Forumi Horizont | Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 304 305 306 307 308 309 310 311 312 [313] 314 315 316 317 318 319 320 321 322 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)
Sikur nuk kam me nevoje te hedh mendime tek ty i dashur ditar, te perpiqem te skalit copeza te miat. Jeta me ka mare perpara me vrullin e saj, ka filluar te krijoje nje njeri te ri tek une, ka filluar te ofroje gjera qe nuk i ofronte me pare dhe une ndiej dalengadale se si shkeputem, deri ne shkeputjen perfundimtare, qe do vije se shpejti. Ndonje dite me gjithe qef do ulem dhe do lexoj vetveten, ndoshta do i mbledh pjesezat e mia t'u jap nje forme tjeter. Por nuk e di se kur. Per momentin me pelqen ky vrull i ri ne jeten time, te cilit dua t'i dedikoj gjithe energjite. Gjithe vemendjen, por pa harruar qe ka qene ky shkembim dhenie marrje qe deri diku ka ndikuar ne zbulimin, por edhe ne ruajtjen e nje hapesire brenda meje, te cilen kam filluar te kem deshire ta mbaj vetem per vete.
po te them mirupafshim ditar, pa harruar moton perdite nga nje cmenduri.
Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 304 305 306 307 308 309 310 311 312 [313] 314 315 316 317 318 319 320 321 322 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.