Forumi Horizont Gjithsej 35 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 »
Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Volejboll (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=224)
-- volejboll (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1325)


Postuar nga qershor13 datë 20 Korrik 2004 - 13:52:

Cool Teuta konfirmon Kavajën, mbërrin Bllaco.

Volejbollistja Vera Kavaja do të qëndrojë me Teutën edhe në sezonin e ardhshëm sportiv 2004-2005. Një lajm të tillë e konfirmon shefja e klubit shumësportësh "Teuta", Nexhmie Kotrri, e cila ka konfirmuar Kavajën në radhët e durrsakeve edhe për një vit. Vera Kavaja ka qenë një nga lojtaret më të mira të sezonit të kaluar, madje ajo u grumbullua edhe në ekipin kombëtar në seleksionimin e fundit. Ndërkohë, me Teutën ka firmosur edhe Anila Tali, e cila gjithashtu do të qëndrojë me durrsaket. Tali është një lojtare shtatlartë, që plotëson formacionin durrsak për sezonin e ri. Vendin bosh të pasueses duket se do ta zërë Eda Bllaco, e cila do të rikthehet të luajë me Teutën pas dy vitesh shkëputje. Kështu, dalëngadalë po plotësoshet ekipi i volejbollit të femrave të Teutës, por drejtuesit durrsakë vazhdojnë bisedimet për të afruar lojtare të tjera në ekip. Ndërkohë, në krye të ekipit durrsak do të vazhdojë të qëndrojë Agim Doraci.


  Gjithsej 35 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 »
Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.