Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18442)
Postuar nga Vizioner datë 06 Maj 2012 - 22:20:
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
...
Revolucioni eshte fjale e madhe dhe presupozon se njerezit jane gati te ndryshojne cdo aspekt te jetes,...
PO, pikerisht kjo duhet bere.
Une nuk do ta shpjegoj ty sepse, jam i sigurte qe e di shume mire qe, Sistemi formon njeriun.
Pra, duke "shkallmuar" nje Sistem dhe, duke ndertuar nje te Ri, ne etapa - gjenerata dhe njeriu do te ndryshoje sipas dhe ne funksion te Sistemit qe ka perballe.
Ne te dy, dhe shume te tjere ketu, e kane me te qarte kete gje sepse, kane jetuar ne dy Sisteme te ndryshme.
Sistemi Komunist, formoje njeriun sipas bindjeve e koncepteve te tije. Po te njejten gje dhe Sistemi kapitalist.
Qe te kuptohemi; Nuk po diskutoj/me cili Sistem eshte me i mire por, qe sitemi ne vetvete Formon njeriun.
Teoria e "Globalizmit" me zhvillimet Globale kerkon qe te ndryshoje dhe mentaliteti i njeriut ne te menduar e vepruar, si rrjedhoje llogjike, dhe Sistemi "i vjeter" lekundet, lekundet deri ne shembje.
Nuk mund te mendosh dhe veprosh Global, ne nje Sistem aktual Kapital-ist.
Ishte Revulucioni Franzes, i cili ne baze pat rrezimin e mbreterise dhe krijimin e nje Sistemi social. Me rrezimin e tije ndryshuan dhe mendesite e njeriut. Pra, Sistemi i Ri, filloje te formoje njeriun social, ate qe eshte sot.
Nuk mund te kete dy menyra Sistemi ne te njejtin vend; dhe kapitalist dhe Social! Dikur do te ndeshen me njeri-tjetrin.
Gjermani, me Kushtetute, nuk e pranon qe eshte shtet kapitalist, por shtet i tregut te lire social kur, ne te vertete, eshte shtet kapitalist.
E kunderta ndodh me ameriken, e cila, e ka ne Kushtetute qe eshte shtet kapitalist.
Gjethsesi, mendoj se, zhvillimet (ne aspektin Global) e arritura ne Bote, kerkojne nje sistem tjeter, pavarasisht nga emri qe mund t'i vihet, por qe te ndaloje carjen-hendekun e krijuar ndermjet njerzve.
Te lejoje, pa diskutim kapitalin-tregun e lire, por nga ai kapital te perfitojne te gjithe. Te perfitojne JO ne formen e tanishme nepermjet "ndihemes sociale" =nje kothere buke per te jetuar aq sa per te mos dale ne rruge te demostrosh, te besh greve por, pershembull, ne formen "Bashkeperfitimit".
p.s. U zgjata. Mendimi vazhdon, n.q.se ndonjeri ka qejf per bashke/diskutim
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.