Forumi Horizont | Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 3126 3127 3128 3129 3130 3131 3132 3133 3134 [3135] 3136 3137 3138 3139 3140 3141 3142 3143 3144 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Po ve re disa reagime ndaj vdekjes se Ardian Klosit.
E para eshte tvklan.al. Qe ai televizion eshte pro Berishes kjo duket, por qe lajmin e vdekjes ta paraqese si "Berisha i dergon leter ngushellimi familjes", ky eshte kulmi i servilizmit. Pra lajmi per tv klan, nuk eshte vdekja ne vetvete, por letra e ngushellimit.
E dyta jane disa reagime si ai i Rames, dhe Artan Lames qe mundohen t'ia vene fajin realitetit. I pari ia ve fajin vulgaritetit te realitetit, i dyti erresires qe ka mbuluar vendin. Une nuk e di se ne c'kohe tjeter, shqiptaret kane qene kaq shume te ekspozuar ndaj drites, emancipimit, njohurise, demokracise, lirise se fjales, debate televizive, kontakte me jashte vendit etj etj. Nuk e di se cfare flet Lame.
E verteta e thate eshte qe Klosi ishte i semure. Ashtu sic vdes nje njeri nga melcia apo nga zemra, njeriu mund te vdese edhe kur e ka trurin e semure. Truri semuret si cdo organ tjeter dhe kur ndodh dikush var veten, dikush tjeter vendos te mos haje me sepse kujton qe e kane helmuar, dikush tjeter vendos te ece pambarimisht nga mengjesi deri ne darke, etj etj. Nuk ka asgje romantike ne kete histori. Kete duhet ta pranojne te ndricuarit qe qahen per vulgaritet apo erresire.
Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 3126 3127 3128 3129 3130 3131 3132 3133 3134 [3135] 3136 3137 3138 3139 3140 3141 3142 3143 3144 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.