Forumi Horizont | Gjithsej 44 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 41 » ... E fundit » Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Zoti? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6378)
Kuptova me ane te trurit, duke njohur sendet dhe gjerat, qe tek Zoti qendron Pushteti i Njohjes mbi Absoluten.
Zoti
Nuk ka krijuar gje te keqe ,por gjerat qe ka krijuar munde te perdoren per mire ose per keq.
Ashtu si nga rrushi mund te behet edhe sherup edhe vere....
Re: Re: Zoti?
[QUOTE]Po citoj ato që tha Sunlight
[B]
plloshtan, me pelqen menyra se si zgjedh fjalet per te shprehur fjalet adekuate qe i perkasin Krijuesit..ndoshta nga ana filozofike mund te shprehesh keshtu, por jane ca pikepyetje per mua,
-psh, "akt i paster'.??!!
-"Eshte krijues dhe jeton pa influencen e askujt" perderia eshte krijues ska sesi te influencohet nga dikush tjeter...
-Ai nuk eshte natyra, as koha as hapesira, eshte krijues i tyre..
Ekziston ne menyre transcedente dhe intranscedente, do shtoja, eshte Fillimi dhe Mbarimi i gjithckaje, eshte i pari dhe i fundit, eshte i Gjalle dhe i Perhershem,
Zoti ekziston, gjithmone ka ekzistuar, nuk eshte i krijuar.
Ai vetem ESHTE Perjetesisht!!
per mendimin tim; t'i shoqe ke plotesisht te drejte!!!!!
Zoti ekziston perjetesisht e pergjithmone e eshte fuqiplote mbi gjithçka!!!!
Zoti, krijues i gjithe hapesires qe shohim, dhe te asaj qe nuk shohim...
Te lumte , Zot!
Ti,Ti je Zoti
Nese mendimi drejtohet kah qiejt, ku gjate nates jane te shperndare yjet; ose shikimi bredh neper horizontet e pafundme dhe te erreta; apo shpirti nenshtrohet nga frika e heshtjes se pergjithshme, Ti o Zot shndrit me fytyren Tende te madheruar me anen e ketyre horizonteve; zeri Yt degjohet ne kete qetesi dhe me madherine Tende prek shpirtin e nenshtruar, te sigurte e te kenaqur.
Pikerisht ne keto caste horizontet e erreta duken te ndritura shume qarte; qetesia transformohet ne tinguj vallezues qe dalin nga te gjitha anet; ne keto caste shpirti i nenshtruar pasurohet per te thene: “Ti, Ti je Zoti”.
Kur njeriu mediton ne breg te detit dhe e hedh shikimin tutje ne horizont, aty ku perzihet kaltersia e qiellit me kaltersine e ujit; aty ku pjerresohet dielli dalengadale si te ishte nje disk i mbushur qe do te fshihet ne brendesi te ketij uji te kripur e te pamase, aty ku mbeshtetet ania me velat e bardha, deri ne kufijt e horizontit te ngjyrosur me te kuqen e vecante te perendimit te diellit dhe qe duket si nje shpend qe noton mbi uje; ne keto caste medituesi ndien madheshtine e Gjere, perballe madheshtise se detit qe nuk ka as ane e as fund.
Ne keto caste syri kenaqet nga qetesia me te cilen lundron anija mbi siperfaqen e shtrire te ujit, nen kujdesin e Zotit, nen kujdesin e Atij qe ploteson te gjitha nevojat. Ketu shfaqet madheshtia; ketu qetesohet shpirti duke pare tek ato sende qe sjellin siguri dhe nje pamje te bukur.
Ne kete cast regetin zemra dhe jehona e ketyre regetimave troket ne shpirt: “Ti, Ti je Zoti”.
Kur anija lundron larg ne detin e trazuar nen cingerimen sterkalave te ftohta, nen garen e cmendur te ererave dhe kur nuk dallohen rete nga qielli, kur qielli nxihet nga erresira, ne mes bubullimash e shkrepetimash te njepasnjeshme, erresire mbi erresire, kur dallget lozin me anijen, marinaret stermundohen, timonieri manovron me tere mjeshtrine e tij, anijen qe duket se po fundoset, dhe kur vdekja pergjon ne cdo cep, pikerisht ne kete cast, shkelqimi Yt i cane keto erresira, miresia Jote i rrethon keto rreziqe shkaterruese, te rrezikuarit e mjere vetem tek Ti gjejne litarin per te shpetuar.
Ne keto caste zemrat dhe gjuhet perserisin: “Ti, Ti je Zoti”.
Semundja i rendohet njeriut edhe pse eshte i rrethuar nga kujdesi i vecante i mjekeve; te dashurit pergjojne nate e dite mbi te semuarin, i cili eshte ne kllapi, ne mes shpresave dhe lutjeve te te afermve, por aftesia e mjekeve eshte e pafuqishme, nuk sjell dobi dhe besnikeria e dashuria e te afermve dhe atehere, kur edhe shpresat duken te humbura, pikerisht ne keto caste, nga Arshi i lartesuar, shndrit madheshtia Jote, nga e cila perulen kokat kryenece, frikesohen shpirtrat, duart dridhen, tronditen zemrat; atehere Ti thua: “Une vendosa”, mjeku dhe i afermi thone: “Ty te takon te urdherosh, Ti, Ti je Zoti”.
Kur njeriu ndahet nga kjo bote, je Ti qe e ke ndare, atehere ai shikon te pasuria e vet, por konstaton se ajo eshte zhdukur; shikon tek autoriteti qe gezon, por konstaton se ai eshte zhdukur; shikon te besa e dhene, por konstaton se nuk ka me bese; shikon te shpresat, por konstaton se ato kane qene te gabuara; shikon tek epshet, por veren se ato kane qene te rreme dhe mashtruese; shikon te sendet qe i sillnin gezim, por veren se edhe ato jane zhdukur dhe nuk i njeh me. Ky njeri qe kishte autoritet e pasuri, konstaton se ne shpirtin e tij eshte paralizuar levizja e shpresave, autoriteti i ka rene poshte, nuk sheh asnje dalje, prandaj boshllekun qe ka ne shpirt e mbush vetem permendja e emrit Tend: “Ti, Ti je Zoti”.
Kur syri shikon ne nje lule, qe zberthejne burbuqet, ose kur takohet me nje sy tjeter te mbushur me bukuri e buzeqeshje, kur soditesi mahnitet me hijeshine e agimit qe te mbush mushkerite me ajer, kur njeriu mahnitet me cicerimat e zogjve kengetare, atehere kraherori i ketij soditesi hapet dhe zemra i mbushet me gezim dhe pikerisht ne keto caste, ne zemrat tona shndrit Drita Jote dhe ne gjitha keto, ne te shikojme Ty dhe themi: “Ti, Ti je Zoti”.
Me shfaqjet e madheshtise qe prekin shpirtin, me shfaqjet e gjeresise se pamase, me shfaqjet e meshires, me shfaqjet e forces dhe te vendimit, me shfaqjet e vazhdimesise e te perhershmerise, me shfaqjet e bukurise dhe te madherise; pra me te gjitha keto shfaqje njerezit jane adaptuar, prandaj ata te cilesojne Ty: i Madhi, Furnizuesi, i Gjithmeshirshmi, Fuqiploti, i Perhershmi, i Bukuri, Madheshtori dhe kordat e zemrave perserisin: “Ti, Ti je Zoti; Ti, Ti je All-llahu!”.
Ai qe zoteron nje pushtet absolut dhe qe kontrollon denjesisht pa leshuar leshime te vogela, ne njerezit i themi Zot. Kalova qytetin ne heshtje, dhe papritur nje shok i vjeter me pershendet. C'kemi si je mire? - E mire fare.
Ulemi ne kafene, ose vendbanimi i aktoreve, dhe flasim mbi pushtetin absolut te perendise. E pyes: Zoti ka ekzistuar apo eshte falur nga Hyjnia e vete e madherishme?
- me thote. Ai ekziston perjeteisht, as eshte i lindur , as ka lindur ke..
I them falenderit.
....
Zoti
O Njerze Ju jeni ata qe keni nevoje per Allahun,por Allahu eshte i pasur (i lire nga ´Qdo kerkese dhe nevoje ),i denje per tere Lavdrimin.(kuran,35:15).
si mundet te vije ne mendje, kjo episoda per te gabuar , ose shnderrimi i Mendjes ne Mendje te Persosur?
Zot, a mund te na thuash disa fjale ne lidhje me Mendjen, se si shnderrohet ne Mendje te Persosur?, dihet na thuaj me gjuhen e heshtjes.., mbase une do te kuptoj e!
Megjithate, une mund te them qe Mendja e Persosur lind dhe zhvillohet tek njeriu me prirje te larte ose si te thuash ai "gjeniu"... pastaj vazhdoje ti, Zot..
Perendi! Mbreme e ndieva gjeniun dhe mbinjeriun ne shpirtin tim, ndersa mendja ime , po merrte nje tjeter nuance nga ajo e zakonshmja...
...
ne andej nga akademia e arteve zotit i themi ngjyre ose tingull
Gjithsej 44 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 41 » ... E fundit » Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.