Forumi Horizont | Gjithsej 329 faqe: « E parë ... « 313 314 315 316 317 318 319 320 321 [322] 323 324 325 326 327 328 329 » Trego 329 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Cila fe eshte ajo qe e con njeriun drejt se vertetes? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15760)
Citim:
Po citoj ato që tha robert
Persa i perket pyetjeve te tua i Ri, njeriu eshte produkt i evolucionit te pafundem. Pa ndikimin e ndersjellte ne materie, pa ligjin e trete te Njutonit (cdo goditje ka nje kundergoditje), nuk ka vlere as ai predikimi fetar per permisimin e njeriut. nese ia veshim edhe veprat e keqia Zotit, sic ben Bibla e vjeter (Tevrati) dhe Kurani, atehere une nuk e kuptoj perse duhet gjithe ky predikim fetar!? Persa i perket pyetjes: ne cfare besojne ateistet, e para mua nuk me intereson cfare beson njeri dhe tjetri, por me intereson cfare eshte e provueshme dhe cfare jo. E dyta (ndonse une nuk e kategorizoj veten tek kjo kategori metafizike: ateistet), mund te them se ateistet nuk besojne ne kurrgje, ata jane pikerisht kundra cdo besimi, i cili vihet si premise e provimit te dickaje, ne kete rast demiurgut te jetes dhe materies. Persa i perket pyetjes mbi Big-bengun, kjo eshte nje hipoteze, e cila nuk diskuton rolin e Krijuesit apo Rastesine, e cila po vete eshte nje kategori filozofike qe nuk ka kuptim pa te kunderten e saj: domosdoshmerine. Persa i perket pyetjes mbi vrasjen, ketu ti kalon ne nje teme juridike me te cilen do zgjateshim shume, pasi per disa vrasja eshte e diskutueshme e per disa jo. Persa i perket familjes dhe homoseksualizmit, me gjithe keto tema ti hap diskutime shoqerore, mbi te cilat ne te dy mund te kemi te njejtin mendim, por ti sepse ti ka thene Allahu, une sepse pervoja e detyron njeriun te diskutoje per 'to. je i mirpritur ne cdo diskutim te metejshem, ndonse disa gjera p.sh. mbi evolucionin, i ka sqaruar bukur ketu dhe ky Raidi. E shoh i Ri, qe paske lexuar shume pak ne jete. Uroj te lexosh sa me shume.
Gjithsej 329 faqe: « E parë ... « 313 314 315 316 317 318 319 320 321 [322] 323 324 325 326 327 328 329 » Trego 329 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.