Forumi Horizont Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 41 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6556)


Postuar nga Lady_Of_The_Lord datë 19 Nëntor 2008 - 13:35:

Filmi i fundit qe kam pare eshte "Mira" ku si protagoniste eshte Rozan Radi. Do te jete se shpejti premjere. Nuk ishte ndonje gje. Po hiqni dore more ju regjizore shqiptare nga dramat, dhe tragjedite, sepse ka vite qe nuk behen filma komike. Kam pershtypjen se filmat shqiptar nuk shikohen vetem nga ky fakt, jane shume te merzitshem sepse dihet qe do qash ne fund, ose do besh sikur do qash.


Postuar nga bblfree datë 19 Nëntor 2008 - 14:39:

E pra, as un nuk e kuptoj zymtesine e ketyre filmave te pas 90-es. E filluan me 'Vdekja e Kalit' menjehere pas sterres se lene pas, qee filmi vertet i arrire nga ana profesionale, mgjs per vete smund ta shoh. Sot se car vlere ka nuk e di. E vazhduan pastaj vec me pamje te erreta, vec me perdhunime, erotizem, dhune.. se ckujtojne se po bejne.. Ajo kinemaja e jone e vjeter qe smund ti themi e komunizmit per respekt te gjith atyre aktoreve te nderuar kolose, ka vertet filma te bukur, mbase thjesht nga cilesia e larte e aktoreve, po vertet kane prodhuar plotfilma te arrire, te kenaqin, jo si keto, boll mo, vertet. Keto filamt e fundit sikur kane regjizor zombi.

Per vete si i cmendur pas Godfather-it (te parit) ate kam pare te fundit para ca ditesh, per te zdi sa-ten her ..


Postuar nga Lady_Of_The_Lord datë 19 Nëntor 2008 - 15:00:

Nder filmat shqiptar me natyre komike mua me pelqen "Kronike provinciale"- Artan Minarolli ku pas shume vitesh shoh te mblidhen bashke autore te medhenj. Kam pershtypjen qe do te jepet premiere nga dhjetori. Ju ftoj ta shikoni, eshte shume i bukur.


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 19 Nëntor 2008 - 15:02:

Kush eshte ky? Ai qe luhet ne Berat?

Ku do na ftosh ta shohim?


Postuar nga Lady_Of_The_Lord datë 19 Nëntor 2008 - 15:07:

Wink

Diku tjeter my lord, jo ne kinema... e sigurt


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 19 Nëntor 2008 - 15:12:

Po me ben te skuqem


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 19 Nëntor 2008 - 20:46:

Re: pershendetje

Citim:
Po citoj ato që tha Lady_Of_The_Lord
dje pash nje film te vjeter te Pirro Milkanit, film me te cilin ka mbrojtur temen e diplomes. Filmi zhvillohej ne Prage. Filmi ishte me metrazh te shkurter, dhe u dha ne sallen e Arkivit te Filmit. ishte shume shume i bukur


Pse kam pershtypjen une qe e njoh kete gocen qe ka pare kete filmin te Arkivi i Filmit...


__________________________________


Filmi i fundit qe kam pare une eshte Man on Fire ... duhet ta kisha pare me perpara duke pasur parasysh sygjerimet qe me jane bere po vetem dje e pashe dhe me pelqeu shume!


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 19 Nëntor 2008 - 22:26:

Hehehe, e njeh e njeh


Postuar nga Lady_Of_The_Lord datë 20 Nëntor 2008 - 14:41:

Smile Gjergjit

Padiskutim qe njihemi, sepse nuk e kisha permendur me lart qe punoj te Arkivi, hihihihih


Postuar nga Fajtori datë 20 Nëntor 2008 - 16:37:

Die Hard

Para nje viti doli Die Hard (i dyti me duket) me Bruce Willis. Doja ta shikoja ne kinema per efektet speciale por e lashe. Si perfundim e pashe ne TV dhe ishte nje budallek me brire tipik amerikan. Regjizori per mendimin tim nuk ben per filma action, sepse keto jane me te veshtiret qofte ne xhirim, qofte ne montim. Le pastaj skenari qe flet perralla me mbret, ku ne fund heronjte hane plumba dhe bien nga kati 4 per te dale ne film thjesht pak si te lodhur nga dita e veshtire...


  Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 41 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.