Forumi Horizont | Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 300 301 302 303 304 305 306 307 308 [309] 310 311 312 313 314 315 316 317 318 » ... E fundit » Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Leter e hapur dhe disa pytje drejtuar Janullatosit . (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8824)
I nderuari Mobidik!
Une e di shume mire qe nuk keni asgje personale me mua, sikurse dhe une me ju.
Sa per eterit ku jeni ngaterruar etj. per jetesen e tyre dhe kur kane vdekur, kjo per mua nuk ka asnje rendesi.
Tek shkrimi juaj i gjate, nuk pashe pergjigjet qe kerkoja, por pashe vetem shpifjen qe At Nikolla paska bere kundra kishes (sidomos te Tiranes) tek e cila, sipas Ate Nikolles, aty...flitet greqisht.
Per kete arsye une po te sjell disa rrjeshta qe i kam shkruar ne pyetjen numur nente rreth pyetjeve te At Nikolles drejtuar Janullatosit.
Shikoji me germa te zeza.
Kjo ketu eshte fjalia juaj;
Ne 1999- ne SHIJAK TV ai doli dhe akuzoi se ne kishat e Shqiperise mesha Hyjnore kryhet ne Greqisht
Kjo ketu poshte eshte biseda ne kafe me mikun tim. (pyetja numur nente)
Nje here nje djale ortodoks me tha; Isha ne kishe per Krishtlindje, dhe jam habitur qe aty flitej greqisht. Nuk durova dhe ne nje cast kur duhej thene qe Krishti u ringjall, thashe me ze te larte dhe natyrisht ne shqip; Krishti u ringjall! Te gjithe kthyen kokat nga une me habi. Kurse une i pashe me ate sy qe jepte te kuptonte, cfar dreqin keni?
Mos valle deshiron dhe emrin e personit te cilin e kam dhe mik?
A e dini ju i nderuari Mobidik se une Ate Nikollen nuk e njoh fare personalisht, ashtu sic e njihini ju Janullatosin?
As Fan nolin nuk e kam njohur personalisht.
As Skenderbeun nuk e kam njohur personalisht.
Po perse une pra shkruaj ketu?
Sepse shikoj mendimet, veprimet e tyre, shikoj shqiptarine. Kaq!
Pra me kete fakt, te sjelle personalisht nga miku im, a del At Nikolla si nje shpifes?
Ketu shikoj akuzen tuaj te shpifjes kundra AT Nikolles.
Pra, sipas fakteve te sjelle nga njezit e thjeshte dhe ortodokse puro shqiptare, kush del shpifesi i nderuari Mobidik? Dal une? Del At Nikolla? Apo dilni ju?
Juve i nderuari Mobidik e sillni biseden rreth opinionit te disa individeve qe shume prej tyre dhe kane vdekur.
Une e sjell ne cdo gje reale.
Kemi ndryshim bashke.
Une flas ne te tanishmen dhe nuk kam pune me kohen e komunizmit, tek i cili ka qene veshtiresia e te shkuarit ne burg. (i dime keto gjera)
Per sa i perket atij varrimit te famshem.
Janullatosi nuk kishte piken e dijenise per kete gje?
Ji i ndershem i nderuari Mobidik dhe prano te verteten.
Perse, ka shmangie nga e verteta?
Si per Fan Nolin, si per camet, si per varrimin e ushtareve etj.etj.etj?
Persa i perket kombesise tende, ta dishe mire se me qe studioj histori dhe gjuhe, kemi te njejten rrenje i nderuari Mobidik, pra as mos e kij per turp ta pranosh ate gje. Ndoshta bera gabim qe ta kerkova kete gje ne ate menyre aq serioze.
Tani nuk e bej me nje kerkese te tille. Harroje.
Une pyetjet e tua i kuptoj shume mire dhe as qe kam deshire e qellim t'u jap pergjigje sipas modelit tim....sepse une nuk kam model.
Une kam vetem realitet. Por jo model!
Mbrojtja e flakte qe juve i beni Janullatosit, ku e ka bazen?
Valle Janullatosi qenka i pa zevendesueshem?
Nuk ka bij te sajet kjo Shqiperi?
Ta leme At Nikollen per nje cast dhe te shikojme rreth e rrotull.
Nuk paska Shqiperia bij te tjere te devotshem per kishen?
Tek te 16 pyetjet e Ate Nikolla Markut, qe juve me detyruat t'i sjell ketu ne kete forum, ne nje nga pyetjet eshte thene per Janullatosin se, perse ai i quan te pa afte bijte e Shqiperise per te drejtuar kishen?
Pyetja eshte me saktesi matematike i dashur Mobidik.
Ku ka te drejte morale Janullatosi te beje te tilla cilesime?
Kush eshte Janullatosi?
Nje grek.
Ai nuk lindi prift. Fort-lumturi e quani ju ate, por jo une.
Valle me mohoni te drejten ta quaj dhe une shqiptari Atin tim Nikolla Markun si fort i kthjellti Ate Marku? I shenjti Ate Marku. RrugeZoti Ate Marku. Fort i ndrituri Ate Marku. Qe ha buken ne vendin e tij, ne qytetin e tij ku ka indur, ku ka qeshur qe ne femijeri, ku ka qare qe ne femijeri.
Dhe ky njeri qenka shpifesi, sipas jush.
Nuk ka az baze filozofike dhe as baze morale qe Ate Nikolla Marku te jete shpifesi, pasi Ate Nikolla Markut, i dhemb ky vend qe quhet Shqiperi, gje e cila nuk ndodh ne Janullatosin, i cili as qe ben ze per problemet e Shqiperise, per figurat kombetare te Shqiperise, per historine e Shqieprise, per kulturen e Shqiperise etj. ashtu sic ben ze At Nikolla Marku.
Kurse i huaji Janullatosi qenka i miri, dhe i sinqerti?
Mos u beni pre e fetishit i dashur Mobidik.
Mos u beni pre e interesave klanore, sepse do japesh llogari perpara Zotit.
Ne njerzit kemi nje gabim te madh, vdekjen u a atribuojme te tjereve, largesise, por jo vetes sone. Harrojme se ajo eshte dhe per ne, per ty, per mua, per ate dhe ata.
Aty tek shkrimi juaj, keni thene se po hidhet balte mbi kishen Ortodokse Autoqefale Shqiptare.
Po permbaj te qeshurit i nderuar per shkak se po ju pergjigjem seriozisht.
I nderuar, ju dini shume mire greqisht. Me qe merrem me zberthime fjalesh, nuk po ju a bej un nderin e zberthimit te fjales Autoqefale kete zberthim po ju a le juve. A do te ma beni kete nder?
C'pune ka nje grek tek fjala autoqefale?
I nderuari Mobidik, jeni teper pa baze i dashur.
E kuptoj lodhjen tuaj.
Me falni, por kjo lodhje do te jete e pa sukseshme.
Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 300 301 302 303 304 305 306 307 308 [309] 310 311 312 313 314 315 316 317 318 » ... E fundit » Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.