Forumi Horizont | Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 311 312 313 314 315 316 317 318 319 [320] 321 322 323 324 325 326 327 328 329 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)
Gjerat komplikohen gjithmone sa here lindin pretendimet. Keshtu me kane thene njehere. Pretendime nga vetja,pretendime nga shoqeria, pretendime nga personi qe duam, pretendime nga endrrat, pretendime qofte dhe nga iluzionet tona qe i ngreme ne piedestal dhe humbim token nen kembe. E duke humbur token nen kembe, sikur c'stakohemi edhe nga ligjet e saj, ose perpiqemi t'i injorojme, por forca e gravitetit eshte me e madhe duam s'duam s'mund te fluturojme pafundesisht. Ceshtja qendron si te jesh me kembet ne toke, por edhe pa pretendime? Pa i komplikuar vetes dhe te tjereve jeten kot? PO mendoja per kete dje dhe kuptova qe edhe vetmohuesi me i madh ne thelb eshte egoist, te gjithe jemi egoiste sepse eshte ne gjenetiken e races njerezore dhe s'jetojme dot pa pervetesim, pa perkitje, pa i imi e jotja. Por a mund te pervetesohet njeriu, shpirti, mendja, hapesira, gjerat e padukshme? Pse nuk kenaqemi te pakten vetem me ide apo me hapesira, me ndjesi apo me ndjenja, pa u perpjekur t'i pervetesojme? Pse nuk shijojme diten pa what next? Eh mbetemi te pandreqshem ne disa drejtime... por c'ti besh jane dilemat e jetes qe sado te perpiqesh t'i zgjidhesh, forca e gravitetit do jete ajo qe do drejtoje hapat e tua, madje dhe pa e kuptuar. Pse? Sepse nga te gjitha forcat e tjera magnetike eshte me e sakta dhe me e fuqishmja. Nuk jetohet gjithe jeten me koken mes reve, edhe kete e kam kuptuar dhe do jete my new year's resolution.
Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 311 312 313 314 315 316 317 318 319 [320] 321 322 323 324 325 326 327 328 329 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.