Forumi Horizont | Gjithsej 121 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 41 » ... E fundit » Trego 121 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- Teme sa per te diskutuar (politike-sociale-psikopatologjike) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7626)
Jimmy, mendoj se relativizmi yt eshte shembull i mentalitetit tolerant ndaj krimit.
Te shikojme gjerat me qarte. Ekziston nje game e madhe gjerash qe mund te quhen krime, por eshte shteti dhe komuniteti qe vendos cfare te demigroje si krim e cfare jo. Per shembull amerikanet jane strikt per pirjen e alkoleve para se ti japesh makines. E konsiderojne krim te rende dhe te rrezikshem. Nderkohe qe ne Itali nuk eshte kaq tragjike te pish dy birra te shtunen ne darke. Si ky rast ka te tjere qe bejne te kuptosh qe ligjet dhe zbatimi i tyre ndryshojne nga shteti ne shtet, nga kultura ne kulture. Ajo qe mund te zgjedhe nje popull eshte ku do qendroje ne kete game ligjesh dhe zbatimi. Une thashe me lart se shqiptaret kane vendosur qe te quajne krime vetem vrasjet e thjeshta dhe justifikojne shumicen e abuzimeve te tjera (duke filluar qe nga sinjali i makines dhe deri tek tenderi apo droga) me problemet ekonomike. Ketu qendron mentaliteti kriminal shqiptar.
E lexova gjithashtu me vemndje llogjiken tende. Eshte spjeguese dhe justifikuese, por jo autokritike. Mua nuk me intereson cfare problemesh kane shqiptaret qe behen kriminele. Mjafton qe shqiperia mos behet cerdhe kriminelesh qe shperndan mafioze neper bote. Kjo arrihet vetem kur Shqiperia te jete shtet ligjor dhe jo shtet qe fsheh krimet e veta pas problemeve ekonomike.
Se fundi, ke te drejte, perendimi ka nje fare faji por nuk qendron aty ku thua ti. Po e spjegoj me qarte. Sic ka nje game krimesh ka edhe nje game ndeshkimesh. Kur dikush vjedh nje molle mund te gjobitet, burgoset ose ti pritet dora. Zgjedhja eshte relative dhe varet nga nevojat e popullit. Fajet e perendimit qendrojne tek detyrimet qe i vene Shqiperise ne zbatimin e disa te drejtave te njeriut ne menyre utopike. Ne Shqiperi eshte i domosdoshem denimi me vdekje qe te krijohet nje fare rregulli dhe te prishet llogaria e gjakmarrjeve ne veri. Cdo shtet perendimor e ka perdorur ne kohera te ndryshme ndersa SHBA vazhdon ta perdore. Pra nuk ka pse te detyroje Shqiperine Evropa ose ndonje politikan nga kolltuku i tij i rehatshem perendimor. Nje shtet i di vete nevojat e veta dhe nuk ka pse te zbatohen ligjet qe zbatohen ne Rome apo Paris. Nuk mund te krahasohen kushtet e zhvilluara te policise dhe gjykatave perendimore me policine dhe gjykatat shqiptare. Pikerisht ketu qendron aresyeja e fajit perendimor. Ne nje fare menyre krimin e prodhon vete Evropa qe detyron Shqiperine te zbatoje rregullat e papershtashme te saj.
P.s. Mentaliteti fillon te ndryshoje kur dikush hap syte per te pare se jeton mes krimit, jo kur justifikohet cdo hap dhe i hidhet faji te tjereve.
Gjithsej 121 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 41 » ... E fundit » Trego 121 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.