Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 3098 3099 3100 3101 3102 3103 3104 3105 3106 [3107] 3108 3109 3110 3111 3112 3113 3114 3115 3116 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Fajtori datë 11 Prill 2012 - 22:47:

Kesaj i thone po sikur te kishte halla koqe. Kot kapeni me teori se praktika eshte e thjeshte.

1. Praktikisht asnje shtet nuk ekstradon "fishek" sepse duhet vendim gjykate. Edhe Shqiperia nuk ekstradon kot por sepse ka marreveshje dhe peshon llojin e krimit. Pretendimi i kurtit se Shqiperia eshte "pronto" nuk qendron.

2. Hezbollahet jane te burgosur politike, luftojne per lirine e vendit dhe nuk nisen nga interesa te ngushta personale. Shkembimi me ushtarin izraelit behet se denimet dhe krimet kane aresye politike. Mos ngaterroni kekun me byrekun.

3. Krimi eshte relativisht relativ, por jo absolutisht relativ. Ekstradohen njerez qe akuzohen per krime qe quhen krim edhe ne vendlindje. Nuk ekstradohet askush se eshte homoseksual. Meqe ra fjala, shtetet shpesh bejne tratativa qe te sigurohen se personi do marre gjykim te drejte. Shqiperia ben tratativa ne menyren e saj, por me kaq kriminele sa ka rrugeve mire ben ta leshoje ca doren qe mos quhet strehim kriminelesh.

4. Parimi se "krimi gjykohet dhe denohet aty ku kryhet" eshte llogjik. Ajo shoqeri qe demtohet ka te drejte te penalizoje demtuesin. Pse duhet te gjykojne shqiptaret krimet qe shqiptari ben ne Itali? A kane njohurite legale per te vleresuar ligjet italiane? Apo gjykojne krimin e Italise me parametrat e Shqiperise? Si mund te sigurohet populli italian se krimi qe peson ne toke te vet do gjykohet drejt nga gjykates dhe prokurore qe nuk ndjehen te demtuar nga ai krim (sepse jashte kufijve te shtetit te vet)?


  Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 3098 3099 3100 3101 3102 3103 3104 3105 3106 [3107] 3108 3109 3110 3111 3112 3113 3114 3115 3116 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.