Forumi Horizont Gjithsej 31 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31]
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)


Postuar nga kurt datë 06 Mars 2013 - 10:26:

Re: I miss you.

Citim:
Po citoj ato që tha Morfine
U bene me teper se 10 vjet qe vij ne kete forum... e sa here qe vij ketu, me ngjan vetja me nje vajze te vogel adoleshenteje qe eshte e dashuruar dhe qe nuk don as te rritet e as te ndryshoj...
Neser me duhet te bej nje hap te madh drejte te ardhmes time, e sot po vij ketu per t'u ndjere ashtu sikurse jam ndjere 10 vjet me pare..

Tu prift mbar morfine. Duku se te lexojm.


Postuar nga AngelDevil datë 06 Mars 2013 - 11:07:

Re: I miss you.

Citim:
Po citoj ato që tha Morfine
U bene me teper se 10 vjet qe vij ne kete forum... e sa here qe vij ketu, me ngjan vetja me nje vajze te vogel adoleshenteje qe eshte e dashuruar dhe qe nuk don as te rritet e as te ndryshoj...
Neser me duhet te bej nje hap te madh drejte te ardhmes time, e sot po vij ketu per t'u ndjere ashtu sikurse jam ndjere 10 vjet me pare, kur lexoja mesazhet e kesaj teme...





Postuar nga lorie datë 09 Mars 2013 - 06:34:

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu


Hapu lorie se kena nevoje per psikoanalize. Na ka hup menja krejt per zotin




Aman vetem mendja mos iki

Nejse, nejse .ca gjera mund ti them edhe keshtu pro-bono, edhe kur nuk me degjohet fjala, ( s'do me linte koshienca rehat ,jo per gje) sepse kur dikush shikon edhe fjollen me te vogel te tymit, medoemos mendon se eshte filli i nje zjarri.


Hajde tung. se ia bera pershesh temen Fajes.


Postuar nga Fajtori datë 05 Janar 2018 - 10:41:

Pagjumesi dhe random banality

Cdo shkrim ka nje kolone zanore. Kesaj rradhe do ishte ajo kenga:

Ne kete nate dua te kendoj
Ne kete nate dua te vallezoj
Diku aty, me ty aty prane.

Te shkruash prape eshte nje eksperience e cuditshme, te pakten per elokuencen time te ndryshkur. Por te shkruash sjell me prane vetvetes, te ndihmon te dalesh nga rrota e vrapit ku te gjithe ecim si minj, dhe te marresh shenime mbi "ku"-te dhe "pse"-te e vrapit ne jete. Pas ketij preludi (dhe per shkak te nje pagjumesie), me duhet te formoj pjeset e tjera te hartimit tim virtual qe te pletesoj tradicionalen hyrje-zhvillim-mbarim. Por nuk kam shume c'te zhvilloj, sepse mendimet sonte varen vec e vec si merimanga. Copeza pa lidhje, mikro-ndjenja qe ofendohen nga mosha e pseudo-pjekur. Ose nga fryma moderne e "like"-eve qe homogjenizon mendimet si floket e koreano-verioreve. Ndoshta ne kulturen tone Albaneze ndjenjat dhe reflektimet ia leme gjithmone rinise. Mosha e dyte dhe e trete humbet te drejten per te bere ndryshime ne boten e te tjereve. Eshte dicka tipike shqiptare, ne perendim brezat jane me prane njeri tjetrit. E kjo mbase eshte normale, sepse ndryshimet gjithmone rinia i sjell. Por ne kete kulturen tone Albaneze, rinia nuk po sjell asgje. Ore te gjata neper kafe, shumica me celulare ne duar, duke vrare mendjen si te mbushin jeten me "fillers". Fillers jane nje kategori shokesh qe mund te konsiderohen mish per top. Nuk eshte se kane ndonje funksion real ne boten mendore te dikujt, jane aty thjesht se te bejne te ndihesh mire kur mbushin momentet boshe mes nje kafeje dhe nje "like"-u. Nejse, kush jam une xhanem qe guxoj te paragjykoj rinine Albaneze. Vertet rrezikoj te marr "dislike"-e pa fund. Por ceshtja eshte qe nje fare enzime, ose katalizatori, duhet ne menyre qe sasia e ekzagjeruar e kohes qe harxhohet per te bashkuar sekset dhe bere te krehur mjekren nga Albanezet tone varfanje, kafexhinj, e pesimiste, te reduktohet. Nuk mund te zhvillohet nje shtet apo komb kur askush nuk ka deshire (ose motivim) per te mesuar gjera te reja ose per te kursyer kohen. Eshte e frikshme kur lexon dokumentet historike qe i pershkruajne shqiptaret si injorante dhe te pa-afte te ndertojne shtet, dhe kur shikon realitetin e sotshem shqiptar. E perkrah injorances se vertetuar faktike, tashme Shqiperia ka nje rryme te re kulturore, e cila reflektohet ne Rap-et kosovare dhe perdorim barbar te Gegerishtes ne muzike. Madje duhet shkuar me tej qe te flitet e verteta troc. Ata qe dikur i quanim maloke ose shpellare tani jane bere trendy. Femrat i paskan qejf, njesoj sic pelqehen dashnoret italiane ne vendet anglo-saksone. Kesaj mund ti veme shume spjegime, fundja po ndodh tamam ajo qe kryeqytetaret kishin frike para 20 vjeteve: pushtim nga kultura veriore. Por sikleti s'ka te beje me krahinizma. Eshte thjesht reflektim i injorances gjithmone e me te theksuar shqiptare, me njerez qe nuk dine te shkruajne nje fjali pa gabime drejtshkrimore, apo me ambjentet reale e virtuale shqiptare qe kurre nuk u bene forume ku prodhohen ide. Ndoshta ka te beje dhe me firimin e shqiptareve neper bote me vale te ndryshme emigracioni. Kurse sa per "trendy"-llekun e repistave ne gustot e femrave te reja shqiptare, kjo thjesht tregon si do jete e ardhmja. Cdo njeri qekur lind stervit veten te perballet me boten qe e pret. Nje femije luan pak a shume me lojra qe reflektojne ambjentin ku do jetoje, psh., ne Shqiperi kenaqen shume me shashka e kapsolla, lumturohen pa mase kur trembin te tjeret apo i vene flaket ndonje qeni a maceje. Ne ndonje vend si Amerika luajne po ashtu me arme (edhe pse nuk shkojne deri tek lojrat me karbit qe benim ne dikur). Njesoj si femijet, edhe femrat duan te zgjedhin mashkullin me te pershtatshem per te ardhmen e femiljes. Pelqimi i repistave qe zihen e vrasin njeri tjetrin eshte thjesht pelqim i agresivitetit qe mendojne se do dominoje boten ku jetojne. Pseudo-kengetare, maloke e katunare, si Noisy, Stresi, Capital T, MC Kresha, Preshi & Co, nuk jane nje rryme e rastesishme ne muziken shqiptare, perkundrazi, jane rryme e pjelle mes 97-es shqiptare dhe 99-es kosovare, dhe e rritur mes dhunes, per tu projektuar ne nje te ardhme sistematikisht me te dhunshme. Spjegim tjeter nuk ka sesi injorantet paguhen nga 10-15 mije euro nata per te kenduar 1 ore, kurse Alban Skenderaj paguhet vetem 5 mije.

Keto kakerdhiat e mia te perzjera me mendime social-politike sigurisht nuk i hyjne shume njerezve ne pune. Fundja c'lidhje ka nje "turist" apo "tingull" shpirti me fenomene sociale per t'u injoruar? Ja qe ka pra, sepse merimangat e mendimeve nuk kane turp te zene fill tek ndonje skenar intim, ndonje puthje a ndonje inspirim momenti, dhe te perfundojne tek rebelimi ndaj nje rinie te mefshte. Eshte qesharake po ta mendosh, qe dikujt ti shkoje ne mend te rebelohet ndaj rinise. Nuk ben sens as llogjik as historik. Por s'jemi ketu per te bere sens, jemi thjesht per te vene guret e kalldremit ku ecim bashke. Ashtu ngjyra ngjyra, secili me tonalitetin e vet, ama ne ndonje forme te bukur e jetegjate, jo me "random banality" sic sheh ne cdo cep te se ardhmes qe po krijon rinia Albaneze.

P.s. Ehh, e di, mesa duket shkrimet don-kishoteske te rinise ia lene vendin sublimimit intelektual, ku energjia harxhohet per gjera me konkrete. S'e di nese eshte me mire keshtu, por di qe ingranazhet se pari duhen liruar, apo vajisur, qe veten dhe njeri tjetrin ta kuptojme pak me shume.


Postuar nga BRUNI11 datë 05 Janar 2018 - 15:34:

ashtu si è nise ti faje me bere merak!
e ke qendis aq bukur faje se ca te shtosh me teper ktu? ti krahasove sa fitojn ne nat. mjafton te hedhesh nje sy ne youtube. par_ ca kohesh hyra per te degjuar redon makashin (per mua ato keng jan perla) po them redonin se ka dhe te tjer per fat. po ajo qe me beri pershtypje e me trishtoj ishte kjo. se kjo compagnia bella qe radhite ti kishin miliona klikime e redoni gjor i kish a si kish 10/15 mij.

per fat te keq nuk kemi si mos te jemi dakort me pik e presje me ato qe the me lart. dikush mund te thot secili ka gustot e veta. po ca l.. gustos jan kto kur shikon kte lloj diference!
jan ber shum deme ne ate vend nga mediat e akoma sot vazhdojn te promovojn lloj lloj llumi e ca te them tjeter.. me pak fjal mir kjo rinia e somte po edhe nje tjeter gjenerat veshtir ti shpetoj ktij fenomeni


Postuar nga robert datë 05 Janar 2018 - 22:58:

Eshte kohe shkume! Njelloj si ajo gota me uje apo me pije, qe kur mbushet mbulohet nga shkuma fillimisht, e pastaj duket uji apo pija. Tregimi eshte i bukur, terheqes, por i mungon ne fund ajo mbyllja betoviane, qe te pakten letrarisht ta pluskoje tutje kete shkume alla Noyzi&Co.


Postuar nga kurt datë 06 Janar 2018 - 06:41:

Kam vene re kte edhe une prej kohesh, kto lloj noizash rreperash kane influence jashzakonisht te madhe tek rinia. Por nuk duhen ngaterruar se jane geg, nuk perfaqsojn gegnine ne asnje aspekt pervec theksit qe perdorin.

Geget ne thelb jane konservator te izoluar dhe ky trend ka me shume ngjasmeri me tosket si natyre qe jane mendjehapur. por megjithate ky eshte trend boteror, tani edhe me shume ka hy ne evropen lindore, poloni serbi kosove etj.
Eshte e natyrshme qe vajzat e reja jane te dhena pas nje kulture zezake apo “vagabondash” ky eshte celesi i natyres, sa me shume mungesa aq me shume deshperim per tu shtuar me kopje tuat/femij.
Nuk ka asgje jasht normales ktu.


  Gjithsej 31 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31]
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.