Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 41 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Fajtori datë 24 Nëntor 2009 - 20:55:

Ne fakt, per Don Kishotet kosovare te heqesh kapuçet nga koka sot (se di kur eshte bere video) quhet tradheti. Keta jane njerez qe dine vetem te mbathin arme dhe kur nje politikan i thote hiqni kapuçet se duhet te bhemi shtet keta i drejtojne gishtin si tradhetar. Keta jane talebanet e ballkanit. Njerez qe dine vetem te luftojne dhe nuk i intereson paqja dhe inteligjenca. Duan vetem te perdorin armet dhe te aplikojne njohurite e tyre luftarake... per te bere lufte me çdo kusht... duke gjetur tradhetare ne televizion.

Keta jane mafiozet e familjes Haradinaj qe perfundoi ne gjykaten e Hages. Jane mafiozet e asaj familje qe mbyti 30 vete se bashku ne liqen. Keta se dine qe jane pjelle e interesave lokale te amerikes dhe i hipen vetja ne qejf te flasin per bashkimin e Shqiperise etnike.

Majko e thote shume qarte (dhe jam shume dakort) se keta i prishin pune kombit shqiptar. Sepse duke u mbrojtur gjoja nga kriminelet kosovare, serbet gjeten justifikim te bejne masakrat e 1999-es. Situata ka ndryshuar, Kosova eshte shtet, ndersa keta dalin me kapuça duke delegjitimuar qeverine zyrtare te Kosoves.


Ne Shqiperi te kesh mendime paqesore ndaj vendeve fqinje konsiderohesh tradhetar. Prandaj ai vend nuk behet kurre, sepse nuk di te krijoje nje fqinjesi normale me vende te tjera, qe sidoqofte kane nje kulture me te njohur neper bote sesa ajo shqiptare. Mjafton te shikosh se New York Times e quan Beogradin vendin me te mire ne bote per argetim, nderkohe qe ne Tirane nuk zbret kembe turisti per argetim. Dhe nderkohe qe Beogradi behet arene per DJ me te mire ne bote, kosovaret dalin me kapuça dhe me arme ne televizor. Dhe guxojne i thone tradhetar atij qe i kritikon.


Postuar nga Deb* datë 24 Nëntor 2009 - 21:34:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
N



Ne Shqiperi te kesh mendime paqesore ndaj vendeve fqinje konsiderohesh tradhetar. Prandaj ai vend nuk behet kurre, sepse nuk di te krijoje nje fqinjesi normale me vende te tjera, qe sidoqofte kane nje kulture me te njohur neper bote sesa ajo shqiptare.


Eshte e vertet kjo qe thua ti Fajtor. Kujdes se do te bejne dhe ty tradhetar.:p
Ke hyre ndonjehere te Forumi Shqiptar? Me kete postim do quheshe kategorikisht jo vetem tradhetar, por Grek, Serb.


Postuar nga Fajtori datë 24 Nëntor 2009 - 22:14:

Epo kshu eshte kjo pune. Elita 5 ka bere nje kenge te bukur qe me vjen shpesh ne mend. I dedikohet pikerisht atyre qe luajne luftash:

Don Kishotet ne Korzo


Nuk duhet minimizuar vlefshmeria e luftetareve te Kosoves, por duhet te ruhemi nga nacionalizmi i Don Kishoteve te tejkaluar. Mund te krijoje indinjime ne Evrope qe mund te ktheje mbrapsh pavaresine e fituar.


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 24 Nëntor 2009 - 22:27:

Enveri ishte shume i dhene mba Don Kishotit, mos duhet te vazhdojme akoma historine me perralla ???????


Postuar nga Fajtori datë 24 Nëntor 2009 - 22:34:

Enveri u izolua. Do ishte mire mos te izolohej Kosova.

Serbet e duan te izoluar qe ta punojne me rehat.


Postuar nga erious datë 24 Nëntor 2009 - 22:38:

.

ka te forta me kosovaret... e kane ne kulture boooh s'di t'i jap shpjegim ku karakter bejne pjese.

ti thuash qe tashme serbine duhet ta konsideroni shtet fqinj... te konsiderojne tradhetar

martohen fshatare shqiptare me serbe, gati te themi e gjithe kosova na deklaron lufte... duke harruar qe te gjithe kosovaret po regjistrohen si shtetas serb per te mare pashaporte europiane.

haradinaj, i ka dhene kosoves me shume se te gjith, perveç familjes jashari e konsiderojne halabak.

rugova, s'begenisi te zbriste nga avioni ne rinas, kur u kthye nga rambujet.


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 27 Nëntor 2009 - 00:14:

Ngjarja prane lokalit piaza ne Tirana ,nje vajze sulmohet nga nje person me acid ,agresori i grabit canten vajzes ,sulmi ndja vajzes dyshohet per grabitje..Ngjarja sot ne qender te Tiranes,vajza gjendet rende ne spital,e sulmuara quhet Erka V.21 vjece ........

Po ai ligji vdekjes do te vendosi ndo nje here parlamenti......


Postuar nga Fajtori datë 27 Nëntor 2009 - 17:18:

Kryeministri flet per breket e kryetarit te opozites

Doktor Berisha analizon shpirtin dhe familjen e Edi Rames. Dje ne parlament:

"Rama bllokon opozitën të kthehet në Kuvend dhe e ka kthyer atë në një opozitë të rrugës dhe po kërkon sot të heqë gurin e themelit këtij sistemi duke treguar se është një kopje e atit të tij shpirtëror."

"Cili është ai burrë që bashkeshorten e vet e akuzon se e ka fëmijën me të atin e tij? Z. Rama thuaji shqiptarëve cili është ai baba që i mohon djalit kafshatën e gojës . Çfarë do që të ketë bërë djali, kafashata s'i mohohet. Zoti Rama, të ndodhi me bashkeshorten e parë artisten e nderuar, për të cilën kam pasur dhe kam respektin më të madh, ç'nodhi pastaj, cili është ai burrë, cili është ai shqiptar, cili është ai ballkanas,cili është ai europian që e nxjerr gruan e tij lakuriq në plazhet e botës. A e di ti që ajo është një nënë, është një motër, ajo është një bijë, ajo është shqiptare, edhe po të qe serbe, po të qe gjermane, franceze, italiane, si do të që të jetë, nuk bëhet kurrë ajo që ke bërë ti dhe e ke fotografuar", - tha Berisha.

--------------------------------------------
Hahahahhaha, cili eshte ai burre qe e nxjerr gruan... ?
Gruaja qenka nje objekt qe burri e nxjerr apo nuk e nxjerr. Nuk ka tru gruaja. Burri vendos. Mbani grate ne shtepi o meshkuj, mos i nxirrni lakuriq, mbulojini me perçe.

Mesa duket tani politika po ndahet edhe moralisht, ku Berisha do perfaqsoje meshkujt e bjeshkeve te Tropojes, ndersa Rama aktet e turpshme te lakuriqesise.


Postuar nga AngelDevil datë 27 Nëntor 2009 - 21:53:

Berisha - Akuza Rames









E te mendosh qe flet nga foltorja e parlamentit !!!!


Postuar nga AngelDevil datë 27 Nëntor 2009 - 22:04:

Replika e Rames ndaj Berishes !



Nga foltorja e PS!!!


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 41 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.