Forumi Horizont | Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 309 310 311 312 313 314 315 316 317 [318] 319 320 321 322 323 324 325 326 327 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)
Do te doja te ndaloja per pak caste kete jete te vrullshme, ta ndaloja kohen ose ta beja shume te ngadalte, qe te kisha mundesi te vija re dhe te thithja te gjithe ato momente qe kam humbur pa shijuar gjate ketyre muajve lemsh, te dilja serisht xhiro naten si kam pas dale gjithmone, vetem, dhe te me perfshinte magjia e qytetit ku jetoj dhe ta perjetoja si e kam perjetuar per here te fundit nje nate te bukur vere. do doja te rindieja endrrat te me perfshinin, ate cmendurine e jetes qe te shperthen nga gjithe qelizat, ate frymezimin per te sjelle gezim ne cdo njeri qe takon apo qe i flet, do doja te ndieja si kam ndier dikur me te njejtin vrull e cmenduri, dhe do doja te ndieja keshtu non stop, pa nderprerje, pa racionalitete, pa pragmaticitete. me ka marre malli te behem e cmendur dhe te bej cdo dite nga nje cmenduri..... me ka marre malli te jem ne kontakt me veten, te merrem me gjerat qe kam qef, te kem kohe per njerezit qe jane te rendesishem per mua..... Do te doja te ndieja qe eshte atmosfere festash dhe jo dhimbje koke pa fund.
Do te doja ta ribeja gjumin e qete, do te doja te kerceja derisa mos ndieja me kembet, do te doja te pija deri ne fund kupen e jetes, do te doja te kisha forcen te dilja gjithmone fitimtare ndaj cdo sfide te jetes, do te doja shume gjera qe nuk kam me mundesi t'i bej as t'i plotesoj, sepse me kane gozhduar punet. Do te doja......... te mbetesha dhe une e skalitur diku ne mendjen e njerezve pa ndjesine e zbehjes, do te doja ehhhhhhh sa gjera do te doja. per sot mjafton.
Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 309 310 311 312 313 314 315 316 317 [318] 319 320 321 322 323 324 325 326 327 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.