Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 307 308 309 310 311 312 313 314 315 [316] 317 318 319 320 321 322 323 324 325 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga dylan datë 29 Prill 2012 - 05:19:

urrejtja ka arritur kulmin do bejme cfare kemi ne dor te fitojme luften
e po te jet nevoja shpenzojm dit e nat vetem e vetem qe asaj ti mbes that


Postuar nga Fajtori datë 29 Prill 2012 - 05:52:

Lajmi i fundit: pas kritikave te papranueshme Raimondi me ne fund po fillon te shkruaje shqip. Tani po qe Ardian Klosi eshte medioker. Aq me teper qe Klosi nuk dinte te fuste kokat e njerezve ne hale. Tamam medioker.


Postuar nga Vizioner datë 29 Prill 2012 - 11:45:

Citim:
Po citoj ato që tha RAIMONDI
Vizioner !
Ato qe shkruaj une , nuk jane per ty dhe per ata si ty



Pershendetje dhe miremengjesi Raimond,

Ok. Raimond, mbase nuk eshte per nivelin tim ajo qe shkruajte ti dhe qe komentova une (mbase dhe opinionet ne Temat e tjera qe fut ti), por ja qe une "rastesisht" e lexova pra, e bera ate gabim dhe si rrjedhoje bera gabimin tjeter qe te komentova.

Sidoqofte, ne ate moment mu kujtua thenia e vete Z. Klosi "Keta ste lene as te vdesesh" dhe, m'u duk e me duket e pa moralshme, opinioni i cdo personi (qofsha dhe une), rreth menyres se perzgjedhur nga vete ai, se cfare te beje me jeten e tije.
Jeta dhe vdekja jane "pronesi" personale.
Ne jete vijme pa e kerkuar, kurse menyren e vdekjes e perzgjedhim. Dhe, perzgjedhja i perket secilit vete.

Nga ana e Intelektit ti, une dhe cilido mendojne se qendrojne "lart", lart mbi te tjeret. Ka dhe disa qe mendojne se, qendrojne "shume lart" mbi te tjeret. Por, pyetja eshte "Cfare kane bere per ti dhene shoqerise?".
Une hic
Kurse Z. Klosi dha, dha aq sa mundi, aq sa pat forcen dhe gjera Positive. Prandaj dhe NE sot permendim emrin e tije sepse, po te ishte nje nga Milionat sic jam une, nuk do behej Lajm veprimi i tije.


Postuar nga Arbin datë 29 Prill 2012 - 12:48:

Me habit Vizioneri qe flet i kurdisur si papagall duke permend fjale superlativa per klosin pa e njoft fare ose me sakte e njef aq mire sa e ngaterroj me Fatos Klosin e shik-t.


Postuar nga Vizioner datë 29 Prill 2012 - 13:14:

Citim:
Po citoj ato që tha Arbin
Me habit Vizioneri qe flet i kurdisur si papagall duke permend fjale superlativa per klosin pa e njoft fare ose me sakte e njef aq mire sa e ngaterroj me Fatos Klosin e shik-t.


Aspak fjale "Superlative" per te ndjerin, thjeshte fjale te pergjithshme.

Sa per ate qe "se njihkam" , me ben te qesh sepse, ne ate funksion (SHIK) e futa ngaqe mendova se shelgu po bente shaka me pyetjes "Kush eshte dhe cfare ka bere-qene Klosi", dhe une per shaka e deformova pergjigjen.

Nejse...muhabet kot.


Postuar nga Vizioner datë 29 Prill 2012 - 15:33:

Ky është shtet apo çmendinë?

Nga Erion Braçe

Lajmi i parë: Vëllai vret motrën se degjoi llafe të keqija në fshat!

Lajmi i dytë: Vrasje për kullotën e deleve në Bathore!

Lajmi i tretë: Nuk ka aksidente në Bulqizë, janë vrasje me dashje; Agron Kuliçi kontrollon minierën!

Lajmi i katërt: AP: Shqipëria, vend i vogël, por prodhues gjigand i marijuanës!

Lajmi i pestë: Ankohen policët, uniforma, xhaketa burrash edhe për gratë police!

Lajmi i gjashtë: Zidane dhuron 1 milion franga për Shqipërinë; është vendi më i varfër në Evropë!

Lajmi i shtatë: Berisha: Nuk e kemi humbur betejen me korrupsionin!

Lajmi i tetë: Kreu i Kongresit Amerikan: Jam i kënaqur me raportet që vijne në Kongres për Shqipërinë!

Lajmi i nëntë: Kukan: Presidenti duhet të jetë konsensual!

Lajmi i dhjetë: Partia e Topit nuk u zbulua dje, por do të zbulohet të hënën!


Postuar nga dylan datë 29 Prill 2012 - 19:48:

njera i kishte dergu njarit nje her nje karte me nje foto te sajen
dhe ky tipi direkt kishte shku ne reviste e kishte postu pu ca hunden e malle e kishte ,e kjo femra po mendonte pse me rrushi se kishe par ti kurr veten sa i shpifur ishe aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
aaaaaaaaaa
po nejse ajo sja tha beri sikur se lexoi


Postuar nga Vizioner datë 01 Maj 2012 - 22:12:

Vetëm 143 mijë të papunë në Shqipëri?

Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spirto Ksera, duke folur me rastin e 1 majit, ka thënë se në Shqipëri ka vetëm 143 mijë të papunë, nga 1.060.000 persona të aftë për punë.

Sipas tij, nga 13.7 përqind që ka qenë një vit më pare, kjo shifër e papunësisë ka shkuar në 13.26 përqind këtë vit, duke qenë pothuajse e njëjtë. Ai ka thënë se problem mbetet punësimi i të rinjve, ndërsa ka premtuar se qeveria do të ndërmarrë nisma të reja për punësimin e tyre, si dhe do të shqyrtojë mundësinë e rritjes së pagës minimale.

Ndërsa ministri Ksera shprehet se në Shqipëri ka vetëm 143 mijë të papunë, opozita shprehet se kjo shifër është shumë më e lartë dhe arrin deri në një milion.

-----------------------

Pse, dhe ato qe rrine gjithe diten neper mihane dhe Cafe, trotuare e billardo ne shqiperi, quhen te punesuar!?


Postuar nga Vizioner datë 01 Maj 2012 - 22:25:

Re: Vetëm 143 mijë të papunë në Shqipëri?

...dhe te kunderten shpreh, protesta e Studenteve sot, ne 1 maji!


Postuar nga dylan datë 01 Maj 2012 - 23:52:

Re: Re: Vetëm 143 mijë të papunë në Shqipëri?

po mendoja boll keq per gjithe ato persona studenta per gjith at papunesi po citova gabim vizion


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 307 308 309 310 311 312 313 314 315 [316] 317 318 319 320 321 322 323 324 325 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.