Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 3133 3134 3135 3136 3137 3138 3139 3140 3141 [3142] 3143 3144 3145 3146 3147 3148 3149 3150 3151 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Fajtori datë 28 Prill 2012 - 05:21:

Sulmohet gazeta menjehere pas publikimit te artikullit mbi Berishen.

Gazeta kosovare “Zëri” është kthyer online pas dhjetë ditësh ndërprerje. Në një njoftim për lexuesit, ata thonë se u sulmuan pasi botuan skandalin e Berishës.



NJOFTIMI

“Siç e dini, kohën e fundit jemi përballur me probleme të shumta në faqen tonë. Pothuajse 10 ditë, ka qenë e pamundur që faqen tonë ta vizitojnë persona që jetojnë jashtë Kosovës, por edhe nga disa pjesë brenda vendit tonë. E gjithë kjo ka ardhur pas sulmeve që na janë bërë nga persona të panjohur, pas publikimit të shkrimit me titull “Sali Berisha, me “mafinë” serbe, kundër Kosovës” të datës 16 prill, 2012, skandal ky i publikuar për herë të parë në Gazetën “Zëri”, i cili ka ngjallur debate të mëdha në Kosovë, e sidomos në Shqipëri.

Që nga ajo ditë, faqja jonë është ballafaquar me probleme të mëdha, nga sulmet që vinin në drejtim të faqes, prandaj është dashur ta ndërrojmë serverin, të kalojmë në një server të ri, shumë më të sigurt.

Edhe tani, ndodhë që në disa vende të mos hapet faqja, pasi që ende sulmet vazhdojnë, mirëpo sistemi i sigurisë në faqe është shumë më i madh tani, dhe shumica e lexuesve tanë besnikë, do të kenë mundësi qasjeje në faqe.

Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj, lexues të nderuar, deri në normalizimin e plotë të faqes Zeri.info.”


  Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 3133 3134 3135 3136 3137 3138 3139 3140 3141 [3142] 3143 3144 3145 3146 3147 3148 3149 3150 3151 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.