ishte prift) shkonte ta vizitonte ne burg. E kuptoni vete ju se sa e rrezikshme ishte te shkoje te takoje ne burg nje peshkop ne kohen e diktatures, te cilin e quanin edhe armik te popullit. Ja per keta persona kerkoja te pergjigjeshe fort i nderuar dhe i respektuar Kontinent. Besoj se deri tani je i qarte dhe mund te pergjigjesh pa u “ngaterruar”.
          Gjithashut i respektuar kontinent mos u shqeteso dhe aq shume per kombesine time dhe ta dish qe nese nuk do kisha asnje kompleks per ta mohuar apo shnderruar ate. Nuk kam as dhe ndonje kompleks per tu hequr si patriot duke sulmuar te tjeret per tu dukur i tille. Di vetem te te them se kush me njeh e dine qe une jam krenar per identitetin tim dhe se di ta lidh ate me vlerat e vendit tim ku jam lindur rritur dhe nga ku kam te paret e mi. Dhe persa i perket ceshtjes se varrezave te ushtareve grek nuk ka asnje lidhje me Kryepeshkopin, sepse se pari sherbesa qe behet per zhvarrim nuk behet duke hapur arkivolet e atyre qe i behet zhvarrimi kjo behet per ata qe kan vdekur dhe i behet sherbesa e varrimit duke i hapur pjesen e arkivolit te koka dhe i hidhet vaj dhe vere kjo nuk kryhet per te zhvarrosurit. Cfaj ka prifti ai thjesht shkoi aty per te bere lutjen dhe jo per te egzaminuar kombesine apo moshen ku ta dinte ai se ishin bere zhvarrime naten nga varhimtesi (ky i fundit nuk eshte paraqitur ne gjykat per deshmi, ndersa prifti po) dhe i ka cuar te mbyllura ne kuti ne mengjes. Pastaj si mendoni ti nje person qe shkon me keto tendenca qe ti thua do ti beje keto gjera diten per diell dhe do te marre puntore nga vete fshati?!!! Gabim nje person qe eshte pjese e nje gjoja konspiracioni sipas teje do ti bente ne menyren me te fshehte te mundur. Leqe pse diskutoj kaq shume per kete ceshtje une? ti thua qe qellimi i Kryepeshkopit eshte qe te beje nje varreze greke me qellim qe ne te ardhmen te quhet ajo si pjese e greqise dmth sipas teje shteti yne, i cili eshte ne marreveshje e siper per te bere 3 varreze te tilla cdo te thote kjo se edhe shteti do ta shesi Shqiperine?!!! Jo i nderuar jo nuk jane te vdekurit ata qe mund ta rrezikojne vendin, por te gjallet pse si mendon ti nese ne do dime ta mbrojme identitetin tone a do kete ndonje popull ne bote qe do arrije te na e mohoje? Jo kurresesi, pra ti leme keto ide konspirative, qe me bejne te dyshoje te ata te cilet i fantazojne, sepse mendja mund te fantazoje kaq mire vetem gjerat qe i ka me pervoje. Me kete konspiracion me kujton nje liber te kadarese. Aty flitet per konspiracionet e Komunizmit.
Ajo qe une kam me z Nikolla Marku eshte se ai per mua eshte nje shpifes i faktuar. Ne 1999- ne SHIJAK TV ai doli dhe akuzoi se ne kishat e Shqiperise mesha Hyjnore kryhet ne Greqisht kete ai e tha dhe per kishat e Tiranes, Durresit, Elbasanit, etj.
        Po ne fakt une asnje here ne kishen time ne Tirane se kam ndjekur meshen ne gjuhe tjete, vecse ne Shqip, pese ai shpifi per gjithe kishen time? Perse ai shpifi per bashke vellezerit e mi nje Durres (aty kam miq te mij qe e mohojne kete gje)? Perse ai te shpifi per te krishteret e Elbasanit sepse nderkohe qe ai e thonte kete nje prift misionar nga amerika (ky prift kryente sherbesen e meshes Hyjnore ne Elbasan te Dielave) pergjigjej si eshte e mundur qe une dhe koleget e mi qe nuk dime fare greqisht te kemi bere nje lutje ne ate gjuhe???!!!! Pse pra N marku ka shpifur per gjithe kishat Shqiptare dhe ka hedhur balte mbi to?! A duhet Kryepeshkopi apo cdo lloje peshkopi tjeter ti pergjigjet pyetje ve tendencioze te nje mashtruesi qe gjoja eshte patriot?
        Ja pra i nderuar Kontinent keto jane ato gjera qe duhet te sqarojme dhe jo disa shpifje dhe pyetjeve tendencioze qe behen jo per te hedhur balte mbi Kryepeshkopin legjitim te Shqiperise, por per te hedhur balte ndaj gjithe “ Kishen Ortodokse Autoqefale Shqiptare"


  Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 299 300 301 302 303 304 305 306 307 [308] 309 310 311 312 313 314 315 316 317 » ... E fundit »
Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.