Forumi Horizont Gjithsej 110 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 38 39 40 » ... E fundit »
Trego 110 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Gjakmarrja Ne Shek 21 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15870)


Postuar nga Niqua datë 17 Maj 2008 - 22:25:

Citim:
Po citoj ato që tha daedal


I nderuar lost!
Replika nuk te drejtohet vetem ty. mendova te jap nje opinion i cili mendoj se duhet patur parasysh. Kjo e sotmja, n'dac te gjuhet gjakmarrje e ndac qelb marrje ne te vertete nuk ka lidhje me kanunun dhe ato qe trushkuluri te thote.
Mendja e ngushte e amfibit nuk e kupton se ne 5 rreshta ben 10 karambole me germabashkimet e tije.
Se pari ne kohen e funksionit te tij, kanuni ishte forma e orrganizimit te shtetit. Eshte pranuar nga studiues te tij qenja e kanunit, kod penal, kod civil dhe kushtetute.
Asokohe nuk ka pasur as shtet (qe trimat si ky lart ta perdorin si "hakmarres qe te nxjerr gjak nga b***a") prandaj nese lexohet me kujdes mund te shihen ne te elemente te mrekullueshem te nje urtesie dhe pasurie shpirterore.
Elementet e duelit dhe te nderit borgjez apo fisnik kane dale mijra vjet pas kanunit i cili jo vetem ska nje datim ne kohe por edhe askund nuk predikon gjakmarrje. Ai eshte vetem rregullator i gjithe te mirave dhe te ligave qe ekzistonin asokohe.
me ardhjen e perandorise osmane kanuni dalngadale i humbi vlerat e tije. Fillimisht me shartimin me kanunin xhibal qe administrata tuke i beri dhe me vone me format e organizimit te shtetin shqiptar. Elentet e kanunit qe shihen atehere dhe tani te ngjyros inakte kriminale ose padrejtesi nuk kane lidhje me kanunun. nese nje veper monumentale si kanuni ka qene i plote nuk mund te perdoret me copa sic psh bejn pseudobesimtaret me porosite e zotit. Psh, nese ti qe je Math do te merrje mje ekuacion te veshtire a do t'a zgjidhje dot me gjysmen e nje teorie te vertetuar dhe pjesen tjeter si te ta marre mendja(?) druaj se jo.
persa i perket parashpines dhe prapashpines kjo nuk ka te beje me kanunin. Vrasja eshte vrasje dhe ka patur nje kod ne fakt qe nderi e donte. para se te vritej viktima thirrej ne emer dhe zbatoheshin rregulla ne vrasje etj etj.

hibridet e sotme qe bejne krime jane ne fakt nje percudnim shume sistemesh, injorance izolimi dhe veteizolimi. Nuk eshte gjakmarrje e lost ajo qe ndodh por eshte shtazeri. nga haku shkohet te gjaku. A eshte burreri te vrasesh? kjo duhet pare ne shume aspekte. vrasja ndodh ne nje moment shume te tensionuar psikologjik. as frikacake nuk i themi dot. ndonjeher ketij problemi rrenjethelle duket sikur nuk i jep spjegim askush.
ketyre te mencurve qe shpesh hedhin batuta alla iluministo perendimore desha t'ikujtoj se ne kohen kur inkuizicioni percellonte dhe linconte njerez per nje fjale goje dhe per dy fije floke ketu te ne nuk ndodhte.
te gjithe kemi trashegimni. madje nse edhe ketu ka individe me prjardhje te tille qe flozofojne madje.., e pse sduhet te kete jashte vrases pas shpine?. Shumica e vrasjeve vetem ne beteja behen para shpine o lost.

A duhet te kete vrasje?? mendoj se te gjithe nuk do e miratonim...ashtu sic nuk mundem shpesh te pranoj une (mbase edhe ti) arsyetime te tipit "rrofte google se abetarja me mjafton"
Te uroj fundjave te mbare ...





  Gjithsej 110 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 38 39 40 » ... E fundit »
Trego 110 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.