Forumi Horizont Gjithsej 82 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 38 39 40 » ... E fundit »
Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- Gjuha shqipe, ne themel te gjuheve te vjetra. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17275)


Postuar nga robert datë 24 Mars 2013 - 23:25:

(f.221-222) Të gjitha shpjegimet etimologjike që japin historianët dhe gjuhëtarët e tjerë mbi këtë fjalë, ne nuk i llogarisim, sepse analizat e tyre nuk bazohen në fillishmërinë e një toni/fjale, por bazohen në gjuhë të tjera, (sipas tyre) të vjetra këto, e tek të cilat ajo fjalë që marrin ata është gjithashtu e evoluar nga të tjera më të lashta, -gjë që ata nuk e shohin, sepse ecin në analizën e tyre të bazuar në trajtimin metafizik, që i përmban gjuhët dhe popujt si një e të pandryshuar. Kështu për ne, me gjithë respektin që kemi ndaj punës studionjëse të tij, është pa kuptim dhe i pavërtetë trajtimi metafizik i Aristidh Kolës mbi Kaosin, në librin e tij “Gjuha e Perëndive”, f.37. Ai e nxjerr prejardhjen e saj nga haFos, që (sipas tij) vjen nga një rrënjë hipotetike indoeuropiane Ghev-es. Dhe vazhdon duke përmëndur disa fjalë që kanë lidhje me ‘të, si hasko (vështroj në zbrazësirë), haino (hapem thellë), dhe handhano = horao (nxe, përfshij në vetvete). Duke vazhduar autori thotë: nga kjo dalin fjalët "hap" (gjatësia e një hapi, një pash); hapët (gjë e hapët); shohim pra (thotë autori) se folja hap (apri; öffnet) dhe fjalët që dalin prej saj kanë kuptimin e kaosit mitollogjik të Hesiodit, d.m.th. hapsirë, zgjatje, hapje, fillim veprimtarie.
Ky qe pra shpjegimi i autorit arvanitas-grek, shpjegim ky gjithnjë i gabuar sepse, (duke folur në mënyrë figurative), nuk e kërkon origjinën e një këmishe nga copat e paqepura që ekzistonin më parë, por e kërkon tek një këmishë tjetër e gatshme dhe e qepur. Këtë gabim e bëjnë thuajse të gjithë historianët dhe gjuhëtarët, ndonëse ata në ndërgjegjen e tyre janë të vetëdijshëm për evolimin e gjuhës, me ‘të edhe të nocioneve dhe gjithë miteve të njeriut. Po të hapësh të gjithë fjalorët etimologjikë të botës, gjëja dalluese që bie menjëherë në sy është të treguarit e origjinës së një fjale nga një fjalë tjetër e evoluar e një gjuhe të vjetër të papërdorur më sot (p.sh. sankritishtja, latinishtja, etj.), apo edhe prej një gjuhe të konsideruar si të vjetër dhe të përdorshme akoma sot, në një kohë që kjo fjalë është edhe tek ajo gjuhë e vjetër, mjaft e evoluar dhe e prejardhur nga të tjera fjalë (kuptime të përafërta).
Kështu shohim tek të gjithë fjalorët etimollogjikë të emrave prejardhjen e emrit Robert nga Rupert dhe ky nga Rupprecht (ruprekt), e ky nga hroud (i lartë) + beraht (i ndritshëm), gabim që e përsërit njëri shkrues pas tjetrit, e me të cilët merren së fundi tituj të ndryshëm, vetëm nga shkaku se referimi bëhet saktë sipas normave të shtëpive botuese. Ne nuk jemi kundër saktësimit të referimeve, sepse ato janë elementi fillestar i shkruajtjes së një punimi, për të treguar se kjo dhe ajo tezë e punimit nuk janë të vjedhura. Por origjina e një fjale, emri apo toponimi nuk mund të kërkohet tek fjalët e evoluara të gjuhëve të tjera, të cilat thjesht nga ndonjë ngjashmëri fonetike, merren si pararendëse të këtyre që analizohen. E biles, nga njëherë ato fjalë pararendëse dalin edhe më të gjata se fjala në analizë, çfarë po të flasim me gjuhën figurative, njeriu ka shpikur më parë këpucët dhe pastaj sandalet. Mirpo dihet dhe është llogjike që ai si fillim ka marrë një shollë dhe i ka vënë një lidhëse sipër, të cilën, për ti bërë qejfin, po e quajme sandale; pastaj ai ka arritur ti vendosi asaj sholle të sheshtë një copë më të madhe rreth e rreth, të cilën ne po e quajmë këpucë. Kjo është mëse llogjike apo jo!?. Ai nuk mund të shpikte Shatëllin para Boingut.
Apo në fjalën baltë, fjalë mbi të cilën është diskutuar aq shumë, e të cilën e kemi në të gjitha trajtimet e historianëve + linguistëve të ndryshëm në fjalorin etimologjik të studiuesit shqiptar Eqerem Çabej. Janë rreth katër faqe analizë dhe komente mbi këtë fjalë, sepse autori jep saktë edhe referimet e të tjerëve, apo referimet e referimeve. Të gjithë këta historianë dhe linguistë, ndonëse e dinë dhe nuk e mohojnë lëvizjen + zhvillimin e gjuhëve, përsëri ata i trajtojnë ato metafizikisht, sepse kjo është rruga e shkollës perëndimore ku ata kanë mësuar. Të gjithë këta përpiqen ta nxjerrin prejardhjen e fjalës baltë sa nga sllavishtja, sa nga greqishtja, sa nga yllirishtja, sa nga bullgarishtja, sa nga lituanishtja, etj., etj.. Në fakt kjo fjalë është formuar atëhere kur nuk ekzistonin as shqiptarët me gjuhën e tyre të sotme, as ilirët dhe thrakët me gjuhë-n-t e tyre, as sllavët me gjuhët e tyre, as lituanezët me gjuhën e tyre, etj. etj. Kjo fjalë ka hyrë në të gjitha këto gjuhë sepse është formuar para tyre nga bë + lëk.


  Gjithsej 82 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 38 39 40 » ... E fundit »
Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.