Forumi Horizont | Gjithsej 578 faqe: « E parë ... « 315 316 317 318 319 320 321 322 323 [324] 325 326 327 328 329 330 331 332 333 » ... E fundit » Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18442)
Mendova e kishe per lajmin o Al, i kisha nervat e tendosura se me shkruante nje mike qe nuk po gjenin shoqen e saj as mes viktimave e as mes te plagosurve
Ku e di Al qe Eria duhet te jete nje gje shume e bukur?
Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Ku e di Al qe Eria duhet te jete nje gje shume e bukur?
Citim:
Po citoj ato që tha Eria
Pse ti e di si eshte?
Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha
Une e di.
Citim:
Po citoj ato që tha Eria
Edhe une e di.
Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Po ne te tjeret?
Citim:
Po citoj ato që tha Eria
E thote Kati, mjafton ta pyesesh
Thuajini Rudina Xhungës se ky vend vazhdon të na vrasë
M.C.
Nga Bledi Mane- Public Enemy
Manushaqe Margjeka nga Bujani i Tropojës nuk mundi të jetonte më gjatë. I dha fund jetës vetëm tre ditë pas vetëvrasjes së të dashurit të saj Abdulla Cenga. Ishin të dy studentë në Durrës dhe nuk mundën dot të kapërdinin refuzimin e pragfejesës prej familjarëve të tyre. I dhanë lamtumirën kësaj bote në kulmin e moshës dhe energjisë. Ai iku i pari dhe Manushaqja porsi engjëlli besnik nuk mundej të vazhdonte të linte të vetme gjysmën e zemrës së saj. Porsi puhiza e bjeshkës që përkëdhel e futet mes barit të lëndinave të majit, tamam ashtu iu bashkua njeriut të dashur të saj në atë botë. Ishin në të 20-tat të dy, dhe ikën pa pishmanllëk prej botës sonë të fëlliqur.
Pak ditë më pas, tamam vetëm pak ditë më pas kur maji tallej me ne duke na lagur me shiun e një pranvere kapriçoze, 12 studentë e studente në moshën e Manushaqes dhe Abdullait i ikën kësaj bote mes tmerrit dhe llahtarisë. Jepnin shpirt poshtë një humnere e ndërsa zemrat u rrihnin për herë të fundit, përcillnin në grahmat finale kujtimet e një jete modestisht të kompletuar. Vdiqën të përqafuar me njëri-tjetrin për të na treguar të gjithëve se vdekja paska edhe ëmbëlsinë e të të marrit së bashku. Bashkë ishin nëpër leksione, seminare, facebook, konvikte, kafene, ëndrra, party…bashkë ishin edhe në udhëtimin kur vdekja i mori sepse i duheshin.
Ndoshta na gjen të papërgatitur ose ndoshta na e ka venë syrin mortja dhe sa herë i hapet oreksi i vjen vërdallë këtij vendi dhe pa kurrfarë respekti dhe kodi thjesht përlan ajkën. Merr me vete vajza e djem të rinj, të cilët i duhen atdheut më tepër dhe nuk e lenë të plaket. Diku shfaqet në një kthesë rruge, diku në një tytë pistolete, diku në një fshat të nëmur, diku në një universitet, diku në një tregti të fëlliqur droge, diku në një dallgë deti, diku në një tavolinë kafeneje, diku në një rrugë prostitutash. E nuk merr të rastësishmit, i piketon, i zgjedh dhe i zhduk nga kjo botë qëllimisht.
Vdekja sa hyjnore aq edhe aksidentale nuk duket aq naive sa t’i bashkohet rutinës. Vdekja ka shekuj që e lodhur nga ky vend nuk mund ta lerë nektarin të pjalmosë një hale të qelbur. Ia di kimetin jetës vetë vdekja dhe pasi shikon se ky vend thjesht i dembelos, i përtacon, i poshtëron, i çenergjizon, i çarsimon, i hallakat, i drogon, i përdhunon vajza e djem të rinj thjesht i bie shkurt dhe e le pa rini këtë copë tokë mesdhetare. Vdekja e ka parë historikisht si romakë dhe helenë e përlanin ajkën e rinisë së këtushme nëpër aventurat e tyre. Osmanët i degdisnin nizamë nëpër Qabe e Jemen, nacionalistët dhe komunistët i nxorën maleve për tu “vrarë” për lirinë e vatanit, bolshevikët ua trodhën lezetin e moshës me aksione, zbore e internime, tranzicioni i tjetërsoi me forume bajate rinore politike si dhe në servila e kopukë materialistë.
Ndaj vdekja ia di kimetin jetës e teksa shikon se gjeneratave të reja nuk u vjen kurrë radha as për shkollime, karrierë, qeverisje, profilizim stature i merr me vete dhe e boshatis këtë vend. Vdekja thjesht e than dhe e plak këtë tokë si shkretëtirë e zhuritur sepse këtu nuk ka as respekt, as radhë, as rotacion gjeneratash.
Më kot lodhet Rudina Xhunga tek klith e tmerruar dhe lutet :
“… janë në jetën time dhe tonën si dëshpërim, si frikë, si ankth, si besim, si mallkim, si urim, si premtim:
Mos e lënçim këtë vend të na vrasë!”
Sonte në darkë do të dëgjoni një tjetër klithmë të atdheut tuaj, atdheut tim. Rona Nishliu prej Azerbajxhanit do t’ua hapë sërish barkun dhe plagët e freskëta. Rona vë kujën sonte në darkë tek përfaqëson Shqipërinë në Eurovizon: “Më lërni të qaj se këtë gjë më së miri di ta bëj tani”.
Rona është shqiptare e Kosovës e ndoshta i ka mbetur ndonjë pikë loti prej luftës. Këtej nga ne nuk qan kush. Sy të tharë, mendje të tharë, shpirtra të tharë. Vend që vyshket çdo ditë.
Vizioner, shume e bukur por shume manupulative ne te njejten kohe.
Gjithsej 578 faqe: « E parë ... « 315 316 317 318 319 320 321 322 323 [324] 325 326 327 328 329 330 331 332 333 » ... E fundit » Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.