Forumi Horizont Gjithsej 121 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 38 39 40 » ... E fundit »
Trego 121 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- Teme sa per te diskutuar (politike-sociale-psikopatologjike) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7626)


Postuar nga jimmy84 datë 04 Maj 2005 - 16:10:

Hahaha Fajtori. Perfytyroj sikur te ishe gjerman gjate LIIB me keto ide nuk do lije ruset t`i shanin gjermanet se do u punoje qindin .
E di ku qendron gabimi yt? Ti i sheh gjerat ne prizem te ngushte. Sheh ata "trimoshet" qe mbajne 3 pistoleta ne brez, qe vrasin shqiptaret e tjere, dhe qe nxjerrin edhe kusherirat e tyre ne rruge. Keta jane thjesht "mbeturinat" e kombit. Mos valle nuk ka te tille ne Itali???? (Sicilia eshte djepi i Mafias) , mos valle nuk ka te tille ne Gjermani, France, Amerike apo Kine dhe Japoni? E ke gabim kur thua qe "nenat rriten kriminele". Kriminelet i beri Koha jo Nena. Ne cdo vend ekzistojne funderrina te tilla qe bejne krime shume me te tmerrshme. Pse thashe qe i beri Koha? Mos valle ne jemi me kriminela se baballaret tane? Mos valle ne jemi me kriminela se gjermanet? ASPAK. Kriminelet shqiptare duken me te keqinj se gjermanet sepse jane klan i ri. Dhe cdo klan i ri qe te fitoje nje emer ne rethin e kriminelave duhet te beje masakra te medha. E dyta eshte edhe arsyeja qe gazetaret vdesin qe te zbulojne "nje rrjet te ri te shqiptareve" sepse te flasesh per rrjete italiane, greke apo gjermane eshte mese e zakonshme kurse shqiptaret jane akoma "zbulim i ri". Gjithashtu ndikim te madh ka edhe gjendja EKONOMIKE. Nje person qe ka nje pune, qe siguron te ardhurat per familjen e tij, qe siguron shkollimin per femijet e tij nuk ka pse te behet kriminel. Perkundrazi, nje person me probleme ekonomike qe nuk siguron dot as kushtet me minimale te jeteses ai ka shume gjasa qe te behet nje kriminel. Gjithashtu faj ka edhe vet Perendimi me propaganden e tij qe ne Perendim i gjen te gjitha gati pa u lodhur mjafton t`i kerkosh, dhe nuk ka as halle dhe as probleme. Prandaj edhe shqiptaret kur iken ne Itali, Greqi apo Amerike prisnin qe "vellezerit" perendimore t`i prisnin krahehapur dhe t`u jepnin pune te zgedhura, rroga te majme dhe privilegje te medhe dhe "liri absolute". Duam apo s`duam kjo ishte propaganda. Dhe eshte normale qe ne kushtet ku ishte Shqiperia ne `90 dhe ne mungese totale informacioni shqiptaret do reagonin ashtu. Sepse nga filmat "uestern" dhe filmat "me parajsen amerikane" shqiptaret "ligjin" e quanin "diktature" dhe "lirine e ngaterronin me "anarkine".
Pra eshte nje sere faktoresh te lidhur me njeri-tjetrin, prandaj te thashe qe kjo duhet pare ne nje prizem me te gjere. Fajtori, miqesisht po te them qe "ngaqe po digjesh nga qulli po i fryn edhe kosit" Ngaqe me perpara behej propaganda qe "shqiptaret jane me te miret ne gjithshka" kurse tani realiteti doli ndryshe dhe ti kalon ne ekstrem dhe thua (pak a shume) "shqiptaret jane me te keq se te gjithe" (ose te pakten me keq se italianet apo amerikanet). E ke gabim. Shqiptaret jane NJEREZ. NJEREZIT jane njesoj me te metat dhe te mirat e tyre. I vetmi ndryshim midis popujve jane KARAKTERISTIKAT. Nje gjerman puro eshte si nje "makineri" , i sakte i prere dhe korrekt si nje ore zviceriane. Nje shqiptar ka karakteristikat e tij, nje francez ka karakteristikat e tij. Secili komb ka te metat e tij "kombetare" ka edhe "cilesite" e tij kombetare. Por asnje komb nuk mund te thote qe "ai komb eshte komb kriminelesh kurse ne jemi komb gjenish". Vetem Hitleri e propogandoi kete dhe i pame pasojet. 60 milione te vdekur dhe po kaq te plagosur.
Pershendetje.

p.s Persa i perket Tiranes apo Shqiperise keto probleme dihen, se i kane patur edhe vende te tjera para nesh dhe do i kene edhe vende te tjera pas nesh. Mentaliteti eshte gjeja me e veshtire per t`u permbysur. Nuk eshte nje monument ne mes te Tiranes qe t`i hedhin litarin dhe shpetuam


  Gjithsej 121 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 38 39 40 » ... E fundit »
Trego 121 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.