Forumi Horizont Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 38 39 40 » ... E fundit »
Trego 67 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjergj Kastriot Skenderbeu (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=386)
-- Cila eshte origjina e vertete e Skenderbeut (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=407)


Postuar nga datë 24 Nëntor 2005 - 01:43:

Ne web-site te nje bashkesie Arbereshe ne Luziana(te ardhur nga Sicilia rreth fillimit te shekullit te XX)thuhet se jane larguar nga Arberia kur turqit thyen Gjon Kastriotin.Me beri pershtypje,se e quanin vehten si Bizantino Katolike(perkatesi fetare)dhe jo Katolike te varur nga Roma.Te tille kishin qene para se te largoheshin nga Arberia.
Gjithmone kam menduar se Skenderbeu ishte i krishtere qe i perkiste nje kishe te varur nga Roma.Dhe duhet te jete ashtu....Megjithate prania e shume kishave bizantine ne te gjithe territorin e Shqiperise dhe shembujt e rralle te kishave te arkitektures romaneske,te bejne te mendohesh.
Pra a ishte pagezuar Gjergji ne nje Kishe qe varej nga Roma apo nga Bizanti?
Perandoria Bizantine ra me 1453,me renien e Konstandinopojes(Stambollit)kur Skenderbeu ishte ne kulmin e fames si mbrojtes i Perendimit nga sulmet e nje Perandorie te re por te eger te Lindjes.Na pelqen apo nuk na pelqen,eshte fakt qe Perandoria Bizantine si dhe ajo Otomane kane ndenjur nje kohe te gjate ne trojet shqiptare.Dhe detyrimisht kane bere qe gjuhet e tyre zyrtare te perdoreshin ne principatat shqiptare.
Fakti qe Skenderbeu ishte "shok i ngushte me djalin e Sulltanit",nuk ka shume lidhje me njohurite e tij mbi Greqishten.Mbase edhe vete Sulltan-biri mesonte gjuhen zyrtare te trojeve qe po vinte ne zoterim....Jo per tu falur,por per te lexuar mijra libra dhe dokumenta te asaj gjuhe.


  Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 38 39 40 » ... E fundit »
Trego 67 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.