Forumi Horizont | Gjithsej 213 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 38 39 40 » ... E fundit » Trego 213 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Kuriozitete mjekesore (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2834)
Re: semundja e prioneve
Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
rreth vitit 1984 stenley prusiner hodhi nje hipoteze qe nje shkaktar semundjesh mund te ishte nje proteine qe i vuri emrin "proteina prion"(PrP).ne ate kohe kjo ide nuk u pranua me qejf per faktin se ishin kohet kur mendimet kryesore ishin qe shkaktar i semundjeve duhet te jete dicka qe ka material gjenetik brenda.por me vone ne saje te eksperimenteve te ndryshme kjo hipoteze u vertetua.
gjeja qe eshte me e cuditshme eshte se prionet jo gjithmone jane demsjelles.eshte pare qe ne te gjithe kafshet ekziston nje gjen qe kodifikojne per prionet.dhe perdirisa ka gjene qe kodifikojne per to duhet te kene nje funksione ne trupin e njeriut.forma normale e proteinave prione jane me shume ne tru dhe mund te kene nje funksion ne trurin e njeriut.ne formen anomale fillon te mblidhet ne forme grumbujsh qe jane shume te veshtire per tu shkrire dhe sejane rezistente ndaj nxehtesise,radiacioneve dhe agjenteve kimike qe jane ne gjendje te vrasin agjente patogjene.zierja per pak minuta mund te ngordhe viruse,bakterie dhe kerpudha po nuk eshte ne gjendje te prishe prionet.eshte e cuditshme edhe fakti se forma anomale (prp')eshte ne gjendje te ndryshoje edhe formen e prp normale duke i bere ato ne formen prp'.qelizat kane aftesine qe te hapen dhe te eleminojne proteinat qe kane konformacione te gabuara por nuk arrijne te heqin prp' me te njejten shpejtesi qe ato formohen dhe ne kete menyre ato mblidhen brenda qelizes dhe e shkaterrojne dhe formojne karakteristikat e patologjise se ketyre semundjeve qe jane grumbujt e proteinave dhe vrimat e vogla qe i japin trurit nje pamje si sfungjer.
semundjet e prioneve mund te vijne nga mutacione te gjenit qe kodifikon per proteinen e prioneve.nga semundjet e prioneve mund te permendet semundja e creutzfeldt-jacob,sindrome e gerstmann-straussle-scheinker,semundja e lopes se cmendur etj.jane gjetur rreth 30 mutacione te gjenit te prioneve.semundja e prioneve mund te vije edhe nga ngrenia e mishit te vicit te infektuar nga prionet.
po si trasmetohej semundja e prioneve te kafshet?dihej fare mire se prionet trasmetoheshin te kafshet me ane te nje diete te perbere nga mielli i mishit dhe kockave te mbeturinave te vicave,derrave,dhe pulave qe u nenshtrohej nje trajtimi me nxehtesi.nxehtesia normalisht hiqte nje pjese te viruseve dhe bakterieve po nuk eleminonte proinet.kur kafshet e infektuara beheshin vete ushqim per te tjerat ateher filloi te shfaqej ne menyre te hapur BSE(encefalopatia spongiforme bovina).sot ne bretani duhet te jene rreth 2 milion krere te infektuar po te pagjetur.
ne vitin 1996 u gjet edhe nje forme e re e CJD qe ishte e ndryshme dhe u quajt vCJDsepse ndryshinte per menyren se si grumbullohej ne tru proteina.ne kete forme te semundjes prioni jo vetem qe grumbullohej ne tru po edhe ne sitemin linfatik(si psh ne bajame dhe te apandesiti) gje qe tregon se prionet jane ne gjendje te kalojne ne gjak.dhe studimet e bera me kafshet konfirmuan faktin se prionet mund te trasmetoheshin me ane te trasfuzioneve te gjakut.gje qe beri qe shume shtete te marrin masa te rrepta per sa i perket trasfuzioneve te gjakut nga persona qe kane qene ne angli ose qe kane lindur ne periudhen nga 1983-1996.
(c)le scienze shtator 2004
Gjithsej 213 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 38 39 40 » ... E fundit » Trego 213 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.