Forumi Horizont Gjithsej 32 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32]
Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re e prozes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=338)
-- JEHONA E MALLKIMIT ( nga Daku) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3184)


Postuar nga Equis datë 09 Nëntor 2005 - 01:05:

Hi Iliriusa
Per fat te keq,ndoshta vetem per shkak te neglizhimit tim nuk kam vendosur akoma per titullin.Ndersa persa i perket botimit,nuk me ka shkuar ne mendje.Ndoshta ngaqe jam i sigurt qe asnje nuk do kishte deshire te botonte histori te tilla apo te nje niveli te tille.Sigurisht ne treg kane dale libra nga autore mjaft te dobet,dhe histori te cuditshme,qe i permbledhin ne te ashtuquajturen letersi bashkohore,por qe ne te vertete nuk kane asnje vlere qofte si subjekt,qofte dhe si shtjellim subjekti.Nuk do te deshiroja te fus ne nje thes edhe ata autore te rinj qe jane mjaft te talentuar dhe qe ato vepra qe kane botuar jane me te vertet te bukura dhe interesante.
Endrra ime do ishte te botoja dicka por e vetmja menyre sot per sot eshte ajo e vetfinancimit.Nuk shpresoj te gjej ndonje shtepi botuese te gatshme te mare persiper botimin e veprave te mia.Jam i sigurt qe ato gjuajne vetem shkrimtaret e njohur te gjalle apo te vdekur dhe s'kane asnje interes te rrezikojne me te rinj te panjohur.Pra ne perfundim nese ne kete forum existojne njerez qe mund te ndihmojne ne botimin e veprave nga autore te rinj e te talentuar qe shkruajne ne forum do isha i lumtur te kontaktonte me ta.

Veprat e mia te tjera pervec kesaj novele:
Poezi
Esse
Tregime te shkurtra dhe te gjata (Rreth 13 prej tyre te perfunduara)
2 Novela te tjera
Roman (i paperfunduar krejtesisht dhe i paredaktuar)
Te pabotuara sigurisht dhe qe nuk i kam expozuar as ne forum per arsye thjesht kohe apo modestie.

Ciao


  Gjithsej 32 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32]
Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.