Forumi Horizont Gjithsej 53 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 38 39 40 » ... E fundit »
Trego 525 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Cfare duan grate ?????? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=579)


Postuar nga Lela_Dr datë 04 Mars 2011 - 20:45:

Woowww Admirali????
Eshte kenaqesi te te rilexoj serisht ketu ne fh


Postuar nga Admirali datë 04 Mars 2011 - 20:57:

Smile Hmmm

Citim:
Po citoj ato që tha Lela_Dr
Woowww Admirali????
Eshte kenaqesi te te rilexoj serisht ketu ne fh



Kënaqësia është gjithashtu dhe e imja...nostalgjia, ske çfarë t'i bësh ...


Postuar nga Glaukus datë 04 Mars 2011 - 21:38:

Re: Hmmm

Citim:
Po citoj ato që tha Admirali
As ato vetë nuk e dinë se cfarë duan realisht.






mos me thuj qe tu deshen tre vjet per kete pergjigje ... Admiral


Postuar nga Admirali datë 04 Mars 2011 - 22:05:

Re: Re: Hmmm

Citim:
Po citoj ato që tha Glaukus



mos me thuj qe tu deshen tre vjet per kete pergjigje ... Admiral



Epo, nuk është pyetje aq e thjeshtë...Eksperienca më ka mësuar që të bëj vëzhgime para se të nxjerr konkluzione


Postuar nga al74 datë 04 Mars 2011 - 23:40:

Re: Hmmm

Citim:
Po citoj ato që tha Admirali
As ato vetë nuk e dinë se cfarë duan realisht.

te anekdoda e Fajes ju la liri veprim-mendimi femres e aty fillo lomshi .
me siguri ka vazhdim meseleja po rrefysi duhet t'kete qene feminist.


Postuar nga Dulcis in Fundo datë 04 Mars 2011 - 23:46:

Re: Hmmm

Citim:
Po citoj ato që tha Admirali
As ato vetë nuk e dinë se cfarë duan realisht.

I sigurte?

Gjithsesi, qe dime mire cfare nuk duam kete s'besoj e diskuton dot njeri.


Postuar nga Petter datë 05 Mars 2011 - 19:21:

Varet nga profili gruas... Kerkesat e tyre sjane njesoj


Postuar nga dylan datë 05 Mars 2011 - 19:59:

e keni shiku at filmin cfare duan grate hahahha cfare nuk duan grate po sdoli kush tjua plotsoj te gjitha deshirat te pakten jo pergjithmone
sikurse dhe burrave


Postuar nga AngelDevil datë 05 Mars 2011 - 23:43:

Talking

Çka duan femrat

Shprehjet e tilla, si “Mos ke humbur në peshë?” vërtet tingëllojnë mirë në veshin e femrës, mirëpo kur është në pyetje lidhja ose dashuria, ekzistojnë edhe shprehje të tilla nga të cilat shkrihet zemra e femrës.

“Të dua”
Madje edhe femrat e vështira të cilat ‘nuk bien’ në flirt, kënaqen kur dëgjojnë këto dy fjalë nga partneri. Është me rëndësi që këto fjalë të thuhen në momentin e duhur dhe në vendin e duhur- atëherë efekti i tyre është i garantuar. Ndoshta do t’i lëkunden gjunjët, apo mund t’i bie të fikët, mirëpo këto janë pasoja të dëshirueshme…

“Ke të drejtë”
Të jemi të sinqertë, kjo fjali u pëlqen të gjithëve. Kur personi me të cilin jeni në lidhje pranon se në një temë të caktuar ju dini më shumë, atëherë në organizëm paraqitet një ‘valë’ e adrenalinës e cila nxit një ndjenjë shumë të ëmbël sikurse vetë dashuria. Edhe pse nganjëherë duhet të keni të drejtë, nuk është mirë që gjithmonë të jetë ashtu. Nëse femra ka shprehi të tillë që gjithmonë të ketë të drejtë, atëherë kjo shprehje nuk e ka vlerën e duhur, dhe shumë shpejtë do të vijë deri te konflikti me partnerin.
Ata të cilët dëshirojnë që gjithmonë të kenë të drejtë, në vend të kësaj do të ishte mirë që të mundohen të jenë të gëzuar dhe të lumtur. Lejojeni partnerin që nganjëherë të jetë fitues i debatit, dhe buzëqeshni nganjëherë dhe thojeni fjalinë e artë: “Ke të drejtë”. Kjo nuk do t’ju mbysë, por do ta gëzojë partnerin tuaj.

“Je e përsosur për mua”
Për secilën femër është me rëndësi që të ketë qëndrim pozitiv për veten e saj. Nëse fillon të mendojë negativisht dhe të ketë vlerësim të ulët për veten e saj shumë shpejt mund të bëhet e pasigurt dhe personaliteti i saj të lëkundet. Prandaj, gëzojeni të dashurën tuaj me shprehjen e këndshme, e cila do ta kënaqë atë dhe ju do të jeni krenar për këtë gjë.

“Pranoj”
Nuk duhet të jeni të fiksuar pas martesës që kjo fjalë t’ju duket e rëndësishme. Nëse ëndërroni për ditën kur partnerja juaj do të thotë se dëshiron të martohet me ju, është me rëndësi ta dini se ajo vërtet e do këtë gjë. Këmbimi i premtimeve të martesës, për femrën është një hap shumë i madh. Ky është një hap i cili e frymëzon atë dhe e dërgon drejt lumturisë së përjetshme dhe e bën të përqendrohet në ndërtimin e një të ardhme të lumtur sikurse në ëndrrat e saj.


Postuar nga Admirali datë 06 Mars 2011 - 00:06:

Hmmm

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Çka duan femrat

Shprehjet e tilla, si “Mos ke humbur në peshë?” ...

“Të dua”...

“Ke të drejtë”...

“Je e përsosur për mua”...

“Pranoj”...



Shprehja e parë implikon trup joperfekt, me shtresa dhjami, gjë që e vret moralisht femrën.

Fjala e dytë, ka gjithmonë një Pse pas çdo fjale që i thua femrës për ta bindur që e don.

E treta, nuk mund t'i japësh gjithmonë të drejtë një femre. Shprehja njerëz jemi, gabime bëjmë vlen për të dy sekset.

E përsosur...përsosshmëria ka përcaktime të ndryshme nga çdonjëri prej nesh. Nuk ekziston përsoshmëria absolute, cdonjëri nga ke ka mangësitë e veta.

Të thuash që pranon, nuk është aq e lehtë, dhe nuk duhet marrë si një fjalë goje. Femra duhet të presë dhe po pati mundësi t'ja shpjegoje nmq mashkulli t'a ketë kuptuar rëndësinë dhe peshën që mban një fjalë e tillë.


  Gjithsej 53 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 38 39 40 » ... E fundit »
Trego 525 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.