Forumi Horizont | Gjithsej 45 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 41 » ... E fundit » Trego 45 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- FK. Partizani (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2264)
Mema: Flamurtari, premiera ime e kuqe
Trajneri i ri i Partizanit kërkon sot ndaj vlonjatëve suksesin e parë në stolin e kuq.
I ulur vetëm pak ditë më parë në stolin e kuq, sot trajneri Mema do të drejtojë Partizanin në ndeshjen e parë zyrtare kundër Flamurtarit. Derbi, përveç humbjes, u ka shkaktuar të kuqve edhe dëme të tjera si për sa u përket të dëmtuarve, ashtu edhe futbollistëve që janë të skualifikuar. Kësisoj, në sfidën e parë në stolin e Partizanit, Mema do t'i drejtojë të kuqtë pa shërbimin e disa futbollistëve kryesorë, ku mund të veçohet Klodian Duro, që do të mungojë edhe në dy sfidat e tjera. Por duket se gjendja e Flamurtarit dhe rezultatet e dobëta në javët e fundit do t'i vijnë në ndihmë trajnerit për të arritur suksesin e parë në stolin e kuq. Sidoqoftë, në një intervistë për "Sportin shqiptar", trajneri që la "makinën" bardheblu për të drejtuar rivalët e kuq, flet për përshtypjet e para, madje është optimist për të arritur synimet që i ka vënë vetes në krye te Partizanit:
- Keni vetëm pak ditë erdhët në krye të Partizanit dhe besojmë se i keni krijuar përshtypjet e para, apo jo?
- Po, patjetër. Përshtypjet janë normale dhe puna në ditët e para ka ecur mirë. E kam theksuar që në fillim se nuk ka qenë aq e lehtë të merrja drejtimin e Partizanit, por tani shoh që gjërat po ecin sipas parashikimeve. Shumicën e lojtarëve dhe të drejtuesve të klubit i njoh, ndaj mendoj se shumë shpejt do të përshtatem më mirë në krye të skuadrës që po drejtoj momentalisht.
- Sot do ta drejtoni ekipin kundër Flamurtarit. Si e mendoni këtë sfidë?
- Besoj se duhet ta sigurojmë tripikëshin në këtë ndeshje, çka do të jetë synimi ynë ndaj Flamurtarit.
- Vetëm fitoren, apo do të kërkoni më shumë nga skuadra?
- Mbi të gjitha, i rëndësishëm është tripikëshi. Për këtë jemi angazhuar, që nesër lojtarët të jenë të impenjuar maksimalisht për të fituar, pasi nuk ka kundërshtarë të lehtë.
- U druheni ndopak problemeve të skuadrës pas derbit?
- Po, pasi kemi shumë probleme, për sa u përket lojtarëve të dëmtuar dhe të skualifikuar. Sidoqoftë, kjo nuk duhet të na pengojë sot për të marrë maksimumin.
- Në krahasim me ndeshjet e fundit të Partizanit, a mendoni se është e nevojshme të bëhen ndryshime në lojë?
- Besoj se po. Do të bëhen disa ndryshime, duke filluar që sot, ndaj Flamurtarit, dhe pastaj gradualisht, në varësi të kundërshtarëve. Në të ardhmen, më shumë e përforcuar nga repartet e lojës do të jetë mesfusha.
- Keni drejtuar Tiranën në fazën e parë dhe tani po drejtoni Partizanin. Ku ka më shumë probleme disipline?
- Disiplina, siç dihet, është një e metë e futbollit tonë, ndaj kërkohet shumë punë për ta luftuar. Edhe te Partizani ka probleme, me të cilat mund të ndeshemi gjatë ecurisë së kampionatit, por, gjithsesi, do të përpiqemi që me kalimin e kohës t'i minimizojmë sa më shumë që të jetë e mundur.
- Për më tej, i keni kërkuar presidentit ndonjë lojtar tjetër?
- Tani për tani, ekipi ka nevojë për lojtarët që momentalisht nuk janë të disponueshëm. Megjithatë, presidenti më ka premtuar që në fund të fazës së dytë mund të bëhen përforcime të tjera.
Gjithsej 45 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 41 » ... E fundit » Trego 45 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.