Forumi Horizont Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 38 39 40 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6556)


Postuar nga Fajtori datë 11 Nëntor 2008 - 19:33:

Le mani su Palermo

Nuk eshte nje film me skenar te menduar. Eshte historia e hetimeve dhe kapjes se bosit mafioz Salvatore Lo Piccolo ne 2007. Ne gjuhen kinematografike e quajne docu-fiction, por ne te vertete eshte nje krijim i vecante artistik qe lidh realitetin me kinemane. Filmi nuk ka thuajse asnje difekt, me nje nderlidhje perfekte audio-video dhe nje montazh te admirueshem qe mund te konkurroje filmat me te mire me mafioze amerikane. Ka plot pjese me pergjime te bere nga policia. Ne nje fare pike nuk kuptohet cfare eshte krijuar nga regjizori dhe cfare nga policia, sepse cdo gje lidhet ne menyre perfekte. Menyra dinamike e montazhit dhe alternimi i hetimeve te policise ngre adrenalinen dhe te ben te thithesh cdo detaj.

Per fatin e shumices qenka teresisht ne youtube i ndare ne pjese 10 minutshe. Me poshte nje pjese nga mesi:



Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 13 Nëntor 2008 - 01:21:

SAW V

I kisha pare kater serite e para dhe s'mund te mos shikoja edhe te pesten!
Me pelqeu edhe pse prisja edhe me mire.
Gjithsesi cool! I bukur.


Postuar nga cupka datë 13 Nëntor 2008 - 02:02:

Citim:
Po citoj ato që tha _mIzZzA_
ishte i bukur ai filmi? e kam par ne reklam por se di nese eshte funny apo jo


nuk eshte fare funny. Dhe une hamendesova se do gajasesha me gafat e tij e ne fakt me zuri gjumi nga agonia.

Mos shpenzo parat e kohen me kete film.


Postuar nga kotka datë 13 Nëntor 2008 - 02:16:

Citim:
Po citoj ato që tha _mIzZzA_
ishte i bukur ai filmi? e kam par ne reklam por se di nese eshte funny apo jo


no, it wasn't funny at all.

Edhe mua me rane nja dy here me berryl komshinjte, qe te me zgjonin nga gjumi me gerrhitje qe me zuri ne kinema.

Me shume filmi ishte si te justifikonte gafat e bushit duke e lidhur me besimin e tij fetar dhe duke e atribuar suksesin e tij ne besimin qe kishte tek Zoti.

burdhes...


Postuar nga kurt datë 13 Nëntor 2008 - 05:08:

rock n rolla

nuk ka guy richy film qe nuk e shoh, me pelqejn filmat qe ben ky direkter, gomardhekun me te madh qe beri eshte kur martoj madonen...idiot.


Postuar nga Balerina datë 13 Nëntor 2008 - 05:18:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
rock n rolla

nuk ka guy richy film qe nuk e shoh, me pelqejn filmat qe ben ky direkter, gomardhekun me te madh qe beri eshte kur martoj madonen...idiot.



lol, e kam pare dhe une kesaj jave. Fillimi ishte gallate, mendoja se cfare po bente ai aty...kur shkon kamera afer dhe sheh qe po drogohet si rocknrolla.

Prisja me shume aksion nga filmi, por kishte me shume lojera mendjeje; cdo gje orbitohej rreth aftesive te cdokujt per te "outsmart" tjetrin. Me pelqeu, Johnny Quid ishte goxha personazh. Fillimi duket pak i ngadalte, te pakten keshtu mu duk mua.
Skena me per te qeshur ishte kur nje shok i thot tjetrit qe ishte gay dhe qe e pelqente ate dhe....per te tjerat shikoni filmin.


Postuar nga kurt datë 14 Nëntor 2008 - 06:03:

ishte ok film, por guy richie nuk po ben me filma si Snatch. forever classic...


Postuar nga Enya datë 14 Nëntor 2008 - 07:48:

Mu vetem telenovela "As the world turns" mund te meulin para TV. I hate watching TV without doing nothing else at all, I enjoy talking on the phone hrs and hrs cause I can dress myself, brush my hair, or even eat when I`m talking to someone.


Postuar nga Tulipani datë 19 Nëntor 2008 - 01:56:

Agata e la tempesta

Komedi surreale nen gjurmet e (Pane e tulipani) per ata qe e kane pare, nje pjese te aktoreve regjisori i merr nga ky film bile fut dhe nje kengetar (ndoshta atehere s'ishte i famshem) tjeter te kendoje nje kenge ne lokalin e rradhes e duket se ka nje ndjeshmeri per muziken ne filmat e tij.

Agata ka nje librari e aty nderthuren histori njerezish e ndjenjash. Vellai i saj qe del i adoptuar, nje dashuri me nje djale me te ri se veten, detaje te cuditshme si psh efekti qe agata ka me llampat (dmth ka veti ti djege ) ose kur sheh veten ne nje film ne kinema ... nje udhetim qe do te ndryshoje shume gjera e ndoshta te zgjidhe dhe ndonje problem. Film i lezetshem jo i mrekullueshem dhe pse ne kinemane italiane ka vetem komedi te zakonshme.


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 19 Nëntor 2008 - 12:39:

My Blueberry Nights me Jude Law dhe Norah Johns.

Nje pleher e vertete kinematografike. Film amatoresk me staf xhirimi dhe drejtimi komplet me kineze. Mjafton te lexoni emrat ne fund. Turp per aktoret se na hapen barkun me nje film kaq te dobet.

Nga 1 ne 10 me veshtiresi do ti jepja 2-3 pike. Vetem se Jude Law eshte i papom dhe Norah Johns (pervec kinemase qe eshte cope cope) eshte jazz-iste e mire. Dhe qe ne fund ben nje puthje qe nisi shume fallco por qe fitoi cmimin si puthja e vitit (ne kinema). Pffff, lene se po behem pishman dhe per piket qe i dhash...


  Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 38 39 40 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.