Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 3154 3155 3156 3157 3158 3159 3160 3161 3162 [3163] 3164 3165 3166 3167 3168 3169 3170 3171 3172 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Vizioner datë 02 Maj 2012 - 12:55:

Ngjarje te nates se shkuar...

-1-


Mëngjesin e sotëm një tjetër vrasje është shënuar në Tiranë. Qyteti që para disa vitesh cilësohej si ndër më të qetët në Shqipëri dhe rajon, tani është kthyer në një vatër krimi, ku vjedhjet e plagosjet nuk përbëjnë më asnjë lajm. Madje edhe vrasjet po bëhen normale.

Mësohet se një person është ekzekutuar me armë zjarri dhe tre të tjerë janë plagosur pas një sherri për motive të dobëta. Viktima është N.Doda, pronar i tavernës San Marco. Burimet thonë se ai ka ndërhyrë për të shuar një sherr të nisur mes klientëve të ulur në tavolina të ndryshme, por ka mbetur vetë viktimë.

Nga të dhënat e para mësohet se dy të plagosur janë në gjendje të rëndë shëndetësore, në rrezik për jetën.

Policia ka shoqëruar gjashtë vajza dhe tre djem për tu pyetur në cilësinë e dëshmitarit.

--------------------------------------------------------------




-2-



Mëngjesin e sotëm policia është përleshur me një grup të armatosur në Kamëz, pikërisht në të famshmin Bulevardi Blu. 15 persona janë arrestuar për këtë ngjarje. Forca të shumta policie dhe të FNSH-së ndërhynë për të arrestuar personat.

Ndërkohë që ne shkruajmë se si Bulqiza është bërë si Perëndim i Egër, atë e kemi pak kilometra larg Tiranës. Personat e arrestuar prej ditësh ishin angazhuar në bllokimin e furgonave që vijnë nga Kamza në Tiranë për të favorizuar linjën e autobusit Kamëz- Tiranë. Dhe kur policia ka tentuar të zhbllokojë situatën, personat kanë bërë rezistencë, duke qëlluar me armë në drejtim të forcave policore.

Sipas burimeve të policisë është shoqëruar në komisarit edhe pronari i linjës së autobusit Kamëz-Tiranë, Lush Osmani për të dhënë sqarime mbi ngjarjen.


  Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 3154 3155 3156 3157 3158 3159 3160 3161 3162 [3163] 3164 3165 3166 3167 3168 3169 3170 3171 3172 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.