Forumi Horizont Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 38 39 40 » ... E fundit »
Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Politikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=322)
-- Cili do te jete Presidenti i ri Shqiptar (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12066)


Postuar nga sarandaebukur datë 08 Mars 2007 - 07:12:

Opozita mes Nanos dhe Moisiut

Ajo ka vendosur t'i kundërpërgjigjet kandidaturës së Topit me Moisiun
Burime te besueshme nga selia roze konfirmuan per "KJ" se opozita ka vendosur per t'iu pergjigjur skemes sees per zotin Topi kandidat per President me nje pergjigje se: "Presidentin konsensual e kemi qe prej vitit 2002 dhe ky eshte e mbetet prape zoti Alfred Moisiu!".

Pra, ne kete menyre opozita po shkon drejt emrit te saj qee jete z. Moisiu, por shanse jo te vogla ka edhe ish‑kryeministri Fatos Nano, te cilin dje e propozoi si kandidat edhe deputeti i PBDNJ-së, zoti Solis i cili eshte ne koalicion me zotin Berisha. Duket se skema per emrin e presidentit po futet ne labirinthe te rrezikshme, duke kercenuar edhe me zgjedhje te parakohshme parlamentare ne muajin shtator te ketij viti.

Frika mbetet tek opozita se mundet qe kryeministri Berisha t'i çoje ne zgjedhje shpejt e shpejt me kete Kod Zgjedhor dhe pa kartat e indentitetit me justifikimin se "nuk kemi kohe per fajin e opozites".

Ne tee, shansi per vota popullore partite e koalicionit qeverises kane fituar pothuaj 60 përqind te votave kombetare, çka ne zgjedhje politike parlamentare do te thote se Berisha e merr pushtetitn edhe ne shtator te ketij viti nese shkohet ne zgjedhje te parakohshme per fajin e moszgjedhjes se emrit te Presidentit.

Por brenda sees ka shume deputete te cilet votojne Nanon e jo Moisiun per president, siç edhe mundet qe zoti Gjinushi me 7 deputetet e tij per inatin e dyshes Rama‑Meta, te cilet e çuan ne kolaps ne keto zgjedhje, te filloje bisedimet e fshehta me kryeministrin aktual Berisha.

Burimet ne PS tregojne se kane edhe nje skeme tjeter te fshehte qe teeer t'u futur asnje deputet i opozites ne Kuvend diten e votimit te emrit te presidentit, nese emri nuk ka konsensus ne menyre qe te mos behen votat e duhura. Kjo çon automatikisht ne zgjedhje te parakohshme parlamentare, çka shanset per t'i fituar i ka mazhoranca e sotme.

-----------------------------------

Si mendoni ju me mire te mbetet Moisiu??????

Pershendetje Saranda 
 


  Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 38 39 40 » ... E fundit »
Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.