Forumi Horizont | Gjithsej 144 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 38 39 40 » ... E fundit » Trego 144 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të ndryshme (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=36)
-- Cfare do i thoshe jetes nese do kishte mundesi te te kuptonte? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11559)
Nuk eshte qe me ndodh shpesh te te mendoj se si rrjedh...Ka raste me duket se te eci prane dhe shume here mbetem pas sepse nuk jam ne gjendje te ndeq ritmin tend...Dhe bashke po rritemi. Po rritemi me hallet,me veshtiresite,me gezimet,me hidherimet.Njohim njerez te rinj qe zene nje vend ne zemren tone.Njerez per te cilet jep edhe ti mendimin tend duke i vendosur ne prove...dukesh sikur gezohesh tek i sheh se si e kalojne proven...Kujdesesh shume per mua qe njerezit qe mbaj afer te jene ato qe kane vlere...ato per te cilet je e sigurte qe vlejne sa ty dhe nuk e ke problem te me dorezosh perpara ketyre personave ...E keshtu ecim bashke.Duket sikur do jemi bashke gjithmone por ve re qe kjo gje nuk do jete e vertete...Ti je akoma e gjalle,ushqehesh me kujtimet e mija e nderkohe qe une filloj te harroj
...Do vije dita qe une do rri i heshtur ne nje karrike e do te te degjoj ty te flasesh...Do flasesh per nje kohe qe mua do te me duket tej mase e larget...Ndoshta,ndoshta do ta kem harruar fare dhe do te pyes se kur kane ndodhur ngjarjet qe po me tregon...E me pas do te te degjoj ne heshtje,pa u merzitur me asnje moment...Do te degjoj ate bagazh eksperience qe ke fituar nga dikush...
Gjithsej 144 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 38 39 40 » ... E fundit » Trego 144 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.