Forumi Horizont | Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 38 39 40 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)
Nostalgji....... sa me ka marre malli per momentet e vjedhura, per bisedat qe benim naten vone kur ishim ne kerkim te vetvetes.. me kujtohet nje bisede.... pothuajse nje vit me pare
-ca po ben ?
une po merrem me germime
- ca germon?
-vetveten, cdo gje.
- vetveten?ma tregon dhe mua ?
-kam frike se do presesh perjete, se nuk besoj do e zbuloj ndonjehere
-po c'ke ti e zbuloj une, se ke hyre ne nje faze te re te vetvetes tani
eshte interesant nje zbulim i ri.
-s'besoj.maximumi do rrezikoje kanalin e komunikimit tone sepse une ndryshoj e se di as vete sesi. Prandaj ne nje moment do kujtoje se jam ai qe mendon nderkohe qe une do isha bere tjeter mbase. E keshtu padashje, duke u nisur nga deshira qe mund te kemi per tu ngulur tek njeri tjetri, do humbnim hapesiren e komunikimit, uren mes nesh.
-mua me pelqen te te ndjek ne ndryshimet e tua. me pelqen personi jot mendimet e tua, edhe une ndryshoj madje perdite, cdo ore, cdo minute...
- me ka mare malli per ty, te te zbuloj mendimet ato te mengjeseve
e di cila ka qene gjeja qe me pelqen me teper?
-me thuaj
-momentet kur ne mendjen tende jam vetem une, kur jemi vetem ne si te shkeputur nga e gjithe bota.
-me shume se eskluzivitetin, do doja te adhuroje me shume gjendjen time qe vjen me shume prej teje. sikur dhe nje cope te meje te kishe
- me ka mare malli per ato momente...
po e di- kemi dicka perfekte, pa pengesat normale ditore momente perfekte te paprekura nga koha, momente ku mund te fshihesh kur do te ndihesh mire.
.................................................
ishte atehere qe me lindi ideja e dyluftimit me kohen.. dhe fillova te shkruaja tregime. doja te fiksoja e te ruaja cdo gje. koha do ecte por une po fiksoja gjithshka ne tru, boten time, perjetimet e mia, ndryshimet e mia. ishte atehere qe me the qe doje te ndryshoja si ty, te shfrytezoja kohen.
por nuk e dije sa frike do kishe nga ndryshimet e mia, sepse nuk e dije nese do ishe ne versionet e mia te reja, nese do me ndiqje dot aq mire sa mund te te ndiqja une.....
dje me doli gjumi heret....... ndeza nje cigare dhe po te mendoja..... po mendoja pikerisht kete bisede dhe kuptova qe ka nje pike takimi shkrirjeje qe veshtire se do mund te humbe kuptimin e saj me kalimin e kohes.......
Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 38 39 40 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.