Forumi Horizont | Gjithsej 70 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 41 » ... E fundit » Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historiku i studimeve gjeologjike (i detajuar) (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=153)
-- 3.III. Kërkimet dhe Punimet Gjeologjike të kryera nga shteti Shqiptar (1945-2000) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=752)
• Punimet për kërkim-zbulimin e qymyrit në sinklinalin e Tiranës janë kryer në disa objekte dhe me kalimin e kohës ato morën zgjerim e jasht tij. Siç është përmendur dhe më lart, me zbulimin e vendburimit të Mëzezit është marrë M. Ylli, i cili disa rezultate i ka paraqitur në “Relacion mbi dhënien e punimeve suplementare të shpimeve për të plotësuar zbulimin e detajuar të vendburimit të qymyrit Mëzez” më pas ai është ndihmuar edhe nga Dh. Bendo, duke i zgjeruar edhe më tepër punimet e zbulimit, dhe “Zbulimi i detajuar i vendburimit Yzberish Mëzez-Domë” Tiranë 1962. Ndërsa E. Koshuta (Vllaho) ka bërë punime kërkim zbulimi në rajonin e Babrusë dhe kërkime në atë të Fush Krujës, “Relacion mbi punimet e kërkim-zbulimit në zonën qymyrmbajtëse Babru dhe kërkimi paraprak në zonën qymyrmbajtëse Fush Krujë” Tiranë 1963. K. Plaku, duke ndjekur shpimet strukturore që bëheshin për kërkimin e naftës, ka kombinuar kryerjen e tyre edhe me kërkimin e shtresave të qymyrit, “Relacion mbi rezultatet e puseve strukturale dhe për kërkimin e qymyreve në rajonin Thumanë-Milot gjatë viteve 1960-1963-1964”. V. Liko ka bërë zbulimin e vendburimit të Priskës, i cili rezultoi me përmbajtje galiumi, “Raport mbi zbulimin e vendburimit të qymyreve me përmbajtje të lartë galiumi Priskë-zona Shkozet” Tiranë 1964; më pas punimet i ka vazhduar S. Guranjaku “Raport mbi zbulimin e vendburimit te galiumit të përmbajtur në formacionet qymyrore të helvecianit të sipërm të Priskës (zona Mollaj), sipas rezultateve të punimeve të viteve 1964-1966” Tiranë 1967. H. Uzuni, Th. Godello kanë bërë kërkime për qymyr në pjesën juglindore të sinklinalit të Tiranës, “Relacion mbi punimet e kërkim revizionimit në zonën qymyrmbajtëse të krahut juglindor të sinklinalit të Tiranës viti 1965” Tiranë 1966, kurse S. Guranjaku i ka përshkruar në artikullin “Rezultatet e studimeve përgjithësuese kërkimore për qymyr të kryer në zonën Kërrabë-Erzen” Përmb.Stud. Nr.6, 1967. Dh. Bendo, H. Uzuni, etj. kanë vazhduar kërkim-zbulimin në rajonin Domë-Bërxull “Raport mbi kërkim zbulimin e qymyrit brun në pellgun qymyror të Tiranës, zona Domë-Bërxull me gjëndje rezervash 5.6.1967” Tiranë 1968. Në zbulimin e vendburimit të Valiasit kanë marrë pjesë S. Guranjaku, Dh. Bendo, etj., “Raport mbi zbulimin e detajuar të vendburimit të qymyrit brun të Valiasit” Tiranë 1969. S. Guranjaku, H. Uzuni edhe në artikullin “Kriteret e bashkëlidhjes së shtresave të qymyrit në vendburimet e fushës së Tiranës” Përmb.Stud. Nr.2(15), 1970. S. Guranjaku, H. Uzuni kanë bërë punime zbulimi në rajonin Kërrabë-Mushqeta-Bërzhitë, të cilët duke shfrytëzuar edhe punimet e mëparëshme i kanë pasqyruar në “Raport i punimeve të zbulimit të vendburimit të qymyrit Krabë-Mushqeta-Bërzhitë (me rezultatet e punimeve të viteve 1963-1964 dhe 1966-1969” Tiranë 1970, dhe në “Shtojcë raporti i punimeve të zbulimit të vendburimit të qymyrit Krabë-Mushqeta-Bërzhitë me rezultatet e punimeve të viteve 1963-1964, 1966-1969” Tiranë 1970. Për vendburimin e Kërrabës N. Çovani, S. Muçko, Ll. Langora disa të dhëna i kanë përshkruar në artikullin “Tektonika dhe qymyrmbajtja e zonësverilindore të vendburimit të Kërrabës” Përmb.Stud. Nr.7, 1967.
Punimet e kërkim zbulimit në Manzë të rrethit të Durrësit i ka filluar Y. Leka, “Raport informativ mbi punimet e kërkim zbulimit të kryer në vendburimin e qymyreve brun Manzë dhe llogaritja e rezervave me gjëndje 31.7.1965” 1966; ndërsa zbulimin e detajuar e kanë vazhduar P. Bibaja, D. Shkupi, “Raport mbi punimet e zbulimit të detajuar të kryer në vendburimin e qymyreve brun Manzë dhe llogaritja e rezervave gjendje 1.1.1967” Tiranë 1967. V. Heba ka bërë kërkim zbulimin në Mamël, që “Relacion mbi punimet e kërkim-zbulimit në vendburimin e qymyreve Mamël” Tiranë 1968.
P. Bibaja ka bërë kërkim-zbulimin e vendburimit Galush, “Raport mbi punimet e kërkim-zbulimit me punime të rënda minerare me llogaritjen e rezervave me gjendje 1.3.1969 në vendburimin e qymyrit brun Galush” Tiranë 1969. P. Bibaja, D. Shkupi vlerësime për qymyrmbajtjen e ultësirës Tiranë-Ishëm i kanë paraqitur në artikullin “Mendime bmi qymyrmbajtjen e Ultësirës në veri të lumit Shkumbin” Përmb.Stud. Nr.3(16), 1970. A. Nurja ka bërë punime të zbulimit të detajuar në Manzë-Gërdec “Raport mbi punimet e zbulimit të kryer në vendburimin e qymyreve brun Manzë-Gërdec (fusha minerare Gërdec) dhe llogaritja e rezervave gjëndje 1.1.1970” Tiranë 1971 dhe bashkë me P. Bibaja “Shtojcë raporti i punimeve të zbulimit të detajuar të kryer në vendburimin e qymyreve brun Manzë me llogaritjen e rezervave me gjëndje 1.1.1970” Tiranë 1971.
Sh. Begaj ka bërë punime gjeologo-zbuluese në vendburimet e qymyreve Verçun dhe Pretush të rrethit të Pogradecit “Relacion gjeologjik mbi rezultatet e punimeve gjeologo-zbuluese dhe llogaritjen e rezervave të vendburimit të qymyrgurit Verçun gjëndje 30.6.1967” Pogradec 1967, “Relacion mbi punimet e zbulimit në vendburimin e qymyreve Pretush me llogaritjen e rezervave me gjëndje 1.8.1968” Pogradec 1968; kurse në tërësi mendimet për rajonin Pogradec-Maliq-Lozhan i ka shfaqur në artikullin “Të dhëna bmi ndërtimin gjeologjik dhe qymyrmbajtjen e rajonit Pogradec-Maliq-Lozhan” Përmb.Stud. Nr.8, 1968; më pas punimet e zbulimit në Pretush i ka vazhduar M. Xhangolli, i cili i ka pasqyruar në “Raport mbi punimet e zbulimit dhe llogaritjen e rezervave me gjëndje 31.12.1970 të vendburimit të qymyrit brun Pretush” Pogradec 1971.
I. Vinjau ka bërë punime kërkim zbulimi në rrethinat e minierës së Mborje-Drenovës për zgjerimin dhe zbulimin e rezervave te reja , “Relacion mbi rezultatet e punimeve të kryera në fushën e katërt (Mborje – Ddrenovë) dhe llogaritjen e rezervave” Korçë 1968, “Raport i punimeve të zbulimit me llogaritjen e rezervave për fushën e tretë të vendburimit qymyrit Mborje-Drenovë” Korçe 1969, “Raport shtojcë me llogaritjen e rezervave për pjesën jugore (fusha a), dhe veriore fusha 2 të fushës së tretë vendburimi Mborje –Drenovës” Korçë 1970. Ndërsa Xh. Lavdari ka bërë punime zbulimi në vendburimin e qymyreve Kuç të rrethit të Devollit “Raport përfundimtar mbi punimet gjeologo-zbuluese të kryera në vendburimin e qymyreve brun Kuç dhe llogaritjen e rezervave “ Korçë 1970.
Gjatë vitit 1969 Th.Petro, P.Jani, N.Premti krahas punimeve të kërkim-zbulimit të vendburimit të qymyrit Bezhan kanë bërë edhe kërkime gjeologjike në shkallën 1:25000 të rajonit të Kolonjës “Raport mbi punimet gjeologo zbuluese të kryera në vendburimin e qymyrit brun Bezhan gjatë vitit 1969 me llogaritjen e rezervave dhe perspektivën e qymyrmbajtjes të rajonit të Kolonjës” Korçë 1970.
G.Shameti, A.Papa etj. për vlerësimin e perspektivës qymyrmbajtëse të rajonit Memaliaj dhe e kanë përshkruar në “Të dhëna të reja mbi ndërtimin gjeologjik dhe perspektivën e qymyrmbajtjes së sinklinalit të Memaliajt” 1969. L.Vinjau dhe P.Qafoku kanë bërë studimin e pasurimit të qymyrit të Memaliaj, “Studim teknologjik i pasurimit laboratorik e gjysëm industrial të qymyrit Memaliaj shtresa 6 e 7” Tiranë 1965, “ Raport mbi studimin e pasurimit të qymyrgurit Memaliaj” Tiranë 1965. Probleme metodike për qymyret janë trajtuar nga S. Guranjaku “Çështje metodike në kërkimin dhe zbulimin e vendburimeve të qymyreve” Përmb.Stud. Nr.3, 1966; dhe nga I. Meçule, R. Kuka “Gjetja e barazimeve dhe lidhja e përbërësve të dobishëm në një shtesë qymyri në njërin nga vendburimet e qymyrit të vendit tonë” Bul.USHT.ser.Shk.Nat.Nr.2, 1967.
Gjithsej 70 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 41 » ... E fundit » Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.