Forumi Horizont Gjithsej 430 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 38 39 40 » ... E fundit »
Trego 430 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- ç'eshte dashuria?!! Ja si e konceptoj une! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=178)


Postuar nga Fajtori datë 18 Janar 2003 - 06:34:

Dy percaktime te vogla mbi mua.

Jam plotesisht dakort me Thomasinen kur thote se dashuria ska te beje fare me profesionin. Bile perkundrazi, mua me pelqen nje pjese e filmit Will Hunting: Une pastroj rruget dhe kjo me ben te ndihem krenar se ti kur zgjohesh ne mengjes gjen rrugen e paster. Eshte nje pune fisnike. Aq me teper ne Shqiperi, ku punet "e mira" jane te ngjyera me korrupsion dhe kompromentime, une respektoj me shume ate qe pastron rrugen.

E dyta, nuk jam dakort me Vajzen e Lumtur. Ajo thote se jeta nuk eshte aventure. Une mendoj se jeta eshte nje aventure shume e bukur. Dhe pikerisht ketu ndahen pikeveshtrimet e mia me ato te Mendimtarit dhe Vajzes... Per mua dashuri nuk eshte ajo qe zgjat me shume ne kohe. Nuk mendoj se vlerat i ka aty dashuria. Une vleresoj ne rradhe te pare forcen e emocionit. Mbase eshte i shkurter, mbase eshte njohje ne diskoteke, mbase mbaron brenda nje jave apo nje muaji, por per mua ka shume vlere, sepse te dish te dashurosh eshte nje dhurate shume e bukur e natyres. Pra per mua nuk ka vlere sa do zgjase nje dashuri por vetem fakti qe ne nje cast te caktuar une jam krejt i perhumbur ne ate mrekulli.

Pershendetje


  Gjithsej 430 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 38 39 40 » ... E fundit »
Trego 430 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.