Forumi Horizont | Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 38 39 40 » ... E fundit » Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiv (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=360)
-- Tematika nr. 1 Lufta ne Irak (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=247)
te rejat e fundit
Kriza irakene dhe dallimet mes Shteteve të Bashkuara dhe disa vendeve evropiane për zgjidhjen e saj janë në qendër të shkrimit me titull “ Rumsfeld kritikon OKB dhe NATO-n për qasjen ndaj Bagdadit,” botuar në të përditshmen amerikane Nju Jork Times.
Sipas kësaj gazete, Sekretari amerikan i Mbrojtjes ka sfiduar si Kombet e Bashkuara ashtu edhe NATO-n duke i tërhequr vëmendjen se rrezikonin të humbnin rëndësinë. Duke lejuar Irakun të shkelë 17 rezoluta të Këshillit të Sigurimit, Rumsfeld citohet të ketë thënë se OKB-ja po kthehet në një Lidhje të Kombeve duke zgjedhur fjalët para veprimeve. Ndërkaq duek lejuar Irakun të marë kryesinë e rradhës të Komisionit për Çarmatim të OKB-së, dhe Libinë të drejtojë Komisionin e të drejtave të njeriut që fillon në mars, Kombet e Bashkuara e kanë vendosur veten në pikën më të ulët të veprimtarisë së tyre. Më tej Nju Jork Times citon Rumsfeldin të ketë kritikuar Francën, Gjermaninë dhe Belgjikën që kanë bllokuar vendimin e NATO-s për të mbrojtur Turqinë e cila rrezikohet nga Iraku. Por Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të NATO-s nuk do ta lenë vetëm Turqinë, ndërkohë që do të jetë reputacioni i Aleancës Veri-atllantike që do të dëmtohet nga ky veprim, i referohet Nju Jork Times, Sekretarit amerikan të Mbrojtjes. Në përgjigje të kritikave të Rumsfeldit, ministri i jashtëm gjerman Joshka Fisher tha se vendi i tij nuk po i bën bisht detyrimeve për mbrojtjen e Turqisë, por ai tha se NATO duhet të presi raportin e ardhshëm të inspektorëve, duke ritheksuar edhe njëherë mbështetjen për punën e këtyre të fundit. Mediat gjermane kanë bërë të ditur se Gjermania dhe Franca po përgatitin një plan të përbashkët që parasheh dërgimin e disa mijëra paqeruajtësve të OKB-së në Irak në mënyrë që të parandalojë sulmet ushtarake. Zyrtarët amerikanë konfirmojnë për Nju Jork Times se ministri gjerman i mbrojtjes, nuk ka pranuar t’i japë më shumë detaje për planin homologut të tij amerikan.
Ndërkaq Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se nuk do të mbështetin një plan të tillë, i cili të kujton dështimin e paqeruajtësve të OKB-së për të parandaluar masakrat në Bosnje. Ndërkaq sekretari amerikan i Mbrojtjes nuk ka harruar të theksojë se ishte i kënaqur me mbështetjen e një numri vendesh evropiane mes të cilave edhe Shqipëria.
Ndërkaq Rumsfeld ka nënvizuar se lufta nuk është asnjëherë një zgjidhje e lehtë, por rreziqet e saj duhen marrë parasysh kur bëhet fjalë për rreziqet e armëve të shkatërrimit në masë të Irakut, përfundon Nju Jork Times.
Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 38 39 40 » ... E fundit » Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.