Forumi Horizont Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 41 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datë 13 Prill 2005 - 04:08:

enzimat (2)

Cod. A13042005

Enzimat ca bejne? Enzimat ulin energjine e aktivizimit keshtu qe do te kemi me shume grimca qe kane energjine e mjaftueshme per te formuar substancat e ndermjetme. Po si e bejne lind pyetja edhe ketu. Qe te formohet AB duhet qe A dhe B te perplasen me disa kende te caktuara. Nese ka perplasme me kende te ndryshme nga keto nuk kemi reaksion. Enzimat bejne te mundur qe perplasjet ndermjet grimcave te kryhen me kendet e sakte dhe rrisin keshtu probabilitetin e nje reaksioni. Po ashtu ka rendesi edhe ambienti: ka reaksione qe mund te ndodhin me mire ne mungese te ujit dhe enzimat e bejne te mundur kete.
Shembuj keni sa te doni: te llogaritesh qe gjithe sheqernat qe kthehen ne energji ne trupin tone katalizohen nga enzimat. Ushqimet qe hajme duke filluar nga goja e deri te zorra e trashe shkaterrohen nga enzimat. Nje nga perberesit e lotit qe pastron syrin nga bakteret e ndryshme,lisozima eshte enzime dhe shkaterron muret e bakterieve,levizjet e muskujve behen te mundura nga shkaterrimi i ATP nga enzima fosfatazi,formimi i ADN behet e mundur nga enzimat,edhe futja dhe tretja e dioksidit te karbonit brenda qelizave te kuqe te gjakut behet e mundur nga anidrazi karbonik dhe eshte nje menyre edhe per te ulur perqendrimin e acideve ne gjak(sistemi tampon qe ka funsion te ule perqendrimin e acideve ne gjak qe do te ishin te demshme per njeriun). Pak a shume cdo reaksion ne trupin e njeriut behet me ane te enzimave meqenese keto e pershpejtojne reaksionin. Per te kuptuar me mire rendesine e ketyre enzimave mund te themi se ekzistojne semundje qe shkaktohen nga probleme te enzimave. Mund te permend nje lloj anemije qe shkaktohet nga thyerja e shpejte e qelizave te gjakut dhe e gjithe kjo per faktin se mundgon nje enzime(glukoz 6 fosfat dehidrogjenazi) qe ul mbrojtjen qe i jep qelizes. Probleme enzimash shkaktojne deme te jashtezakonshme kur mendojme se sistemi imunitar varet prej tyre. I gjith sistemi i trasporteve te senjaleve neper qeliza kryhet me ane te enzimave te ndryshme qe aktivizojne enzima te tjera. Nese enzimat e mpiksjes s'do te funksiononin mire do te kishim nje mpiksje te tepert ose te pakte me rezultate si bllokim te kapilareve ose shkaterrim te qelizave. Semundje te sistemit imunitar shkaktohen nga futja ne qarkullim dhe aktivizimi enzimave te ndryshme shkaterruese.i gjithe sistemi qe futet ne pune ne rast sulmi nga ndonje mikrob(procesi i enjtjes ose sic quhet ne anglisht inflammation...shpresoj mos te jem gabuar me fjalen)bazohet mbi punet e enzimave.Pra egziston nje kontroll mjaft i madh qe trupi i ben enzimave duke i mbajtur nen nje kontroll shume te rrepte per te ndaluar problemet

Pak a shume kaq informacione mjaftojne per sa i perket qelizave megjithse mund te kete edhe shume te tjera qe ndoshta do te dalin me vone...megjithse nese dikush ka per te shtuar eshte i mirpritur si gjithmone...
Do ti kthehem per nje moment edhe nje here ATP(dhe ndonjehere edhe GTP) per te thene disa gjera rreth saj si dhe nje informacion te janarit per nje gjetje te re...per tani :o naten e mire...


  Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 41 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.