Forumi Horizont | Gjithsej 647 faqe: « E parë ... « 316 317 318 319 320 321 322 323 324 [325] 326 327 328 329 330 331 332 333 334 » ... E fundit » Trego 647 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- 8 Maj 2011. Zgjedhjet per pushtetin lokal. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18347)
RAPORTI I ODIHR
zbulon hilenë e KQZ
Dje misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR ka lëshuar një raport mbi zhvillimet e periudhës pas-elektorale në Shqipëri, që përfshin ditët prej 10 majit e gjer më 18 maj.
Gjuha e përdorur në këtë raport, edhe pse nuk del nga caqet e korrektesës politike, është çuditërisht tepër e qartë sa i përket vlerësimit të numërimeve.
Në raportin e OSBE/ODIHR procesi i numërimit dhe i validimit të votave për kryetarin që janë hedhur në kuti të tjera, konsiderohet si i parregullt dhe pa bazë ligjore.
Vëzhguesit ndërkombëtarë shprehen se ky proces i parregullt është kërkuar nga ana e kryeministrit Berisha, dhe KQZ ka vendosur t'i përgjigjet thirrjes së kryetarit të PD-së, pa konsensusin e opozitës.
Në raportin e OSBE/ODIHR gjithashtu qortohet e kritikohet haptazi mungesa e transparencës mbi arsyetimin e argumentimin ligjor të vendimeve që ka marrë këto ditë KQZ-ja, duke filluar që nga mosrespektimi i afateve kohore për shpalljen e rezultatit të marra nga Qendrat e Numërimit të Tiranës, e deri tek marrja e një vendimi për të konsideruar si të vlefshme fletët e votimit, në një mënyrë të paparashikuar prej kodit elektoral.
---------------------------------
Ku jeni fut mor VEGLAT e prishura qe perdoreni nga saliu, qe iu ka thartu trute, mbrojtes te Kriminelve, mbrojtes te Bashes qe e doni Kryetar!!!???
Kjo eshte e verteta, kjo qe shkruajne Organizmat nderkombetare!
SA TE VEGJEL JENI, ne shpirt dhe Karakter!!!!
Gjithsej 647 faqe: « E parë ... « 316 317 318 319 320 321 322 323 324 [325] 326 327 328 329 330 331 332 333 334 » ... E fundit » Trego 647 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.