Forumi Horizont Gjithsej 44 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 41 » ... E fundit »
Trego 437 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Pjese te preferuara nga filma te preferuar (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13875)


Postuar nga Roi datë 10 Korrik 2009 - 03:17:

Sotto falso nome

Film franko-italian ! Protagonisti eshte nje shkrimtar i luajtur nga Daniel Auteuil,vertet i zoti do thosha e jo vetem ketu.me pelqen ne pergjithsi si aktor edhe se ka nje menyre te luajturi jo shume energjike,por ndoshta kjo i jep nje fare mbeshtjellje enigmatike qe e ben terheqes,te pelqyeshem,fakti qe me llafe jo gjithmone shprehe ate qe deshiron te shprehi,ose te pakten jo me shume llafe!
Filmi fillimisht ka doza paksa te larta erotizmi,por me pas kalon ne nje film thriller terheqes !
Shkrimtari Daniel Botanski (mban te njejtin emer si aktori ) niset per tek dasma e djalit ne Capri ku njeh nje femer me te cilen kalon nje nate teper te nxehte ...por te nesermen do mesoje me shume se kush ishte kjo femer qe behet gjithmone e me e mistershme per te !
Me shume s'po ju them se ndoshta mund tju shkoje ndermend ta shihni,sdq nga fundi behet goxha dramatik si film,goxha e forte edhe mbyllja ! Muzikat jane te Einaudit,nje emer nje garanci !


Postuar nga Fajtori datë 10 Korrik 2009 - 13:59:

Bobo, qenka zeri qe dublon Giulio Andreottin tek "Il Divo" prape :p


Postuar nga Tulipani datë 10 Korrik 2009 - 20:58:

Oh sa e kam inat kete aktorin, sec ka bere dhe nje film me Napoleonin qe e lashe qe ne 10 minutat e para. Po kam kolonen zanore te Einaudit kuptohet.

Roi jemi baraz tani :p


Postuar nga Roi datë 12 Korrik 2009 - 04:07:

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Oh sa e kam inat kete aktorin, sec ka bere dhe nje film me Napoleonin qe e lashe qe ne 10 minutat e para. Po kam kolonen zanore te Einaudit kuptohet.

Roi jemi baraz tani :p



Kesaj i thone ta besh sic e beri Ilir Meta tamam si thote dhe ajo shprehja "Per inat te sime vjerre shkoj me mullixhine "

Nejse,nese vertet ka ndodh sic thua ti,pra qe e ke lene pergjysem,atehere jemi 1 me 1 ! Vihet topi ne mes dhe vazhdon loja

Mua personalisht nuk me duket aktor i keq,aspak...perkundrazi me pelqen goxha ! Faktikisht luan paksa si te thuash...pothuaj si i fjetur do thoja ! Ndoshta per kete nuk ka qene ideal per rolin e nje personi energjik,revolucionar,egocentrik e autoritar si Napoleoni !Karakteristikat e tij jane komplet te kundertat ! jane ato te antiheroit qe deshiron te kaloje ne heshtje,pothuajse pa u vene re !
S'di c'te them,une s'kam ndonje gje kundrejt aktoreve qe luajne ne menyre te tille,po e lidh ketu dhe me "debatin" e Toni Servillo-s ! Thjesht mendoj se jo te tereve u shkon ai lloj interpretimi ! Psh Danielit po e Tonit jo... gjithmone sipas meje !
Varet pastaj edhe nga filmi qe luajne,rregjizori,skenaristi,trama,e nje sere detajesh te tjera qe konteksti i xhirimit te nje filmi te ofron !


Postuar nga Tulipani datë 12 Korrik 2009 - 16:08:

Citim:
Po citoj ato që tha Roi


Kesaj i thone ta besh sic e beri Ilir Meta tamam si thote dhe ajo shprehja "Per inat te sime vjerre shkoj me mullixhine "

Nejse,nese vertet ka ndodh sic thua ti,pra qe e ke lene pergjysem,atehere jemi 1 me 1 ! Vihet topi ne mes dhe vazhdon loja




Mos ki dyshim qe e kam lene si film, se pastaj me erdhi uji tek kanali im ishte rastesi


Postuar nga Tulipani datë 12 Korrik 2009 - 16:20:

No Man's Land

Ky eshte nje nga filmat ballkanas me te mire qe kam pare e Oscar-i qe ka fituar eshte nje surplus por dhe pa te ia vlen.

Ne luften e Bosnjes, ne nje trashe te braktisur gjenden per nje rastesi te fatit nje ushtar serb e nje ushtar boshnjak. Trashe-ja ndodhet mes 2 fronteve kundershtare e kjo toke behet si te thuash toka e askushit, nuk ka kontroll asnje. Eshte nje film jo i zakonshem, nuk ka ndonje vlere artistike, ndonjehere behet si dokumentar, i thjeshte. Por keto minuta jane nje pasqyre e luftes ne miniature, del qarte idea se ne te ska fitues por vec te humbur, se si te medhenjve si intereson fare se kush vdes, se kush rron. E ne gjithe kete filmi nuk eshte dramatik nga ata qe bejne me lot por dhe komik here pas here, merite e regjizorit qe ka ndertuar nje gje inteligjente.


kjo eshte nga skenat me domethenese, ne arsyetimin se kush ka te drejte e se kush e filloi luften i pari ... vendos ai qe ka pushken ne dore






Postuar nga Kai datë 13 Korrik 2009 - 01:12:

The Dark Knight :


Postuar nga Tulipani datë 12 Gusht 2009 - 18:23:

Il cielo sopra Berlino

Mu kujtua ky filmi nga kenga e Nick Cave qe kish vene Kati, s'besoj ta kem vene me pare. Ne film luan veten e tij ndersa jep nje koncert.


Eshte nga filmat me te cuditshem qe kam pare, si realizim dhe si ide, ne shume pjese eshte shume i ngadalte dhe me dialogje filozofike. I xhiruar gati komplet ne bardh e zi dhe me shume pak sekuenca me ngjyra. Eshte historia e nje engjelli qe merr shpirtrat e njerezve kur vdesin. Ai i rri prane por eshte i vetmuar, nuk komunikon dot me ta, nuk di cfare jetojne e ndiejne e ata s'mund ta shohin. Derisa dashurohet me nje akrobate cirku e vendos te ndryshoje ekzistencen e tij per te. Ngjarjet zhvillohen ne Berlin para renies se murit, bile ka dhe nje vazhdim te tij por se kam pare. Protagonisti Bruno Ganz eshte shume i zoti ne kete rol.

Kane bere remake te tij dhe amerikanet me emrin City of angels.




Postuar nga erious datë 09 Shtator 2009 - 18:58:


Postuar nga cecilia datë 09 Shtator 2009 - 23:57:









Nje nga filmat e mi te preferuar. Sdi cte them per muziken...Edhe Tano Caridi e ka luajtur bukur rolin e tij...


  Gjithsej 44 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 41 » ... E fundit »
Trego 437 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.