Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kur lajmet behen prekese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8819)
Postuar nga Piktor datë 16 Shkurt 2013 - 00:54:
Citim:
Po citoj ato që tha RIP Gibbs
Cfare propozon ti piktor, qe vajza eshte duke mashtruar?
Nuk eshte se propozoj , thjesht supozova mbreme me ato qe lexova.
Jemi perpara nje fakti te kryer. Vajza eshte shtatzene. Ky eshte lajm i keq.
lajmi i mire ne kete rast eshte se nuk eshte perdhunuar apo abuzuar ne koma. E thjeshte, fakti qe ajo ka dale nga koma qe me 3 te korrikut e behet fjale per fundin e shtatorit. Dy jave me pas vajza eshte kthyer ne shtepi.
5 muaj me vone konstatohet se eshte shtatzene.
Familja ben denoncimin.
Me pas del se vajza ka kaluar nje kohe te mire ne nje familje shqiptare ne Austri. Lajm i
Lajm i keq per familjen mikepritese. Tashme intriga mori krah tjeter.
Intrigojme shume Gibbs. Flas per komentuesit online. Disa as nuk e lexojne artikullin, gazetaret shkruajne budalliqe. Ca te tjere me nje emer sulmojne austriakun, me nje tjeter familjen kosovare me emrin trete ministrin tone te shendetsise.
Me pyet mua se supozoj se ka faj vajza. Vajza nuk ka faj aspak o njeri. Ndersa me pyet per vajzen, rri e mendoj per te e ndiej keqardhje. Trishtohem vertet. Po sikur vajza te kete qene e vetdijshme kur ka bere aktin me ndonje djale ndersa rrinte ne mikpritjen bujare. Turperohemi me austriaket, me nje familje, turperohet dhe familja e saj, ne fund ajo serish nuk ka faj sepse nuk ishte ajo qe beri denoncimin.
Ndoshta jane nxituar teksa familjaret e vajzes. Edhe ata nuk kane faj, njerez jane. As vete nuk e di si do kisha vepruar ne kete rast.
Mendja njerzore manipulohet lehte.
U zgjata shume e di por mendoj per ate vajze si per motren time ne keto çaste.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.