Forumi Horizont Gjithsej 77 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 41 » ... E fundit »
Trego 77 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Sherbimi mjeksor ne Shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17818)


Postuar nga raid datë 20 Mars 2012 - 20:04:

Natyrisht qe profesioni eshte nje indeks statistikor, ashtu sic eshte edhe sa vete dijne te luajne tavell, apo sa vete dijne anglisht, por nuk tregojne gje per shtresen e mesme.
Sigurisht qe po te lodhesh shume, mund te nxjerresh korelacione midis shtreses se mesme dhe profesionit, apo shtreses se mesme dhe numrit te popullsise urbane etj, por nuk jane statistika te drejperdrejta.

Shtresa e mesme matet me nje tregues te thjeshte "sasia e te ardhurave" dhe pike. Pse qenka kaq e veshtire per t'u kuptuar? Ne qe po diskutojme nga do e kuptojme se kush eshte shtrese e mesme dhe kush jo? Indicacionet duhet te jene te prekshme dhe jo teorike. Une permenda ata qe kane makine. Mund te thuash, ata qe kane blere shtepi. Mund te thuash ata qe punojne neper banka/insitucione etj etj.

Per specifikat qe ka Shqiperia dikush mund te jete ne shtrese te mesme sepse ka dy djem emigrante, dikush tjeter ka shitur nje toke dhe per 10 vjet ka vendosur t'i harxhoje te gjitha parate, dikush tjeter vjedh zhavorr dhe parashikon qe nuk e levizin nga vendi se e ka mire edhe me Salen edhe me Edin, se i paguan nje kuote, dikush tjeter ka nje pune ne banke, dikush ka nje klub.

Mos u beni kaq nihiliste o njerez, s'ka asgje, cdo gje eshte tmerr etj etj. Shtrese te mesme ka dhe po formohet dhe do te forcohet paralelisht me demokracine. Mireqenia e njerezve eshte rritur dhe do rritet. Stabiliteti i vendit do beje te veten. Pastaj nqs do besh platforme per shendetin duhet ta besh ate per 20-30 vitet e ardhshme, ku pretendohet qe kjo shtrese do vije vetem duke u rritur.

Kjo eshte llogjike e thjeshte ekonomike, moralizimet (jo vjedhje e me the te thash) jane te panevojshme ne kete diskutim.


  Gjithsej 77 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 41 » ... E fundit »
Trego 77 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.