Forumi Horizont Gjithsej 36 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 »
Trego 36 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- Qivuri i profecisë së Marksit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6783)


Postuar nga Perendia datë 18 Shkurt 2005 - 06:48:

Në rradhë të parë: "ai mbi të cilin bie pushteti" është ose bëhet pushtetar dhe nqs marrja e pushtetit bëhet me dhunë (revolucion) nga ana e pushtetarit (të ardhshëm), atëherë ka folur pikërisht për të.
Në rradhë të dytë: mjetet e luftës së klasave në komunizëm nuk janë të njëjta me ato të "luftës së klasave në kapitalizëm". Pse nxjerr si shembull shek.XVI?
Në rradhë të tretë: nuk e kisha fjalën për R.D.Gj.-në, por për Republikën Sovjetike të Bavarisë (1919).

Thelbi i qëllimit tim është të tregoj që barazia (komunizmi) është e pavlefshme për njerëzimin. Ëndrrat dhe ambicjet e njerëzimit (historikisht) kanë treguar që njerëzimi do gjithnjë e më shumë dhe është veçantia e aftësive të sejcilit, për të arritur atë që do, ajo që e hedh poshtë barazinë. Dhe janë pikërisht komunistët (marksistë a jo) ata që manipulojnë me ëndrrat e të varfërve për të arritur qëllimet e veta.
P.S. Jam kurioz të di pse e ke të vështirë të më drejtohesh si Perëndi (nofka që kam).

Për spartacus:
Thua që Marksi s'ishte profet, por mundohesh të njësosh komunizmin me fenë. Pastaj nxjerr shembull epokën e gurit, kohën, ku njerëzit ishin të barabartë, pra kishte barazi. Kjo është aspirata e njerëzimit, të kthehemi në zanafillë?


  Gjithsej 36 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 »
Trego 36 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.