Forumi Horizont Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 307 308 309 310 311 312 313 314 315 [316] 317 318 319 320 321 322 323 324 325 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)


Postuar nga Klodel datë 22 Nëntor 2006 - 02:46:

ME kishte marre malli per remarkun

Raviku e vështroi me një ëmbëlsi të vagëlluar.
—Për këtë s`ke nevojë ta vrasësh mendjen kurrë, Xhoanë. Kur të vijë puna gjer atje, do të më braktisësh ti mua. Jo unë ty. Kjo është e sigurt.
Ajo lëshoi gotën mbi tryezë, duke e përplasur fort.
—Ç`janë këto gjepura! Unë s`do të të braktis kurrë. Ku e ke hallin që po më fut nëpër këto katakombe fjalësh?
Ah,këta sy! mendoi Raviku. Thua se po përshëndriten nga shkrepëtimat.. Nga shkrepëtima të buta, të kuqërremta, xixa qirinjsh të panumërt.
—Xhoanë, — tha ai.— Unë s`po dua të të fus nëpër katakombe fjalësh, por dua të të rrëfej njëherë atë historinë e valës dhe të shkëmbit . Eshtë një histori e vjetër. Më e vjetër se ne. Degjoje: Na ishte seç na ishte, na ishte njëherë një valë; ajo dashuronte një shkëmb diku në det, le të themi diku në gjirin e Kaprit. Vala fërkohej pas tij gjithë shkumë e uturimë, e përqafonte dhe e puthte çmendurisht ditë e natë, e pushtonte me llërët e saj bardhoshe.. Psherëtinte e qante. I përgjërohej shkëmbit që të vinte tek ajo; e dashuronte me afsh të papërshkruar e i sillej përqark dhe, ndërkohë, e gërryente ngadalë nga poshtë. Dhe një ditë prej ditësh ai u dorëzua, humbi mbështetjen dhe u lëshua në krahët e saj…
Ai piu një gllënjkë Kalvados.
—E pastaj, çë? — pyeti Xhoana.
—E pastaj, përnjëherësh, ai s`ishte më shkëmb për t`u perqafuar, për t`u dashuruar e për t`iu përgjëruar. Mbeti vetëm një copë gur në fund të detit, I kredhur në thellësi të valës. Dhe vala e ndjeu veten të zhgënjyer e të mashtruar e shkoi kërkoi një shkëmb tjetër.
—E pastaj? — Xhoana e vështroi me dyshim. — Ç`kuptim na paska kjo? Shkëmbi le të mbetej më mirë shkëmb.
— Edhe valët gjithmonë kështu thonë. Por ajo që lëviz është më e fortë se ajo që rri ngrirë. Uji është më i fortë se shkëmbi.
Ajo bëri një lëvizje padurimi.
—Ç`lidhje ka kjo e gjitha me ne ? Kjo është vetëm një përrallë që s`thotë asgjë. Ose ty ta ka ënda të më vësh përsëri në lojë, siç e ke zakon. Po të vijë ndonjëherë puna gjer atje, do të më braktisësh ti. Kaq di të them unë, dhe jam e sigurt!
— Kjo, — i tha Raviku duke qeshur, — do të jetë fjala jote e fundit kur të më lësh. Do të vish e do të më thuash se të kam lënë unë. Dhe do të gjesh ca arsye, të cilat edhe do t` i besosh. Dhe e drejta do të jetë në anën tënde përpara gjykatës më të lashtë të botës: Natyrës.

-------------------------------------
Nuk do jem me asnjehere shkembi por do jem vala...... por ajo vale qe nuk largohet asnjehere nga shkembi. do ishte nje vale e qete qe perkedhel me perplasje te lehte gjirin e saj te sigurte. Safe harbour


  Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 307 308 309 310 311 312 313 314 315 [316] 317 318 319 320 321 322 323 324 325 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.