Forumi Horizont | Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 38 39 40 » ... E fundit » Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Leter e hapur dhe disa pytje drejtuar Janullatosit . (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8824)
Re: “JANULLATOS JASHTË SHQIPËRISË”
Po citoj letren e te nderuarit At Nikolla Marku.
Ne ju sigurojmë se përveç zotit Bejdo Malo që ka marrë përsipër këtë barrë të rëndë, por edhe shumë politikanë, pushtetarë, Akademikë, shoqata të ndryshme nuk kanë asnjë fije njohuri për rregullat e udhëheqjes së Kishës, të historisë së saj, e në fund, se si duhet të kryejë kisha orthodokse tërë veprimtarinë e saj brenda territorit të Shtetit të vet (cilësojmë këtu në aspektin Juridik)
Hahahaha....ky Bejdo Malo,mendon se i mban kurrizi shume.Ne kete pike ai nuk ka faj...sepse e kane bindur se gjoja eshte i afte ta beje nje gje te tille.Tek e fundit ai ka ate krenari qe ka edhe palloi kur fryn bishtin dhe kujton se eshte qendra e botes. Tipa si Bejdo Malo,nuk eshte hera e pare qe greket i hedhin ne aksion kundra shqiptareve. Por,me qe ky Bjedo Malo,paska marre guximin te besoje ne aftesite e tija per nje ceshtje te tille,valle nuk e ka gjetur aspak kurajen qe te thote te verteten e pa tundshme per rregullat e kishes shqiptare?
Si eshte e mundur qe asnje here nuk gjendet kjo kuraje nga renegatet dhe te shiturit per pak solda? Ndoshta kaq vlejne dhe,si te tille me te drejte nuk mund te gjejne asnje lloj kuraje per te deshmuar te verteten.
I nderuari At Nikolla Marku eshte shprehur per politikane me lart.
Do te kisha deshire te thoshja se keta njerez qe quhen politikane,aksidentalisht jane takuar me politiken,por,qe nuk jane aspak politikane te mirfillte.Perderisa nuk dine pikat nevralgjike te Atdheut te tyre e si mund te jene politikane ata? Perderisa nuk rrespektojne anen juridike te ceshtjeve,do te thote se rastesia apo anetaresia e nje grupazhi te caktuar i ka vene ne ate fushe ku per ironi te fatit,kane marre emrin politikane.
Po keshtu edhe ata lloj akademikesh qe, me teper se politikanet jane me te pa vlershmit.
A lejohet qe nje akademik te beje gafa te tilla e te mos dije rregullat e kishes ne vendin e tij?
Te mos harrojme....kane graden akademik.
Akademiku,i vertete,ben pjese ne njerzit me te ditur te kombit (te cdo kombi) por,edhe keta,me cfare menyre kane arritur te behen akademike dhe t`i shesin mend gruas apo krushqive te tyre.Me kete lloj psikologjie ndoshta kane bere sakrifica te medha per te arritur krenarine qe ka ai gjeli ne plehra qe kam thene me lart.
Sa per dijeni,Molieri nuk u pranua si akademik ne kohen e tij.Por,asnje akademiku francez te asaj kohe nuk po i del emri sot.
Kurse atij ''te pa pershtateshmit'' Zhan Baptesti Pokëlën,(Molieri) po i del emri edhe sot ne vitin 2005.
Po ashtu,poeti francez Pirron,nje here shkruajti nje epitaf per veten e tij ne te cilin thoshte; Ketu pushon Pirron,qe nuk ishte asgje,as akademik.
Pra me keta lloj akademikesh, qe arrijne grada me ane tarafesh dhe,ne te njejten kohe nuk dine as juridiksionin politik dhe fetar ne vendin e tyre,cfar duhet te presim?
Do te bejne mire qe t`ia hyjne nja 20 vjet studimeve te mirfillta dhe jo ta mbajne veten me mbrojtjen e nje disertacioni te perkthyer e te vjedhur neper librat e huja.
Kurse ato shoqatat e ndryshme,me mire le t`i kursejne pak mashtrimet per marrjen e vizave neper ambasada dhe,kohen qe do te kursejne le ta harxhojne te mesojne se cdo te thote KISHE AUTOQEFALE SHQIPTARE.
Apo te kene pak ide dhe njohuri se kush ka qene Fan Noli,qe dikush ketu,nje i shitur tjeter na e quante ''perkthyesi yne''
Nga kjo del se greket po bejne nje lufte frontale ne shume pika dhe,piken kryesore kane fene dhe kishen e Shqiperise,te cilen duan ta degradojne,apo ta bejne si kishen e tyre.
Për njohuri të opinionit tërësisht shqiptar disa të dhëna:
-Janullatos u shtir kur na u fut në Shqipëri më 1991, vitin e Zi për Autoqefalinë e Shqipërisë!
Nuk do as mend as kalem, qe ujku mjergull do,keshtu thote populli yne.
Me nje here greket si vigjilente qe jane ne ceshtjet e Shqiperise nuk lene asnje rast pa humbur per te futur kthetrat ne Shqiperi.Pikerisht viti '91 ku njerzit nuk dinin se c'i priste neser,u pa nga greket me se i volitshem per te bere goditje ne pika te dobta,si me rastin e Anastasios janullatos.
Si eshte e mundur qe keto lloj pretendimesh nuk i ka kisha Rumune?
Nuk i ka kisha Bullgare?
NUk i ka kisha Ruse?
Perse pra vetem greket paskan te tilla pretendimesh?
Valle a eshte pretendimi i kishes apo pretendime territoriale qe kane greket bashke me ligjin e tyre te luftes?
Ku eshte halli?Ku eshte qellimi?
Mos valle nga dashuria qe kane per shqiptaret?
Por nje dashuri nuk shprehet me ligje lufte dhe me operacione ''fshesa'' apo ''skupa'' sic i thone greket.
Te pakten kaq gje duhet te kuptojne keto lloj shoqatash naivesh,apo ata akademiket e ndritur qe nuk dine historine e kombit te tyre.
Me qe erdhi ne vitin '91,zoteria e tij Janullatos,cfar kerkon tani perseri ne vitin 2005? Mos valle ka zene ngrohte ketu ne Shqiperi? Apo ka krijuar rrjetin e tij te cilin mund ta perdore per gjithcka,por,kurresesi per te miren e shqiptareve.
A justifikohet qendrimi i ketij prifti te huaj ne Shqiperi?
I ketij prifti qe i del kundra interesave kombetare Shqiptare.
Kur ai del kundra interesave kombetare,lind pyetja se; cilat interesa mbron ky prift?
Vti '91 ishte i njejte edhe per katoliket edhe per muslimanet,por, nuk po shohim ndonje kryeprift,italian te liturgoje neper kishat katolike.As ndonje hoxhe turk te kendoje neper xhamite tona.
Atehere perse kete prestigj na e paskan vetem greket?
A nuk le per te deshiruar prania e ketij prifti ne Shqiperi?
Aq me teper qe ky prift nuk ka deshire te largohet nga Shqiperia.
Cdo te thote kjo?
Kjo do te thote se kombin tone po e brejne cdo dite urrithet e greqise nen maskat e priftit apo dhe te bisnesmenit.
-Dora e tij gjoja, prek vetëm ajrin, e qetëson vetëm shpirtrat!
Hahahahahahaha....nuk ka faj Bejdo Malo qe shkruan per Janullatosin.Nga nje njeri pa shpirt fare,Bejdo Malo u be me shpirt te shenjte dhe,jo vetem kaq,por,ben thirrje qe edhe ne te tjeret te bejme si ai.Tek e fundit Bjedo Malo per te miren tone e ka. Janullatosi do te na coje ne parajse,pra a ka gje me te mire se kjo?
Sikur ta dije Bejdo Malo se sa shume i ruhet Janullatosi kamerave te fshehta di t'i thote vetes,jo Bejdo Malo,por,mali i Bejdos.
VIJON....
Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 38 39 40 » ... E fundit » Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.