Forumi Horizont Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 »
Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Ftese E Vecante (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17953)


Postuar nga Rrugaejetes datë 07 Shtator 2010 - 17:53:

Sinqerisht Cedrus

kete ta them nga zemra


Sinqerisht, qellimi im ishte te te beja te njohur ate qe thote Bibla.
I jam referuar Bibles dhe te kam drejtuar te Bibla.


Me vjen shume keq kur shikoj qe ke filluar te tallesh dhe te besh sarkazem.
Por, ska problem, une prape po lutem per ty.
Nese ke ndonje kerkese te vecante, nevoje apo problem , te lutem ma dergo me mesazh privat dhe une do te lutem per ate gje. FLM.



Per sa i perket, per te verteten:

Ku ta di unë se cila nga ato thotë të vërtetën, apo nëse ka ndonjë që thotë të vërtetën?

Nëse nuk do ta dish se kush thotë të vërtetën atëherë mund të vazhdosh të tërë jetën të justifikohesh pas këtij mendimi. Por nëse do ta dish se kush thotë të vërtetën, atëherë mund ta gjesh atë.
Si shpjegohet që ti merr një gazetë për të lexuar dhe fillon e bërrtet dhe inatosesh me disa nga shkrimet sepse nuk thonë të vërtetën! Si e dalloke ti atë që nuk thoka të vërtetën? Nëse ti kupton të tërë mlepsjet në politikë, si nuk e kuptoke dot ti se kush të thotë të vërtetën për Perëndinë? Po të duash e kupton, por nëse nuk ke interes që të lexosh dhe studiosh Biblën, atëherë padyshim që nuk e dallon dot. Nëse nuk do ta lexosh Biblën, atëherë mos ja hidh fajin të tjerëve për këtë.

Atëherë, shkurtimisht, nëse do ta gjesh të vërtetën mund ta gjesh atë. A je gati që të paguash atë çmim që kërkohet për të gjetur të vërtetën? Nëse nuk je gati, atëherë mos u anko sepse paska kaq shumë ndarje, sepse ti vetë nuk do ta dish të vërtetën. Por nëse vendos që të studiosh Fjalën e Zotit, atëherë Zoti do të të hapë sytë dhe do të drejtojë tek e vërteta në bazë të qëndrimit të zemrës.


  Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 »
Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.