Forumi Horizont | Gjithsej 647 faqe: « E parë ... « 313 314 315 316 317 318 319 320 321 [322] 323 324 325 326 327 328 329 330 331 » ... E fundit » Trego 647 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- 8 Maj 2011. Zgjedhjet per pushtetin lokal. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18347)
Mund te te pergjigjem une, pa me quajtur demokrat?
Deri tani nuk ka pasur (ose te pakten une nuk kam degjuar ndonje kontestim) dyshime/raste per futje te votave me pas ne kuti (edhe pse nuk do vija doren ne zjarr qe Sali Berisha nuk mund te mos kete qene i tentuar ta beje kete).
Mendoj se arsyeja qe numuri i fleteve eshte me i madh per Bashen se per Ramen ne rradhe te pare eshte diferenca e tipollogjise se elektorati. Mos harrojme se PS eshte me e strukturuar si parti dhe elektorati i saj eshte me "i pregatitur" politikisht. Kjo diference thellohet akoma me shume ne Tirane pastaj qe eshte kryeqyteti i vendit, besoj se me kupton.
Ndodhia e ketyre zgjedhjeve eshte e thjeshte. Rezultati ishte shume me i ngushte dhe si rrjedhim, sapo u morr vesh ai, ne numerimin e kutive te minibashkive iu kushtua nga PD-istet nje rendesi shume e vecante ketyre votave. Sapo u pa qe ato vota mund te permbysnin rezultatin "filloi loja".
Vetem qe komisioneret e thjeshte te PD ndonje frike se mund te kalonin pasoja penale duke futur ne proces ato vota qe boterisht jane te pavlefshme e kishin (plus qe vetem ne gjysmat e KZAZ-ve kishin shumice votash dhe si rrjedhim ato vota, si do qe te ishte, do pergjysmoheshin), prandaj topi u hodh ne fushen e KQZ ku, asnjeri nuk do/mund ti preke penalisht per arsye qe dime, dhe ku PD ka maxhiorancen 4/3 keshtu qe mund te beje, sic ka bere, cfare i do qejfi.
Po te jap nje informacion, ne krye te makines qeveritare per zgjedhjet eshte njefare Ferdinand Pone i cili ka qene artifici kryesor per shkaterrimin e zgjedhjeve per PD qe nga 96 e deri me sot.
Vizioner, mos te te vije keq, une do desha te fitonte Edi Rama por ne kete pike mire ti behet sepse po ja fusin pak si shpesh dhe kjo nuk eshte gje e mire ne politike.
Mire ti behet se Edi Rama, pas 2009 nuk duhet te hynte me keta plehera KQZ-je ne zgjedhje. Si mendon ti, se kur nuk e ndeshkoi njeri/gjykate Ben Ristanin ne 2009 kur shkeli ashiqare kodin me mosaprovimin e hapjes se disa kutive me kerkesen e 2 antareve te KQZ (kur ligji eshte kristal), do ta ndeshkojne sot?
Jo mor zotni jane iluzione ato.
Mos harro se Sala historikisht, kush ka punuar pozitivisht per te e ka hedhur gjithmone poshte, por kush ka punuar kriminalisht per te E KA MBROJTUR EDHE ME KUSHT QE TE SHKATERRONTE SHTETIN/INSTITUCIONET (te kujtojne ndonje gje emrat si Gazidede, Agim Shehu, Sefgjini, , Ndrea Predni, Fatmir Mediu etj?)
Gjithsej 647 faqe: « E parë ... « 313 314 315 316 317 318 319 320 321 [322] 323 324 325 326 327 328 329 330 331 » ... E fundit » Trego 647 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.