Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Çfarë Thonë Të Tjerët Për Islamin (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18580)
Postuar nga F_xhunior datë 08 Prill 2012 - 01:00:
Citim:
Po citoj ato që tha robert
/.../...Shpresoj te te kem ndjekur perpikmerisht ne sa ke sjelle. Dhe po te duash mund te largohesh, kjo tregon se te kane mbaruar argumentet mbi provimin e tezes, se Zoti na paska sjelle kete apo ate liber nder ne njerzit. Do te ishte cmenduri nga mua nese do te besoja se njerzit i kuptojne gjerat menjehere. Lere qe do te ishte dhe mjaft monotone pastaj. S.d.q., gjithe te mirat.
Robert, jo pse s'dua te vazhdoj, por perderisa me lexon verberisht, s'mendoj se ia vlen.
-Per sa me perket mua dhe cdo mysliman tjeter, Kur'ani do te jete ai ne te cilin do bazohemi neve. Por, ja, fatkeqesisht, ti nuk e beson Ate qe te eshte shpallur ty dhe neve, keshtu me mire eshte ta leme fare.
Ti thua se Kur'ani eshte analfabeti, ndersa une them se shkenca eshte nxenesi i Kur'anit. Tani cili do te jete fundi? Sidoqofte, uroj te gjesh driten - cfaredo qofte ajo qe ti e quan drite. Te falemnderit dhe mirulexofshim herave te tjera, vecse ne tema te tjera.
____________________
DEDIKUAR TE GJITHE JOBESIMTAREVE
Ne Kur'an, ALlahu thote; "E ç’presin tjetër ata, që t’u vijë Allahu përmes hijeve të reve bashkë me engjëjt?! Atëherë merr fund puna! Tek Allahu kthehen të gjitha punët."
Ne Kur'an, ALlahu per jobesimtaret thote: "Ata thonë: “Sikur t’i kishte zbritur atij (Muhamedit) një engjëll?!” Por, po të dërgonim Ne engjëllin, puna do të merrte fund dhe nuk do t’u jepej asnjë afat."
ALlahu vazhdon per jobesimtaret, ne Kur'an thote: "Edhe sikur Ne ta bënim atë (Muhamedin) engjëll, me siguri që do t’i jepnim atij pamje njeriu dhe, kështu, do të bënim që të ngatërroheshin në lidhje me mesazhin, për të cilin tashmë ata janë të ngatërruar."
ALlahu porosit Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve selem: "Thuaj: “Unë nuk ju them se zotëroj thesaret e Allahut apo se e di të padukshmen dhe as nuk them se jam engjëll. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet”. Thuaj: “A barazohet i verbri me atë që sheh? A s’po mendoni?”
ALlahu ne Kur'an thote: "Edhe sikur t’u dërgonim atyre engjëjt, t’i bënim të vdekurit t’u flisnin atyre dhe t’i tubonin të gjitha gjërat para tyre, ata përsëri nuk do të besonin, nëse Allahu nuk do të donte; por shumica e tyre janë të paditur."
Pastaj Ai (ALlahu) ne Kur'an thote: "A mos vallë presin ata t’u vijnë engjëjt ose të vijë Zotit yt, ose të vijnë disa shenja të Zotit tënd? Ditën kur të vijnë disa shenja të Zotit tënd, atëherë nuk do t’i bëjë dobi askujt besimi i tij, nëse nuk ka besuar më parë ose nuk ka bërë ndonjë të mirë me besimin e tij! Thuaju: “Pritni, se edhe ne po presim!”.
______________________
Raid, nuk do te shpetoni - assesi. Une thjesht s'kam nerva te merrem me teper me juve, porse ALlahu, Ai vonon por nuk ju harron - Atij do t'i ktheheni!
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.