Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 317 318 319 320 321 322 323 324 325 [326] 327 328 329 330 331 332 »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Fajtori datë 13 Gusht 2012 - 02:01:

Ai ishte shef i SHISHit ishte i vetmi qe kam degjuar te thote cope ne parlament qe mafiat po kapin shtetin dhe biznesin shqiptar. Aq i paafte dhe kaur ishte saqe "ne baze te informacioneve te mbledhura" jua tha troc politikaneve se ne cfare drejtimi po shkon Shqiperia. Tani te shikojme cfare pergjimesh do behen nga SHISH. Interesante qe organizata me nacionaliste ne Shqiperi qe ka denoncuar paktet me greket, ka mbrojtur camet, ka denoncuar serbet, pra Aleanca Kuqezi, tha se tani fillojne pergjimet per llgoari te PD-se. Por ne kemi nje nacionalist me te madh ne forum, nje fare Raimondi qe i jep uje ne bisht te luges gjithe shqiptareve. Ka vetem problemin qe jeton jashte por nese kthehet dhe behet kryeminister te gjejne vend te futen armiqte e popullit dhe te SHISH-it.


Postuar nga bledarcela datë 15 Gusht 2012 - 22:46:

Citim:
Po citoj ato që tha raid

lol.. edhe mu ashtu m'u duk ne fillim



O faje ma nderro i cik emrin ne barcaleta. Nqs nuk e ben je i shajt me rob shpie dhe do te hapet nami si robi me langaraq ne internet. Se un e di qe te vret shum opinioni pranej ta them.


Postuar nga Fajtori datë 16 Gusht 2012 - 08:38:

Deri te fjalia e pare do e beja me gjithe qejf. E dyta me sfidoi langaraqllikun dhe s'mund ta le pa pranuar sfiden


Postuar nga bledarcela datë 17 Gusht 2012 - 02:02:

Paske perparu shume faje, paske kaluar piken ku nuk kthehesh dot me.
Kam pershtypjen se tani je bo rob cool dhe nuk te bejne me pershtypje as fjalet kari dhe pidhi. Dhe nuk i editon me temat nqs nuk i permbahen rregullave te forumit.

Hallall hallall. Me ke habit sinqerisht.


Postuar nga Fajtori datë 19 Gusht 2012 - 05:50:

Ceshtja eshte qe fjalet nuk duhet te prekin sedren e anetareve te tjere. Personalisht kam goje te piset, por sipas vendit dhe kuvendi. Prandaj, kur te jete pjekur koha per perdorimin e fjaleve te tilla, dhe mund te lejohen. Tani per tani shume njerez bezdisen, prandaj eshte mire mos perdoren.

Pjese e inteligjences sociale eshte te kuptosh dhe limitet e bashkefolesit. Per shembull nuk i thuhet nje cuni tjeter sa e takon "Ca p... ajo, shife shife". Nuk e di si do e marri tjetri, nuk ke akoma konfidence, etj. E njejta gje vlen dhe ne forum, me ndryshimin qe shume pak njihen njerezit dhe kane frike te shkojne ne konfidenca te teperta.


Postuar nga bledarcela datë 20 Gusht 2012 - 02:49:

Ketu Faje bere gabimin fatal ku krahasove forumin me jeten reale.
1 - 0 per mu.


Postuar nga AngelDevil datë 20 Gusht 2012 - 19:29:

Qeveria rrit rrogat e administrates shteterore si rrjedhoje e rritjes ekonomike ne vend.

Personalisht si besoj kesaj rritjes ekonomike,dhe kjo puna e rrogave eshte gomarllik me brire


Postuar nga Piktor datë 20 Gusht 2012 - 22:05:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Qeveria rrit rrogat e administrates shteterore si rrjedhoje e rritjes ekonomike ne vend.

Personalisht si besoj kesaj rritjes ekonomike,dhe kjo puna e rrogave eshte gomarllik me brire

Rritja e rrogave nuk behet vetem per arsye te rritjes ekonomike. Megjithate eshte fakt se kemi pasur nje rritje te konsiderueshme ekonomike dhe fakti qe psh pritej nje rritje ekonomike prej 4% por u realizua 3.98% u trumbetua nga opozita si nje tragjedi kombetare dhe renie ekonomike.
Parashikohen akoma edhe dy rritje te tjera rrogash deri vitin tjeter.


Postuar nga AngelDevil datë 21 Gusht 2012 - 00:27:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Rritja e rrogave nuk behet vetem per arsye te rritjes ekonomike.


Kete arsye dhane ke lajmet qe degjova piktoro.

Tani une nuk e besoj kete rritjen ekonomike per arsyen e vetme qe pothujse pjesa me e madhe e botes eshte ne krize ekonomike madje ekonomiste te njohur parashikojne vitin 2013 si vit shume te keq per ekonomine globale. Duke qene se Shqiperia eshte nje vend shume i varfer me nje sistem ekonomik teper te brishte ku prodhim te brendshem ska por vetem importe nuk e di se ku i nxorren keto statistika.

Eshte thjesht ceshtje fushate meqe zgjedhjet po afrojne asgje me shume.


Postuar nga Piktor datë 21 Gusht 2012 - 02:06:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


Kete arsye dhane ke lajmet qe degjova piktoro.

Tani une nuk e besoj kete rritjen ekonomike per arsyen e vetme qe pothujse pjesa me e madhe e botes eshte ne krize ekonomike madje ekonomiste te njohur parashikojne vitin 2013 si vit shume te keq per ekonomine globale. Duke qene se Shqiperia eshte nje vend shume i varfer me nje sistem ekonomik teper te brishte ku prodhim te brendshem ska por vetem importe nuk e di se ku i nxorren keto statistika.

Eshte thjesht ceshtje fushate meqe zgjedhjet po afrojne asgje me shume.

Ad me fillimin e krizes boterore ekonomike une pata shkruar se Shqiperia do ishte vendi i fundit qe do prekej nga kjo krize.
E pata arsyuetuar me faktin se ekonomia jone nuk varet direkt nga nomenklaturat ekonomike europiane siç jane psh spreed ku vende ne krize zi greqia italia spanja e dikush tjeter duhet te shpenzojne 500-600 e me shume euro per te fituar sa fiton nje gjerman me nje euro te vene ne treg. Me fjale te tjera qe ta thjeshtoj shteti gjerman shet nje bono me maturim 3 mujor dhe fiton 3% per te fituar kete 3% italia apo dikush tjeter duhet te shese disa fish me shume thujase stratosferike.
E dyta euro ka nje norme interesi dhe italia duke qene nje shtet me debit te madh ka bere blerje te madhe monedhe plus intersave te bonove, obligacioneve etj.
Kjo ka sjelle qe çdo italian eshte ne borxh sot 32 000 euro dhe ne fund te vitit shkon tek 39 shumezoje per 60 milione italiane.
Ku qendron çudia shqiptare.
Ne nuk duhet te matemi me metrin e italianit apo gjermanit e grekut per kete çeshtje te krizes. Ata kane problem likuiditeti dhe pagesash sepse borxhi u ze frymen. masat qe merren behen qe te behen sa me shume kursime qe te paguajne borxhin ose me mire ta vejne ne kontroll ate. mirpo kjo eshte nje prag-lufte pasi ata qe do pagujane borxhin jane mesuesit, mjeket, policet, nepunesit sherbimet sociale etj dhe keto sakrifica do shkojne per te paguar te pasurit qe kane shtene ne borxh italine pra kjo eshte lufte e hapur pasi une duhet te sakrifikoj qe dikush te stivose eurot ne bodrumet e shtepies apo te rifinancoje serish shtetin duke e zhytyr ne borxh.
perfundimish populli i thjeshte do ta paguaje kete borxh.
U zgjata tek faktoret e huaj dhe duke kuptuar kete kuptojme se kjo krize nuk ka te beje drejtperdrejt me ne biles ne duhet te jemi te fituar pasi shume njerez do bejne manovra tregtare qofte ne materiale apo edhe financiare per te ruajtur statusquone dhe per te mbijetuar normalisht ne nje vend ku ka akoma shprese dhe hapsira.


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 317 318 319 320 321 322 323 324 325 [326] 327 328 329 330 331 332 »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.