Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 3252 3253 3254 3255 3256 3257 3258 3259 3260 [3261] 3262 3263 3264 3265 3266 3267 3268 3269 3270 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga kurt datë 21 Gusht 2012 - 16:30:

Emigrantja shqiptare i preu bashkëshortit organin gjenital
Balkanweb


Një grua nga Shqipëria që jeton me familjen në Greqi, konstatoi se burri e tradhëtonte dhe e ndëshkoi atë duke e tredhur._

Protagonistja e kësaj ngjarjeje të pazakontë është një emigrante shqiptare që jeton me familjen në Lefkadha._

Mësohet se gruaja e gjeti burrin e saj në shtrat me të dashurën dhe në gjaknxehtësi e sipër nuk e kontrolloi dot veten, por e bëri bashkëshortin e saj për në spital.

Sipas policisë greke, gruaja dyshonte prej kohësh se bashkëshorti i saj e tradhëtonte me një tjetër shqiptare, por ai asnjëherë nuk e pranonte, madje reagonte ashpër sa herë që hapej kjo bisedë. Bashkëshortja e tij vendosi ta ndjekë për të vërtetuar dyshimin e saj dhe momenti që priste, më në fund mbërriti._

Ajo e gjeti bashkëshortin e saj në shtrat në krahët e një tjetër femre. Skena ia errësoi sytë dhe gruaja shkoi në kuzhinë, nga ku mori një thikë dhe i preu organin gjenital bashkëshortit të saj.

Burri 50 vjeçar u transferua në spitalin e Janinës në gjendje të rëndë, ndërsa gruaja përballet sot me Prokurorinë.

(kjo story me kapi syrin)


_


  Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 3252 3253 3254 3255 3256 3257 3258 3259 3260 [3261] 3262 3263 3264 3265 3266 3267 3268 3269 3270 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.