Forumi Horizont | Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 306 307 308 309 310 311 312 313 314 [315] 316 317 318 319 320 321 322 323 324 » ... E fundit » Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Leter e hapur dhe disa pytje drejtuar Janullatosit . (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8824)
Princi Leka në Elbasan për Ditën e Verës
Në kishën "Shën Mëria" zhvillohet një meshë për nder të Familjes Mbretërore
Më 13 mars, me rastin e Ditës së Verës, Familja Mbretërore ka vizituar qytetin e Elbasanit. Në mungesë të Mbretit Leka i Parë, këtë herë i pranishëm, si përfaqësues i Familjes Mbretërore Shqiptare ka qenë Princi Leka, i shoqëruar nga përfaqësuesi i Oborrit Mbretëror, z.Fluturak Gërmenji. Fillimisht, për miqtë e nderuar, kryetari i bashkisë së qytetit të Elbasanit, z.Ardian Turku, ka rezervuar një pritje të ngrohtë, në të cilën, në emër të qytetarëve elbasanas, i ka uruar mirëseardhjen Familjes Mbretërore.
Të pranishëm në takim kanë qenë edhe nënkryetarët e bashkisë, zotërinjtë Ylli Llanaj dhe Albert Shopi, si dhe kryetari i Këshillit bashkiak të qytetit, z.Shefqet Deliallisi.
Me këtë rast, kryebashkiaku i Elbasanit i dhuroi Princit Leka librin e ri të enciklopedisë së qytetit. Princi Leka e falenderoi kryebashkiakun për mikpritjen dhe në emër të Familjes Mbretërore uroi qytetarët elbasanas për festën e Ditës së Verës.
Më pas, Princi Leka dhe personat që e shoqëronin, kanë vizituar Galerinë e Arteve të qytetit, për të vazhduar me një vizitë në lagjen "Kala", ku ndër të tjera, në Kishën "Shën Mëria", At Nikolla Marku mbajti një meshë të posaçme në nderim të Familjes Mbretërore Shqiptare.
Në vijim të vizitës së Tij, në kinema "Millenium", Princi Leka zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarë të shumtë, të grumbulluar enkas.
Në përfundim, në mjediset e Kalasë, nga një grup simpatizantësh monarkistë u shtrua një drekë për nder të Familjes Mbretërore.
Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 306 307 308 309 310 311 312 313 314 [315] 316 317 318 319 320 321 322 323 324 » ... E fundit » Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.